Megalomania primitive e Qeverisë aktuale te RK-së

Opinione

Megalomania primitive e Qeverisë aktuale te RK-së

Nga: Prof. Dr. Riza Smaka Më: 5 korrik 2020 Në ora: 12:07
Prof. Dr. Riza Smaka

Megjithatë, pasuria e vendit tonë konsiston në popullin e Kosovës, të vyeshëm, krenar, të dinjitetshëm, liridashës por aktualisht, në masë të konsideruar zhgënjyer e të  dëshpruar .

Ndërkaq, kryesisht,  nga shkaku i qeverive të deritashme të dobëta, inefikase, ineficiente, të  stërmëdha me   shumë ministri  dhe titullarë politikë e  administrativë  të  trilluara e të panevojshme, të kushtueshme për paranë e taksëpagueseve e takspaguesëve,  të  stërngarkuara me  funksionarë, sëpakut ,në vend  të  profesionistëve e profesionisteve  meritorë  e meritore   ( të mos flitet  për  ekspertë e eksperte të fushave) me  partizanë e partizane  partiake e partiakë   jomeritorë   e jomeritore ....

Sëandejmi, ekonomia e vendit është tejet e dobët, e brejtur nga korrupsioni, abuzimet  pushtetare, papunësia e shkallës më të lartë, pagat e ulëta,  të punësuaret e të punësuarët e të pa  sigurime invalidore, shëndëtësore as pensionale...

Në  sektorin publikë,  emërimet dhe punësimet, kryesisht janë  korruptive, nepotiste e  familjare të pushtetarëve ca më influentë...

Në vendin tonë ,në vend të  formimit të ekzekutivit sipas Ligjit për Qeverinë , e njëjta,  organizohet sipas aktit nënligjor të pa bazë  ligjore, i cili   “jep hapësirë  arbitrare”  për  formim të ministrive, agjencive, bordeve e  trupave administrative më së të ndryshme e të shumta,  shumica të panevojshme, por ,të kushtueshme për paranë  publike.

Njësitë administrative të tilla, kryesisht, harxhojnë para publike pa mëshirshëm e pa përgjegjësi.

Për të  konkluduar sa dhe si duhet , kurdoherë ,kërkohet parametri krahasimtar me  entitet të njëjtë apo përafërsisht të ngjashëm.

Në këtë rast do e prezantoja  një krahasim të  ekzekutivit të Kosovës dhe Zvicrës ( Switzerland).

Kosova, aktualisht, përafërsisht mund t’i këtë 1 800 000 banorë  po lë të supozojmë qe ka 2 000 000 banorë dhe cirka 10 000 km2.

Zvicra ( Switzerland) ka 41 285 km2 sipërfaqe dhe 8 500 000 banorë.

Përderisa, GDP –ja e Kosovës është më e ulta apo nder më të ultat në EU, GDP –ja e Zvicrës në  vitin 2018 ishte 705.1 bilion dollarë, nominalisht, Per Capita nder më të lartat   ndër shtetet më  mëdha dhe më të zhvilluara ekonomikisht ( ...being   ranked  as  the  welthiest  country...).

Në anën tjetër, përderisa,  Kosova është shtet unitar, Zvicra  është  shtet kompleks, i përbër , madje konfederatë nga 26 kantone- njësi   konfederative!

Administrata publike pra, edhe ekzekutivat e shteteve unitare, kudo dhe kurdoherë, janë më të  thjeshta, më të vogla, më modeste, më pak të kushtuara.

Administrata publike dhe ekzekutivat e shteteve komplekse, të përbëra federative e aq më shumë të shteteve konfederative, jo qe janë, por nolens volens duhet të  jenë shumë më të   ndërlikuara, më të mëdha e për aq më të kushtuara.

Mirëpo, në  rastin konkret, ironikisht dhe quditërisht, është e kundërta.

Qeveria e Kosovës, sikundër edhe administrata publike e saj, në përgjithësi, është  shumëfish më e ndërklikuar, më  vëllimore dhe për aq  më e kushtuar se sa ajo e Zvicrës.

Qeveria e Zvicrës  konsiston në kreun e shtetit  konfederativ kolegjial gjithësejt nga 7 anëtarë apo ministra realisht nga gjashtë sish ,nga se, për çdo vit, sipas radhës e rotacionit, një sish – sosh e ushtron funksionin e  kryeminstrit.

Përkundrazi, në Kosovë, numri i ministrive si dhe e titullarëve politikë e administrativë të shumtë e të ndryshëm, është kuantitativ e inflativ ,sëpakut, gjysma e tyre krejtësisht  e panevojshme, e sterfishuar dhe shumë e kushtuar për paranë e taksëpagueseve dhe taksëpaguesëve, në masë të konsideruar,  të varfër, të nëpërkëmbur, të neglizhuar.

Pos ministrave e ministreshave, funksionarëve  qeveritarë e administrativë, teprimet banale irrituese janë prezente edhe në Qeverinë aktuale të RK-së veçanërisht me zëvëndës kryeministra, zëvëndës ministra, këshilltarë  e titullarë  të zgjedhur dhe të emëruar me emërtime më së të ndryshme.

Edhe të  gjendja e tillë, pashmangshëm,  irriton ,  provokon dhe krijon indinjatë  te cilido  qytetarë e cilado qytetare  qe ka përcaktime të drejta për shtetin, për popullin, për  zbatimin e ligjit në fuqi, për   zhvillimin dhe për përparimin , për  rendin,  për qetësinë,  për punën kreative e të ndershme dhe për mirëqenien e qyetarëve dhe të qytetareve të  vendit tonë!

Edhe aktualisht, në vendin tonë, Qeveria, sikundër edhe më parë, është e formuar, jo sipas Ligjit për Qeverinë, por,  sipas aktit nënligjor që  nuk ka bazament ligjor dhe, si e tillë kryesisht është kuantitative e jo kualitative, e sterëkushtuar  për paranë e popullit,  jo në  funksion të ekzekutivit të mirëfilltë por  të  kënaqjes së  apetiteve megalomane të subjekteve politike në koalicionin qeveritar për të përvehtësuarpjesë  sa më të madhe të  parasë publike ...

Në këtë kontekst vlenë të  citohet thënia popullore “ Dy zonja të shtëpisë, e prishin gjellën, ose e stërkripin ose e lënë pa kripë”. Sëandejmi, “gjella  qe nuk është për t’u ngrënë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat