Vite të tëra shkruhen e lexohen mijëra shkrime(nga shqiptarët)mbi Europën e për Europën

Opinione

Vite të tëra shkruhen e lexohen mijëra shkrime(nga shqiptarët)mbi Europën e për Europën

Nga: Dibran Demaku Më: 6 korrik 2020 Në ora: 09:41
Dibran Demaku

Vite të tëra shkruhen e lexohen mijëra shkrime(nga shqiptarët)mbi Europën e për Europën,herë me tone kritike deri në ekstrem e shumë rrallë me tone mirënjohëse.Lind pyetja ata që shkruajnë shkrime fyese(në stiilin Europa plakë e kurvë)a kanë lexuar për historinë dhe gjeografinë ndër shekuj të kontinentit,apo ja fusin siç thuhet kot!...
Shumë nga shkruesit(shqiptarë)në shkrimet e tyre e vënë Europën në bankë të të akuzuerit si fajtore për problemin e pazgjidhur shqiptarë,thuase Europa duhet të zgjidhë nyjën shqiptare të bërë „rrmok“ në shekuj siç thuhet në popull edhe për fajet e shqiptarëve?!...
Për ata që nuk e dinë(dhe mendojnë)se Europa duhet të merret vetëm me çështjen shqiptare,duhet të dijnë më shumë për historinë dhe gjeografinë e ndryshimeve të saj ndër shekuj,atë histori dhe gjeografi që ne shqiptarët shqiptarët nuk e kemi mësuar asnjëherë!...
Autori i këtij shkrimi,nga udhëtimet e shumëta nëpër Europë që nga kulmi i saj(nga Anglia e shtetet skandinave) në jug(në Greqi,Itali e Spanjë)...
Dhe kjo Europa që ne shqiptarët e fajsojmë (edhe për dështimet tona),ka pësuar ndryshime gjeografike ndër shekuj,gjatë luftrave të ndryshme!Shkoni po  doni(dhe po patët mundësi)në Tirolin jugor,që  i takon Italisë (e që deri në luftën e parë botërore i takonte Austrisë);shkoni në Hungari dhe do të mësoni se gjysma e Sllovakisë së sotme i takonte asaj,pra Hungarisë;shkoni në Nicë të Francës dhe do të mësoni se dikur ky qytet i takonte Italisë;shkoni në Danimarkë dhe do të mësoni se dikur e tërë Skandinavia i takonte asaj;shkoni në Spanjë dhe do të mësoni se se Spanjollët nuk do të jenë aspak mirënjohës kur do t‘u thuash se shumë shqiptarë (që ne u këndojmë edhe këngë)kanë luftuar për lirinë e Spanjës nga regjimi i Frankos)dhe ata,pra Spanjollët do të thonë se ajo luftë ishte e drejtuar nga Rusia(ndërkaq luftëtarët e brigadave internacionale nuk ishin asgjë tjetër veçse mercenarë të paguar nga Rusia!...
Andaj,kur të kesh parasyshë të gjitha këto fakte(historike e gjeografike)sado të mbyllura në raporte historike,në raporte shpirtërore janë plagë që nuk shërohen lehtë!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat