Çfarë po ndodh me neve shqiptarët?

Opinione

Çfarë po ndodh me neve shqiptarët?

Nga: Avdi Ibrahimi Më: 6 korrik 2020 Në ora: 12:58
Avdi Ibrahimi

Çuditërisht vështir të gjejmë qetësinë, sa nga armiku i jashtëm Serbia, e sa nga armiku brendshmëm i llojit tonë neotitist, e të korruptuarit! Para 20 vitesh ishim nën pushtimin e jugosllavit e serbit, udhëhqës të padinjitetshëm na thoshin ta ruajmë paqen e rreme me armikun.

Erdhi koha u bë lufta çlirimtare me në krye komandantin legjendar Adem Jasharin, për të vrarë paqën e rreme.

Çlirimi Kosovën e gjeti të shkatërruar ekonomikisht, me njerëz të vrarë, të masakruar, të gjymtuar, të dhunuar, të plaçkitur, me shtëpi banimi të djegura nga forcat serbo-malazeze e mercenare ruse.

Pas largimit të armikut nga trojet tona, sejcili prej nesh paqen e arritur e kishim menduar ndryshe! Asokohe kishim bindjen se vendi do të udhëheiqej nga njerëz të ditur e të dinjitetshëm që do të luftojnë në paqe në mbrojtjen e interesave kombëtare, shtetit të ri shqiptar të Kosovës do t’i qëndronin besnikë, e do të jenë konform normave ligjore dhe njerëzore, por jo pasioneve, se do të zbatoheshin me korrektësi dhe fanatizëm rregullat politike me profesionalizëm dhe në asnjë mënyrë të mos lëkundej nga emocionet dhe rreziqet që i dilinin gjatë misionit politik në shërbim të popullit e atdhet, vendi do të qeverisej me vizione të thella dhe të përpunuara nga profesionist e spesialistë të fushave të ekonomisë, drejtësisë, arsimit, shëndetësisë, rendit dhe ligjit, mbrojtjes së integritetit territorial të shtetit të Kosovës, mendonim se do na udhëheqin njerëz që dinin të parashikonin situata të ndërlikuara të tragjedive e dramave njerëzore të luftrave pushtuese të atyre shteteve që donin të sundonin mbi popujt dhe shtetet e tyre për qëllime strategjike ushtarake dhe shfrytëzimin e pasurive të tyre kombëtare, pra në zingjirin qeverisës të vendit të përfshiheshin ata njerëz që ishin të vendosur për të kapërcyer situata të rënda, që do të dinin të përballonin punë, ngarkesa, tallaze, dhimbje dhe stërmundime mbinjerëzore, hap pas hapi, me dinjitet, abstragime, pritje, këmbëngulje, të studjonin situatat, gjithë ç’plekset brenda e jashtë atdheut, individë me tipare dhe prirje të veçanta dhe të përshtatshme, i afrojnë, drejtojnë, dhe i frymëzojnë, i ngarkojnë me mision drejt shtigjeve asnjëherë të lehta për t’u arritur qëllimi shumë shekullor i bashkimit kombëtar shqiptar, të përpiqen të gjejnë fije, mpleksje, damarë të nëntëshëm, të heshtur, që të çojnë në vatrën e ndezur të krimit antikombëtar e antishtetëror, të përzgjedhnin dhe përgadisin njerëz të aftë e atdhedashës për të çuar proçeset politike përpar me faktorin ndërkombëtar dhe zgjidhjen politike të problemeve me fqinjët tanë grabitqarë të trojeve shqiptare, kjo gjetje strategjike politike, nuk mjafton të hyjë mes zjarrit dhe të dëmtoj interesat tona kombëtare, të qëndrojë dhe të largohet kur dëmton interesin kombëtar, të dalë prej tij pa u djegur.

Por çfarë në të vërtetë po ndodhë me ne shqiptarët? Për 20 vite me radhë politikanë grykës, të korruptuar, të padijëshëm, e të padinjitetshëm sërish po na vrasin paqën e fituar me shumë mund e gjakë dëshmorësh. Ata sot janë shndërruar në profiter e zhvatës të pangopur të parasë publike dhe pasurisë kombëtare, ata sot janë shndërruar në një mafi politike që po shkojnë drejtë eleminimit të njëri tjetrit dhe po e marrin në qafë poullin hallexhi.

Shikoni si kapërdisën kur dalin të flasin para mediave elektronike të blera prej tyre e që kanë punësuar servil e analist të përçudnuar, dërdëllisin dëngërllia se nën udhëheqjen e qeverive të tyre vendi po përparon e lulëzon?! Sa më shumë që po lavdërohen aq më shumë po mbështillën me të zeza, në sytë e popullit.

Stolisja me flamuj tregtar, fshheja e tyre prej “liderësh” pas europianizmit, amerikanizmit, janë fshehjet e tyre para popullit që për interesat e tyre personale kanë mashtruar pandalshëm, kinse po punojnë për të mirën e popullit dhe atdheut! Zhurma e madhe mediatike dhe vetëlavdërimi i tyre dhe atyre që i lavdërojnë nuk është fuqia e vërtetë karshi popullit, përkundrazi është dobsia dhe shpërfaqja fundosëse e pakthyeshme e tyre, ngase populli shqiptar është aq i zoti që të marrë në dorë fatin e tij që i takon, për të vënë drejtësi, rend ligjor të barabartë për të gjithë njësoj dhe barazi sociale për të arritur qetësinë në paqën e vërtetë.

Njerëzit e padrejtë, të padijëshëm, të korruptuar, hakmarrës, inatçor, grykës, lakmitar të pangopshëm për pushtet e para, s’janë asfarë vlere njerëzore dhe meritojnë ndëshkimin dhe përbuzjen mbarshqiptare duke mos i votuar në zgjedhjet e ardhshme, të votohen nga sovrani popull ata njerëz që mbrojnë në radhë të parë interesin kombëtar dhe mirqenien popullore njerëz që kanë vlera dinjitoze, diturore, profesionale, që njifën për vepra të mira, meritojnë të qeverisin më vendin për dobi të popullit e atdheut, që të jetojmë në të ardhmën në paqe e lumturi mbarkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat