Prostitucioni në prag të “legalizimit moral”

Opinione

Prostitucioni në prag të “legalizimit moral”

Nga: Armend Halimi Më: 6 korrik 2020 Në ora: 13:01
Armend Halimi

Prostitucioni është konstatuar se është prej profesioneve (zanateve) më të vjetra përgjatë historisë së njerëzimit. Shikuar në retrospektiv, në fillet e saja thuhet se është predikuar si rit fetar, ku sipas këtij kuptmi është konsideruar si shpërblim nga femrat për sakrificat e ndryshëme të meshkujëve, e që me këtë akt është aluduar në përfitimin e mirësisë. Madje, është konsideruar edhe si nderë.

Por, duke ardh gjithëherë e më tepër vetëdijsimi mbi liritë dhe të drejtat e njeriut, ku njëra prej tyre paraqet si ajo e integritetit seksual, e cila paraqet bazamanet krahas lirive dhe të drejtave të tjera, si dhe rritja gjithëherë e më shumë e keqpërdorimit, sidomos duke keqshfrytëzuar gjendjen e papërshtatshëme socio-ekonomike kryesisht të femrës, për më tepër edhe si një prej “bizneseve” më profitabile të krimit të organizuar, ka bërë që kjo dukuri të inkriminohet si akt i kundërligjshëm me karakter globale, duke zënë vend edhe në konventa ndërkombëtare.

Por se nuk duhet ngatrruar dukurinë e prostitucionit me lirinë e mardhëniës së vullnetshëme. Kjo është aq e mbrojtur po aq sa ana e kundërt që është e ndaluar, ajo e detyrimit.

Është tërësisht në vullnetin e njerzëvë kryerja e një aktit seksual, sigurisht që edhe këtu me përjashtime, sidomos kur bëhet fjalë për personat e mitur apo që nuk janë në gjendje sipasoj e gjendjës së tyre psiko-fizike të kuptojnë dëmet që sjell akti në fjalë.

Sipas legjislacionit, liria për mardhënie seksuale mes dy personave të rritur dhe të aftë mbaron atëherë kur kryhet si akt me qëllim përfitimi. Ndërsa, kalohet në dukuri akoma më të ndëshkushëme, nëse ka karakter organizimi, që zakonisht ndërlidhet me vepren tjetër kriminale, atë të trafikimit të çenjeve njerëzore.

Prostitucioni ka shtrirje globale, siq e thamë më lartë qysh moti. Diku kjo dukuri është legalizuar në formë të “bizneseve” duke qenë nën nënkontroll nga ana e shtetit. Rreth kësaj ka mendime të kundërta, në njërën anë kjo dukuri është e papranushëme për arsye morale, gjersa qendrimet tjera dakordohen për legalizimin e kësaj dukurie për arsye të pasjes nënkontroll institucional.

Sigurisht, që kjo dukuri gjenë shtrirje legale apo ilegale diku më tepër e diku fare pak varësisht shumë faktorëvë apo karakterisitikave të vendit të caktuar. Ndër arsyet më të qëndrushëme për prezencën e kësaj dukurie, sidomos ilegale në një vend janë: zhvillimi i ultë ekonomiko-social i shoqërisë, niveli i lartë i papunësisë gjë që dikton mospasjen mundësi për punë të ndërshëme, arsimimi i ultë i popullësisë që ka për pasoj një të ardhme të pasigurt, degradimi familjar, sundimi i rendit dhe ligjit paefikas, etj.

Ndërsa, qendrimet pro apo kundër legalizimit të prostitucionit pamvarësisht nivelit të zhvillimit shoqerorë të përgjithshëm shprehen nga gjykimi moral.

Vend jonë Kosova, përkundër të gjitha parakushteve për një terren ideal për shfaqje e shtrirje të kësaj dukurie, tradicionalisht ka qenë i njohur për mbrojtjen fanatike të moralit. Madje, akti seksual mes dy personave të pakurorzuar edhe kur nuk është sjell ndërmend qëllimi i përfitimit është konsideruar akt i turpshëm, dhe me pasoja të rënda të ndëshkimit moral.

Duke qenë se vendi ynë tash e mbi dy dekada pas çlirimit është hapur më tepër se kurrë ndaj botës, me shkëmbim e kulturave të ndryshëme të ardhura nga jashtë, madje të transporuar qoftë edhe nëpërmes rrjeteve, e po të ja shtojmë gjitha këtyre edhe arsyet që i listuam si faktor që ndikojnë në përhapjen e prostitucionit, fatkeqësisht kjo dukuri ka marr përmasa tek ne.

Se më nuk ka mbetur vetëm paragjykim apo thashethëme, dëshmon diskutimi i përditshëm në shoqëri, që flasin sakt për vendet ku ofrohet ky shërbim, madje edhe për personat që ofrojnë e mundësojnë në mënyra të ndryshëme, e ndër më të theksuarat nëpërmes kamuflimit me veprimtari apo biznese të ndryshëme, shumë prej tyre nën petkun e salloneve apo studiove të masazhimit. Prandaj një gjë e tillë është apo ka kapërcyer pragun e “legalizimit moral” përkundër faktit se ende ligjërisht është e ndaluar.

Pamvarësisht se mund të duket si qëndrim demode, konsideroj se është e dhimbshëme të tolerohet të kaloj në diqka të pranushëme në mesin tonë kjo dukuri edhe atëherë kur shërbimi ipet me dëshirën apo vullnetin e “shërbyesës”, mes ku jemi njohur për kultivimin dhe promovimin e vlerave të moralit dhe ruajtës së nderit familjar. Aq më keq akoma, të tolerohet të ushtrohet si veprimtari e krimit të organizuar, të cilën e bëjnë disa organizata të “fasaduara” si bamirëse, apo ato të modelizmit, të cilat edhe keqshfrytëzojnë pozitën e femrës kryesisht me kushte të rënda ekonomiko-sociale dhe premtimit për jetë më të mirë, me ç’rast përkundër vullnetit të tyre, kalojnë në pozitë të shantazhuar për ofrorimin e shërbimit seksual të detyrushëm.

(*aturoi është magjistër i Studimeve të Sigurisë, diplomuar pranë UEJL, Tetovë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat