Në Uashington me 27 qershor, s’kishte plan korrigjimi dhe amnistie!

Opinione

Në Uashington me 27 qershor, s’kishte plan korrigjimi dhe amnistie!

Nga: Fatmir Bajraj Më: 6 korrik 2020 Në ora: 23:02
Fatmir Bajraj

Publikimi i një aktakuze juridike nga Gjykata Speciale, me vello politike.

Prezantimi dhe bërja publike e aktakuzës së 24 prillit 2020, nga ana e Gjykates Speciale, pikërisht me datë 24 qeshor 2020, koinçidon me udhëtimin e palëve dialoguese ; Kosovë-Serbi për takimin në Shtepinë e Bardhë në Uashington, dhe jep t'kuptohet se publikimi unik i një projekt-aktakuze t'pakonfirmuar nga gjykatësi i procedures paraprake në Gjykaten Speciale me seli në Hagë, ishte i motivuar politikisht duke parandaluar samitin e Uashingtonit të 27 qeshorit me ambalazhimin e justifikimit juridik :

"Për shkak të përpjekjeve të përsëritura të Hashim THAÇIT dhe Kadri VESELIT për pengimin dhe sabotimin e punës së DHSK-së. Besohet se z. THAÇI dhe z. VESELI kanë ndërmarrë në fshehtësi një fushatë për shfuqizimin e ligjit që krijoi Gjykatën dhe ndryshe kanë penguar punën e Gjykatës në orvatje për t’i bishtnuar drejtësisë, Nëpërmjet këtyre veprimeve, z. THAÇI dhe z. VESELI kanë vënë interesat e tyre vetjake mbi viktimat e krimeve të tyre, sundimin e ligjit dhe popullin e Kosovës".

Dilema :

Pse bëhet publike një propozim aktakuzë e pakonfirmuar nga gjykatësi i procedures paraprake ?

Pse bëhët publike pas dy muajve ?

Pse n'prag të Samitit të Uashingtonit ?

Arsyetimi i dhënë nga Gjykata Speciale nuk është bindës, ngase sjelljet, motivet dhe tendenca e e të akuzuarve potencial, nuk ishte e ditëve të fundit, biles jo as e muajve dhe e vetëm vitit të fundit, përkundrazi, ato ishin prore dhe n'kontinuitet që nga koha kur t'njëjtit ka ndie rrezikun nga ndjekja dhe gjykimi.

Këtu fshihet diçka tjetër, dhe kjo është ; pamundësimi i samitit të Uashingtonit dhe dëmtimi i procesit politik të dialogut Kosovë-Serbi, të prirë dhe nën patronatin e SHBA-vë, gjë që dikujt i pengoj procesi, lidershipi dhe "ombrella" e dialogut.

Pa dashur t'vë n'diskutim faktet në justifikimin e Gjykates Speciale për tendencat dhe qellimet e z.Thaqi dhe Veseli karshi Gjykates Speciale dhe Ligjit për Dhomat e Specializuara, shqetësimi im është në kohen dhe momentin e publikimit dhe shperfaqjes e që koinçidon me një moment krucial për Kosoven dhe shqiptarët, samiti i Uashingtonit.

Në samitin e Uashingtonit dhe n'tavolinën e dialogut Kosovë-Serbi, nuk kishte një marrveshje të negociuar dhe aq më pak të dakordësuar në mes të palëve, dhe aq më pak, një miratim e aprovim paraprak nga udhëheqësi dhe drejtuesei i dialogut, nikoqiri amerikan, ambasadori Grenell, pra ishte vetëm një bllof i nihilistëve dhe deshtakëve dashakeq.

Pëndryshe, si do mund të firmosej një marrveshje politike në mes të dy shtetëve (krereve të institucioneve) dhe nën drejtimin e SHBA-vë, të cilët nuk kishin negociuar një të tillë dhe nuk e kishte pa askush atë marveshje hipotetike ?

Jo, asesi, nuk kishte marrveshje të gatshme n'tavolinën e dialogut, dhe e vetmja që mund të dialogohej në Uashinton me 27 qeshor, dhe tani me 22 korrik në Bruksel, është ; Marveshja për njohje reciproke.

Amnestia për krimet e bëra dhe të pretenduara gjatë luftës së Kosoves 98/99 nga ana e palëve ndërluftuese, jo vetëm që nuk ishte temë dialogut të mundshëm të Uashingtonit, por e njëjta nuk mund të nxirret në tavolinën e bisedimeve dhe aq më pak të negociohet dhe arrieht marrveshje.

Krimet e kryera në Kosovë nga regjimi kriminal & gejnocidal i Milloseviqit dhe Serbisë hegjemoniste, ku t'pagjeturit janë plagë që kullojnë gjak, nuk mund të mbulohen dhe heshten me marrveshje politike që ka synim amnestimin e krimeve dhe amnestinë për kriminelët, në vend të kapjes së tyre dhe nxjerrjes dhe ndëshkimit nga Drejtësia si i vetmi satisfaksion për familjaret e viktimave.

Ata të cilet u trëmbën nga përgjegjësitë shtetërore (Kurti-LVV), u friguan nga beteja me kundershtarët dhe nuk besuan vetës dhe partnerëve tanë strategjik amerikan, dezertuan nga proceset poltike shtetformuese dhe tani e gjithë ditën trumbëtojnë me paftyrësi, se në Uashington me 27 qeshor, Kosoven e priste "hataja", e presin "thikat" !

Të tillët le t'rrijnë n'shpi, Kosova ka ecë dhe do ecën para pa ta, sikur deri me tani.

Kosova do të shkoj në Uashington, do të shkoj në dialogun e udhëhequr nga SHBA-të, pra do t'i përgjigjet pozitivisht Amerikës si partner jetik & strategjik, pa hezituar dhe të sigurtë në fitorën e cila merr bekimin amerikan.

Dialogun do ta drejtoj Kryemnistri legjitim & legal i Republikës së Kosoves, Dr.Avdullah Hoti dhe do firmos Marveshjen për njohje reciproke e cila do ketë bekimin dhe miratimin e qytetarëve të Kosoves, institucioneve dhe Parlamentit të Republikës ë Kosoves.

Kryemnistri i Republikës së Kosoves, Dr.Avdullah Hoti, me sjelljet prej shtetari të urtë, largëpamës dhe me vizion të qartë, po i hap rrugë dhe shtigje progresi, Kosoves dhe qytetarëve t'saj, si në Europë ashtue edhe pertej Atlantikut, n'SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat