Diplomacia serbe me sy kah presidenti amerikan D.Tramp

Opinione

Diplomacia serbe me sy kah presidenti amerikan D.Tramp

Nga: Skënder Karaçica Më: 7 korrik 2020 Në ora: 21:50
Skënder Karaçica

Këto ditë pritet të nisin bisdimet Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e të dyja shteteve reprezentative të BE-së(Gjermanisë dhe Francës).

Diplomacia serbe, duke e ,,matur,, peshën e aktualitetit në relacionet Kosovë-Serbi,thekson domosdon që,marrëveshja finale në mes të dyja vendeve të bëhet në kohën e administratës së presidentit amerikan,Donald Tramp,ndonëse siç thuhet në qarqet diplomatike serbe në Beograd,ata shpresojnë se presidenti Tramp mund të shtyjë përmes trysnisë diplomatike delegacionin shqiptar të Kosovës që të bëjë (kompromise) në favor të Serbisë(sic!).

Nuk besojmë që diplomacia amerikane të ndryshojë kursin karshi çështjes shqiptare në Ballkan dhe bisedimet finale në mes të dyja vendeve Kosovë-Serbi,që të vëhet në tovolinë marrëveshja e paqes dhe e njohes së sovranitetit në mes të dyja shteteve dhe dy popujve,që tash e një shekull ishin në luftë (shqiptarët asnjëherë duke e mos e njohur as Jugosllavinë e aq më shumë Serbinë për shtetin e tyre)të nisë epoka e paqes në Ballkanin e trazuar.

Diplomacia serbe,kujtojmë se po i bën llogoritë gabim, por edhe delegacioni shtetërorë i Kosovës në këtë udhëtim diplomatik duhet të jetë shumë e përgatutur..!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat