Nuk bëhet Kosova me Rakiçat o Isa Mustafa

Opinione

Nuk bëhet Kosova me Rakiçat o Isa Mustafa

Nga: Gjevat Berisha Më: 8 korrik 2020 Në ora: 15:08
Gjevat Berisha

A e shifni se qfar lojra mashtruese bëri, kryetari i aklamacionit Isa Mustafa..!

Ai, i manipuloi deputetët e LDK-së, gjoja se u përjashtua PDK-së nga pjesëmarrja në qeveri, kurse në anën tjetër zbatoi planët e Hashim Thaqit pikë për pikë, duke e prishur koalicionin në kohë pandemie me VV, dhe mashtroi gjoja se ishte kërkesë e Amerikës..!

-Shqipëtarve  gjat fushatës u qiti vija t’kuqe, kurse Rakiçin e bëri zavendës t’Hotit i cili tani zbaton politikat e Vuqiqit..!

-E largoi Vjosa Osmanin nga pozitat e LDK-së duke i manipuluar votat, në kohën kur familja e saj linqohej si nga LDK-istat e Isës, ashtu edhe nga Miku i tijë Hashim Thaqi..!

A nuk meritojnë vallë këto veprime të Isa Mustafës një studim t’veqant? Unë them po, sepse as dreqi si bijen n’fije se si po ja arrinë që ti tërhjek pas veti Akademik, Profesor, Doktor dhe njerz me profile të shkëlqyeshme që i kanë dhanë shumë LDK-së dhe Kosovës, e që sot i kanë futur vesht n’lesh, duke qëndruar indiferent ndai fundosjës së LDK-së që po ja bënë pikrisht Kryetari i saj.!

Heshtëja e tyre përveq që është e pa kuptimt, është edhe e damshëme, sepse ngritja e dorës sipas skenarëve të Isës që e qojnë LDK-së në drejtim t‘gabuar, nuk i amneston nga përgjegjësia s’paku morale, të gjithë ata që janë pjesë e strukturave të partisë..!

Është e logjikshëme që deputetët e PDK-së dhe të AAK-së janë të privuar nga vendimet autonome të tyre, se për ndryshe i nënshtrohën „kamgjikut“ të kryetarve t‘partisë. Por është e habitshëme se si po ja arrinë Isa Mustafa ti menagjoi një pjesë të strukturave të LDK-së..!?

Me thanë që i frigohët dikush jo, sepse ky nuk tregoi burrëni as kur Hashimi ja pat zgugurdhuar syt njëher n’kuvend, ky desh ra nat punë..!
Unë që kam rrugëtuar me LDK-së që nga themelimi i saj; do ti thoja Isa Mustafës.?

-Po pse more Isë, e ke pru punën mu nënshtru kaq shumë?

Po familja jote ka pas idare vakt-edon, a qaq n’zor ke-e që u zhyte me tendera e terminale a? 

A nuk pe bonë mend që një ditë kemi mi lanë krejt a?

Po pse more Isë,  ju ke shpallur luftë grave ma të pregaditura dhe ma të votuara në Kosovë, Vjosa Osmanit dhe Donika Gërvallës? A e dinë Isë se këto Gra janë të guximshme dhe e kanë kurajon që ti thojnë Rakiqit shporru, dhe poashtu t‘kërkojnë përgjegjësi pa frigë nga ata që ja vranë bashkveprimtarët e Dr.Rugovës… Këto Gra e kishin qëllimin që ti ulin në bankën e zezë, dhe ti vëjnë para drejtësisë ata që e zhëvatën shtetin, të cilin e kanë bërë si bahqe t‘shkaut, dhe nuk kanë lanë faqe t’zezë pa bërë prej që kur u kthyen nga hotelet e Tiranes dhe nga Bllaca t’paisur me fllamastera t’kuq, e sa mujshin shkruajshin  „Mos e prek UÇK“  të cilët u përzinë me ushtarët e vërtetë që luftuan pa hile kundër armikut, e  që i lanë gjymtyrët maleve, e sot margjinalizohën skajshmërisht, edhe pse bash qata ish-ushtar i ruajtën, dhe po i ruajnë vlerat e luftës së shenjtë që e ka bërë UÇK-së.

Sot ata  jetojnë në gjendje të mjerueshme edhe të stigmatizuar nga një pjesë e shoqërisë, me pagën që as barnat nuk mundë ti sigurojnë që i kanë t‘nevojshme për ti kuruar plagët e luftës që akoma rënkojnë mbi trupat e tyre.

O Isë: Nese nuk e ke guximin mu matë me Gra, për qfar dreqi i vynë partiesë pra, ose bone zemrën guri edhe ikë, pasi që ti je i pafuqishëm për ti mbrojtur vlerat e lartëcekura, lësho rrugë ose pranoe garën pa aklamacion… sepse LDK-së nuk ti ka borq këto marifete që je kah i banë, boll ja ke pa hajrin partisë...
Unë që kamë rrugëtuar s’bashku me këto tri shkronja të shenjëta qe tri dekada, kam të drejtë t’kërkoi nga Ti, që ti nënshtrohësh garës së fsheftë. E nese zgjidhësh në kët formë, kurrë më zërin tim kritik nuk dota dëgjosh..!

Por e di se Ti Isa Mustafa, këto kërkesa bile as që i merr parasyesh, sepse unë jam një zë nga Mërgata, të cilës Ti nuk ja dhae fjalën kurrë prej që u katapultove në krye të partisë.!

Nuk bëhët Kosova me Rakiqat o Isa Mustafa…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat