Deputeti i Kuvendit të Republikës, tani edhe me deklaratë kundër (OVL), organizatë e dalur nga Simboli Kombëtar Shqiptar UÇK

Opinione

Deputeti i Kuvendit të Republikës, tani edhe me deklaratë kundër (OVL), organizatë e dalur nga Simboli Kombëtar Shqiptar UÇK

Nga: Petrit Dibrani Më: 9 korrik 2020 Në ora: 10:25
Petrit Dibrani

I njohur, me deklarata kontraverse, deputeti i LVV-je z. Dimal Basha, tash edhe kundër OVL-ës!

Të jesh kundër OVL-ës, je kundër simbolit kombëtar UÇK-ës, kur je kundër simbolit kombëtar, je kundër vetëvehtes....

Deputeti i Kuvendit të Republikës, po harron se votat për tu zgjedhur deputet i ka marrë, nga qytetarët e Republikës. Mos harro deputet, simboli kombëtar UÇK-ës, ishte dhe është populli shqiptar.

Gjaku i derdhur, i dëshmorëve të lirisë i’u ka mundësuar, edhe juve deputet në fjalë, që të jeni pjesë e Kuvendit të Republikës, dhe të merrni pagë të majme.....

Deputet, ju lutem mos harro, gjaku s’është ujë!

Deputet mos harro, ushtarët e lirisë, po ashtu edhe OVL-ës, i kanë lënë gjymtyrët e tyre, në betejat e luftës, kundër regjimit shovinist, gjenocidial, barbar serb pikë.

Deputet, ne përkrahësit e luftës për çlirim, liri dhe shtetëndërtim, kurrë - kurrë s’do harrojmë, gjakun e derdhur për liri.

Deputet, ju lutem mos harro, gjaku s’është ujë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat