Statistikat e vdekjeve japin pasqyrën e saktë të Covidit

Opinione

Statistikat e vdekjeve japin pasqyrën e saktë të Covidit

Nga: Albina Hyseni Më: 9 korrik 2020 Në ora: 13:31
Albina Hyseni

Mendoj që duhet të bëhen statistikat e vdekshmërive nga çfarë janë shkaktuar që nga viti 2018-2019 dhe vetëm atëherë mund të kuptohet më detalisht vdekjet e vitit 2020.

Pra nëse një administratë e mirë te institucionet përkatëse fillon pikë së pari ta shqyrtoj e rishqyrtoj gjith këtë atëherë mund ta dijm ku jemi, përveç kësaj është e dijshme që nga ndryshimet kohore ndryshojnë edhe viruset në përgjithësi si në rastin e pandemisë që ekspertët e kanë përmendur radhazi, por a vlen vetëm, kjo sigurisht që jo sepse individualisht tash që edhe masat do të lirohen gjithsecili në menyrë individuale të jetë më i/e kujdesshëm të mbaj për veten së pari at edukatën në gjdo moment e cila do i shërbente edhe për personat më të dashur edhe për të tjerët sepse pandemia nuk ka kaluar ende është në mesin tonë dhe duke shtuar at dozën e bëhu psikolog i/ e vetës me shpresën që gjërat do rregullohen në situata të tilla, prap e theksoj që nësë individualisht do jemi të kujdesshëm nuk do ketë nevoj që polici apo policja të tregoj se kur duhet të dalësh e të shkosh në shtëpi pra kjo mund të qetësoj psiqikën tuaj dhe në këtë moment edhe ndërgjegjja dhe shpirtërorja do jenë më të qeta duke u nisur në ata që jemi një vend si Kosova jonë e bukur, uroj për gjithë secilin pa dallime që bartësit të shërohen, që të sëmurit të shërohen dhe të shëndetshmit mos të infektohen, dhe jo vetëm kjo vlen në gjdo kohë me apo pa pandemi kushdo që je ku do qe je apo me kënd do qe je..

Faleminderit për gjithë ata që janë munduar deri në maksimum pa hezituar fare për ndihmat te të gjitha fushave dhe kjo nuk duhet harruar kurrë, ndërsa për mantill bardhët edhe para pandemis tani edhe gjatë kohës së pandemis i veqoj për arsye se kanë qenë me kokë mu në mesin e të sëmuarve gjatë gjith kohës bile edhe për gjitha ata ato që ushtojnë profesionin e tillë edhe jashtë Kosovës sepse nuk është e lehtë të jesh i izoluar në një vendë të huaj dhe të shërbesh profesionin si mjek të fushave të ndryshme,  e kuptoj qe disa thonë se ata kanë kushtet e mira ( mendoni se këta nuk kanë mallë për Kosovë, po kanë edhe shumë bile sepse edhe këta janë njerëz)por a do të ishte më e mirë që këto kushte tashmë të ju ofrohen edhe në Kosovë, dhe përveq mantillbardhëve me eksperienc e bile bile edhe atyre që tani më janë në penzion e që kanë kontribuar shumë gjatë kohës së tyre më të gjatë në punë edhe të rinjët kanë të drejtën e njejt qe ti kenë të gjitha kushtet e mundshme sepse të jeni të bindur për ta në rend të parë është shëndeti jotë para shendetit të tyre.

Ehh kush mendoni që i regullon e kanalizon të paktën gjitha këto: vetëm atëher kur të kemi një shtet që ka një sistem qeverisës siq duhet këto do ishin shumë më mirë po edhe ti individualisht do të ishe shumë më mirë në shumë aspekte pavrasisht profesionit tënd..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat