Urgjencë dhe domosdoshmëri në Kosovë: Zgjedhje të reja, parlament i ri, qeveri e re dhe president  i ri

Opinione

Urgjencë dhe domosdoshmëri në Kosovë: Zgjedhje të reja, parlament i ri, qeveri e re dhe president  i ri

Nga: Skënder S.Kapiti Më: 9 korrik 2020 Në ora: 13:36
Skënder S.Kapiti

Në realitet populli i Kosovës është shumë hapa para politikës kosovare dhe para politikës e diplomacisë ndërkombëtare. Kjo pasi populli i Kosovës  me votën e tij të 6 Tetorit 2019 tha, foli dhe zgjodhi politikën më të mirë dhe më të duhurën.

Populli i Kosovës,  ai ua besoi qeverisjen por edhe Presidentin dy personaliteteve  më të merituar , Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, që për mendimin tim KURTI ishte kryeministri dhe znj. OSMANI duhej të ishte Presidente, pasi pritej nga votuesi që për veprimet antikushtetuese të Thaçit ai ose duhej të dorëhiqej ose të largohej me vota të parlamentit pa pritur përfundimin e mandatit dhe as aktakuzën e Speciales.

Mirëpo puçistët rrëzuan qeverinë KURTI dhe legjitimitetin popullor. Siç dihet tashmë Prokuroria Speciale ka ngritur akuzë edhe ndaj Presidentit Thaçi për krime të supozuara të luftës dhe kundër njerëzimit. Kjo ka shkaktuar një pështjellim të madh mediatik e publik jo vetëm brënda kombëtar por edhe ndërkombëtar. Por këto akuza pavarësisht dëmit të madh që i kanë sjell imazhit të shtetit të Kosovës nuk janë asgjë para asaj  që dihej por që po del akoma më qartë në dritë të diellit  si një e vërtetë e madhe mjaft tronditëse për shqiptarët dhe për Kosovën , të cilën e deklaroi edhe Bolton , atë se: ideatorët për ndarjen e Kosovës janë Vuçiç dhe Thaçi. 

Pavarësisht se si do të shprehet Gjykata Speciale për akuzat e ndaj Presidentit të Kosovës, ky i fundit tashmë po akuzohet shumë e shumë më rëndë si bashkëideator në ndarjen e Kosovës, gjë që  do të përbënte tradhti të lartë kombëtare.Akuza e Speciales kundër Thaçit pati kështu pra, rëndësinë e vet ,pasi ndoshta në SHBA do të ishte nënshkruar ndarja e Kosovës sipas parimit të “dakordësisë së dy palëve”  Prishtinës dhe Beogradit , Vuçiçit dhe Thaçit. Prokuroria e Kosovë nuk ka se çfarë pret por duhet të nisë procedurat penale ligjore ndaj  Presidentit Thaçi.

Në këto kushte zgjidhjen e krizës politike e institucionale në Kosovë e bëjnë vetëm zgjedhjet e reja kombëtare, Parlamenti i ri që do të nxirrte qeveri të re dhe do të zgjidhte edhe Presidentin e Ri, pasi as qeveria dhe as presidenti aktual nuk kanë legjitimitert besimi dhe as përfaqësimi të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat