“Gërrmo Tare - Gërrmo.....se të s`ëmës ke për të gjetur”

Opinione

“Gërrmo Tare - Gërrmo.....se të s`ëmës ke për të gjetur”

Nga: Beqir Sina Më: 9 korrik 2020 Në ora: 13:56
Auron Tare

Një përgjigje për Auron Taren nga Amerika - lidhur me "zbulimin" e dokumentave të Sigurimit të Shtetit, në kontekst edhe të asaj që ai "provon-provokon" me qëllim të caktuar, po paralelizojë, në dy "zbulimet" se si e ka gjetur Tare, midis nesh, 30 vjet mbasi rregjimi i babait të Tares ra.

Dhe, "armikun e Popullit, kolaboracionistin dhe tradhëtarët, të arratisurit Koliqi dhe Camaj u "gjetën". " Gërrmo Tare - Gërrmo.....se të s'ëmës ke për të gjetur" -Ç'bën o Tare, katran me bojë “t'ëmën e s'ëmës “,të mbiftë ... me kaq për së treti, i shau edhe në paq."

Jam, pikërisht duke iu referuar në periudha kohore, si dhe pretendon kolonel Auron Tare, në këtë shkrim "alla Sigurimsi", se "zbulimi" është një nga arsyet se Proferor Martin Camaj ishte i rekrutuar i UDB, mbasi simbas Tares, : ishte shkollimi i tij në Beograd, puna e tij në Radio Beogradin shqip, dhe martesa me beogradesen Nina Bogdanoviq, si dhe, pushimimet e tij, në një resort luksi të madh.

Pra, ajo çka Auron Tare, jo pa qëllim e përdor këtë argument ose detaj, për Profesor Camajn, sepse ai e di mirë, nga ato që i kan treguar ose ka lexuar qysh në kohën e Sigurimit që familja e tij i shërbej me devotëshmëri, se çfarë do ta thoshte në atë kohë, të ishe qytetar i Jugosllavisë, dhe të shkoje për pushime jasht shtetit. Jo më në Jugosllavi, por në të gjithë Europën, ashtu si shkonin për çdo vjet edhe shqiptarët si pjesë e ish republikave dhe krahinës, së Kosovës, si per shembull në Poloni, Bullgari, Greqi, Turqi, madje edhe Rusi, dhe, si tregojn vet edhe sot ata ishin si "amerikanët" e Europës, për nga qefi dhe shpenzimet, aventurat e rinisë së athereshme.

Pra, këtu ishin përfshirë edhe shqiptarët e rinisë së athereshme, të cilët kishin studiuar në Zagreb, Lubjanë, Sarajevë, Beograd, Prishtinë, apo edhe në Shkup.

Dhe, në shkrimin e Tares, për Camajn, ai pyet duke bërë zbulimin simbas akuzave që ka bërë për 45 vjet Sigurimi i Shtetit dhe spiunët, propoganda e asaj kohe, se "Se si ka mundësi?" të shkolloheshe, të martoheshe me serbe, në Beograd, të punoje në Radio Beogradin shqip, apo profesor, ose të bëje pushime "luksi" në ish Jugosllavi.

Ku me këtë rast ai ofron atë alibin e krijuar aty për aty, prej hamëndësisë, tipike të Auron Tares, sesi Camaj ishte i rekrutuar i UDB-së, për tre arsye, ; "pyetjes" së Tares, Shkollimi në Beograd e Sarejevë, Radio Beogradi Shqip, dhe martesa me Nina Bogdanoviq, të Martin Camaj"

Simbas, kësaj po të bëjm paralelizma, i bie që vëllai i tij Igli Tare, i biri i një ish-orficeri të lart ish-Sigurimit shqiptar; " si ka mundësinë, që nga një futbollist "emigrant" me një nivel deri-diku mesatar, arrinë në atë mënyrë spektakolare që të marri detyrën si drejtor sportiv, i një klubi të madh italian, i cili është roli i tij edhe sot në Lazio ...Por, edhe ky, i martuar me të huaj, dhe, me "shërbim" në vend të huaj si Italia...Vend i cili ka qenë bile në atë kohë edhe kryeqendra e veprimtarisë dy agjenturave më të fuqishme të asaj kohe; Ish- Sigurmit të Shtetit Shqiptar, dhe partisë Komuniste e Marksisite Leniniste të Italisë, në njërën anë dhe të mërgatës shqiptare, në anën tjetër.

Pikërisht, asaj që sot nuk po e honeps dotë, megjithse kanë kaluar 30 vjet demokraci, Kolonel Auron Tare, i diplomuar në Shkollën e Bashkuar "Enver Hoxha", duke i quajtur akoma kolabolatorist dhe armiq të Popullit, pothuajse 90 përqind të e atyre, të arratisurve që kaluan nga kampet e Italisë për në Perendim, Australi, dhe SHBA - Kanada.

Natyrisht, në diferenca të mëdha kohore, sepse dihet që edhe deri dje babai dhe vet Auron Tare, si ish-oficer të lart të Ushtrisë Popullore, ishin anti imperializmit Amerikan dhe Natos, ndërsa sot janë bër "pro Amerikan dhe pro Natos", dhe paralelizmi me këtë rast duhet gjetur vetëm në kontekst, të gjërave që ai hedh për konsumim politik, në "tregun propogandistik", që po bëhet në Shqipëri për të rehabilituar Enver Hoxhën, dhe Sigurimin e Shtetit.

Pra : A ka mundësi të zbulohet dhe të thuhet ndonjë detaj interesant, apo e vërtet se si u bë Igli Tare, drejtor sportiv ... A nuk kishte Italia, vallë ndonjë nga një drejtorat e vet sportiv më të mirë në Itali se sa Igli, Pra, kush ia rekomandojë, sepse në perendim në praktik, kapitalizmi është që çdo punë të marrës, një prej kritereve, të tij, pos aftësisë ose meritës, është ajo që duhet pa tjetër një rekomandim - "recommendation".

Pra, po të kishte qenë i arratisur e zemë si Bule Vathi, dhe Bari Kavaja në atë kohë - kush e ka rekomnaduar ? vëllan e tij......

Bie fjala ish-sulmuesin e Kombëtares, Igli Tare, që u largua nga futbolli i luajtur pas një propozimi të Lotitos, si është thënë për të marr postin( pa asnjë eksperiencë deri athere) të paktën si drejtor sportiv të Klubit të Futbollit Lacios. Pra, kjo dihet...! Por, kush është ai që ja bëri atë që quhet "recommendation", Lolitos, ose cila ka qenë lidhja e vet Lolitos dhe familjes së tij , ose Klubit të Lacios - me politikën, e para 90' me Shqipërinë e Enver Hoxhës......, kujt partie në Itali ata i kan shërbyer dhe i shërbejn edhe sot!!!

Në politik edhe sot me Italinë , lidhjet e Shqipërisë, janë të trashëguara nga ato që kan qenë me kontrabandat e athershme të mistereve të Adriatikut : Duhanin-cigaret, lëndët narkotike- ( që eksportoheshin si bimë mjeksore ilegalisht nga Shqipëria), dhe tregtisë së peshkut , në mes të Adriatikut...Pra, cilët ishin ish ata oficerat e lart të bregdetit shqiptar, që nisin anijet shqiptare dhe i survejonin ato deri në imbarkim në mes të Adriatikut, e tjera si këto pyetje.

Ato, duhen sqaruar për shqiptarët, ashtu si janë sqaruar edhe për Milo Gjukanoviqin, politikanin më jet gjatë të Malit të Zi, në kontrabadën e Adriatikut në kohën e ish Jugosllavisë.

Gjëra këto që kolonel Tare, ndoshta i di mirë, dhe ndoshta më mirë se çdokush tjetër...! dhe do të ishte shumë më interesant e lexueshem, se sa u lodh me këto shkrimet duke zbuluar edhe 30 vjet që ai regjim ra se cilët paskan qenë Armiqt e Popullit, dhe Enveri simbas Tares paska pasur të drejt.

Sepse, në mos vet ai, por 100% që ja ka treguar i ati tij, Isa Tare, ose ka dëgjuar nga familjarët e tij, që të gjithë kanë qenë komunist të posteve të larta të shtetit shqiptar, dhe një pjes e tyre, edhe punonjës të Sigurmit të Shtetit, në drejtorit kyçe...

Kështu që duke, lexuar deri në fund Taren, nuk gjenë asnjë gjë të re, ose studim apo kërkim, sepse të gjitha janë marrë copy past në interrnet. Dhe i gjenë fare leht me një të clikuar në Google, Wikipedia, e tjera faqe të internetit, por që Auron Tare me mjeshtërin e tij si ish-mbas 30 vjet që ai rregjim ra, është e disata her që përpunohen dhe hedhin "dyshime"....për t'i bërë simbas Auron Tares, më interesante, në rastin konkret për të përbaltosur edhe dy profesorat e medhënjë, Prof Ernest Koliqin, dhe Prof. Martin Camaj.

Në të gjithë këtë zallamahi, të një "zbulimi" ish sigurimasi, natyrisht që hap debate sidomos në rrjetet sociale, ku shumica e komenteve janë anonime, pikerisht aty, ku "rrëmon" çdo herë dhe Tare, dhe një pjesë e mirë e tyre, janë nën shigjetim kundrejt të gjithë shqiptarëve, intelektual patriot që u arratisën dhe kishin veprimtari anti-komuniste. Intelektualë që kan bër emër edhe në kryeqendrat e Europës, dhe në SHBA, klerik të njohur, që tipat e Tares, nuk mundet të rrinë pa i goditur në mediat që ata vet i kontrollojn ose kan të tyret.

Dhe duke shfrytëzuar edhe rrjetet sociale në interrenet, si papagall vazhdojn me zbulimet e agjentëve dhe poliagjentëve, të propogandës, ashtu si veprojë për 45 vjet babai i tyre, Enver Hoxha, e Ramiz Alia, nga tribuna e Komitetit Qendror të Partisë së Punës, dhe organet e Sigurimit e të shtypit të asaj kohe.

Kësaj i thonë në një paralelizëm me filmat e realizmit socialist : " Gërrmo Tare - Gërrmo.....se të s'ëmës ke për të gjetur" -Ç'bën o Tare, katran me bojë “t'ëmën e s'ëmës “,të mbiftë ... me kaq për së treti, i shau edhe në paq."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat