Më 15 korrik BDI duhet të kalojë me 5-pesë vota

Opinione

Më 15 korrik BDI duhet të kalojë me 5-pesë vota

Nga: Ejup Berisha Më: 9 korrik 2020 Në ora: 19:28
Ejup Berisha

RMV për momentin ndodhet në periudhë të fushatë parazgjedhore dhe qytetarët këtu në të njëjtën kohë ndodhen në siklet dhe në presion shumë të madh nga Partitë politike. Të gjitha këto u janë vërsulur apo u janë afruar shumë afër qytetarëve dhe si zakonisht po u vardisen tepër atyre. Jo që është rritur respekti dhe dashuria e politikanëve ndaj qytetarëve por këta njerëzit e politikës tani e kanë sezonin e aktrimit. Pra periudha njëzetë e njëditëshe është sezoni i aktrimit të përfaqsuesve të Partive politike. A e keni vërejtur se Teatrot më nuk po vizitohen nga shumë spektatorë dhe a e dini pse sepse vendin e tyre e kanë zënë Partitë politike, këto organizata politike që krahas politikës merren shumë edhe me aktrim. Çfar aktrojnë përfaqsuesit e Partive politike në periudhën parazgjedhore këta aktrojnë vetëmse për të marrë vota.

Partitë politike qytatarët nuk i shohin dhe nuk i perceptojnë si individ me reputacion dhe me dinjitet por këto qytetarët i perceptojnë si makineri votimi. Prandaj qytaetarët mos të mashtrohen dhe mos të mendojnë se partitë politike e kanë ndryshuar çasjen e mëparshme refuzuese, injoruese dhe përjashtuese ndaj tyre, por siç përmenda edhe më lartë ka ardhur koha për të votuar dhe këta përfaqsuesit e Partive politike kanë vënë maska në fityrat e tyre prandaj tani të gjithë këta duken shumë të mirë, të butë, të disponuar dhe të buzqeshur e këto pamje nuk janë aspak të vërteta por janë të mashtrueshme. Këtë qytetarët do të arrijnë ta kuptojnë dhe vërtetojnë më së miri vetëm nëse arrijnë që tua heqin maskat nga fityra përfaqsuesve të partive politike. Pra vetëm në këtë mënyrë qytetarët do të mund tua shohin fityrat dhe pamjet e vërteta politikanëve të tyre. E nëse shihen realisht këto fityra pas maskës të politikanëve të njëjtat nuk janë aspak të këndëshme, të buta, të buzqeshura dhe të disponuara por janë të mrrolosura, të nervozuara, të shtrembruara dhe të padisponuara. Apo fityrat e vërteta të politikanëve janë po ato të cilat kanë qenë më parë ato pra nëse e lëmë anash aktrimin siç përmenda më herët janë të mrrolosura, të mllefosura dhe të inatosura..

Kësaj radhe përfaqsuesit e partive politike janë vënë në gjah pas votave sikurse dhelpra që vehet në gjah pas pulave kur është e uritur. Dhe Partitë politike me këto akrobacione,lojëra dhe sjellje aktrimi ndaj qytetarëve shpresojnë që të mbledhin sa më shumë vota prej qytetarëve. Kjo është kështu pasiqë cili subjekt politik do të arrijë që të grumbullojë sa më shumë vota në zgjedhje ai e siguron edhe fitoren e tij në zgjedhje.

Dhe në zgjedhjet e parakohshme Parlamentare të cilat pritet që të mbahen më 15 korrik këtu në RMV unë dëshiroj që Bashkimi Demokratik për Integrim të ketë sukses dhe të kalojë me pesë. Pra unë mendoj se BDI në këto zgjedhje i meriton vetëmse pesë vota. Konsideroj se për këtë subjekt politik duhet detyrimisht të votojnë 1.Gaga i Likovës Sadullah Duraku, 2. Puçja Xat i Gostivarit apo Nevzat Bejta, 3. Teuta Arifi apo Hanëm inxhja e Tetovës Teuta Arifi, 4.Sherifi i Strugës Ramiz Merko si dhe vota e pestë duhet të jetë ajo e Artan Grubit nga Shkupi. Për çfar arsye e themë se BDI i meriton vetëmse pesë vota në zgjedhje pasiqë vetëm këta persona që i përmenda më lartë i kanë shfrytëzuar në maksimum përfitimet dhe gjitha të mirat nga qëndrimi gati 18 vjeqar i BDI-së në pushtet. Në vazhdim do ti përmendi me radhë postet të cilat i kanë ushtruar dhe i ushtrojnë këta pesë individ. Gaga i Likovës Ish Deputet, ish Ministër dhe së fundmi ish Nënkryetar i Qeverisë, 2 Puçja Xat i Gostivarit dy herë Kryetar i Komunës së Gostivarit dhe Ministër i pushtetit lokal, Hanëm Inxhja Teutë Dy herë Kryetare e Komunës së Tetovës Deputete dhe Z.v Kryeministre për Çështje Europjane.

Ramiz Merko dy herë Kryetar i Komunës së Strugës dhe deputet i BDI-së, Dhe Artan Grubi Deputet i BDI-së. Prandaj vetëm këta të pestët në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare këtu te ne le ta votojnë BDI-në ndërsa votuesit e tjerë të Bashkimit Demokratik për Integrim le të kërkojnë zgjidhje dhe le të votojnë për Parti tjera politike shqiptare sepse Ali Ahmeti nëse prap i fiton zgjedhjet që do të jetë shumë vështirë ti fitojë sërish këtyre pesë personave do tu jep poste më të rëndësishme dhe më të larta politike institucionale dhe partiake si dhe përfitimet dhe të mirat që u takojnë ndërsa të tjerët duhet të presin në rend edhe një kohë të gjatë që të bëhen dikushi derisa nuk pensionohen këta pesë të përzgjedhurit më me fat të BDI-së.Kështuqë me plotë arsye dhe të drejtë themë se Bashkimi Demokratik për Integrim ditën e mërkurë më 15 korrik duhet të merr vetëmse pesë vota ndërsa të gjashtën votë ky subjekt politik do ta ketë shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat