Komunikimi primitiv po degradon vlerat e Kombit Shqiptar: Dhjetë normat e etikës së komunikimit që duhet aplikuar

Opinione

Komunikimi primitiv po degradon vlerat e Kombit Shqiptar: Dhjetë normat e etikës së komunikimit që duhet aplikuar

Nga: Prof. Dr. Fadil Çitaku, Lumturie Çitaku Preteni Më: 10 korrik 2020 Në ora: 13:23
Prof. Dr. Fadil Çitaku, Lumturie Çitaku Preteni

Kaosi politik në shtetet Shqiptare është produkt i inteligjencës emocionale shumë të ulët. Gjuha shumë e vrazhdë dhe akuzimet ndaj njëri-tjetrit nëpër debatet televizive, në parlamente, në ministri dhe grupe punuese, dëshmojnë se shumica e politikanëve shqiptarë kanë shumë nevojë të investojnë në ngritjen e kompetencave të lidershipit dhe të inteligjencës emocionale. (Çitaku 2020)

Gjuha shumë primitive dhe sharjet denigruese nepër rrjetet sociale, të bëjnë për të vjellur, kur përballë realitetin se si po kumunikojnë pjesa dërmuese e Kombit tonë. Kultura e komunikimit e përcaktonë vetëdiejën e individit por edhe të një populli, ndaj edhe ne në bazë të aftësive tona komunikuse i tregojmë botës se kush jemi dhe ç’farë vlerash njerzore posedojmë.

Fatkeqësisht kjo gjuhë primitive është duke u mbështetur dhe stimuluar shumë edhe nga liderë të shumë partive politike në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe vise të tjera të banuara më Shqiptar në shtetet e Ballkanit.

Sipas autorëve Çitaku, F., dhe Çitaku Preteni, L. (2019) komunikimi i matur është çelës për sukses në të gjitha sfereat e jetës, kurse komunikimi jo adekuat shpie në vetëshkatërrim të identitetit të individit, organizatës dhe shtetit.

Në vijim, gjeni dhjetë normat etike të komunikimit të sygjeruara nga të dhënat më të reja të shkencës së Lidershipit. Duke i zbatuar këto norma të komunikimit ju do rrisni kulturën pozitive në familjen tuaj, rrethin tuaj, organizatën tuaj, shtetin tuaj edhe më gjër.

1. KULTURA E KOMUNIKIMT TË LIRSHËM: Familja, organizata dhe shteti i juaj duhet të ketë bazament demokracinë e mirëfilltë; çdo anëtar/e ka të drejtë t’a thotë mendimin e vet lirshëm rreth një ose më shumë çeshtjeve të catuara.

2. KUJDESI NË DHËNJEN E VLERËSIMIT: Kur i japim dikujt një feedback (një mendim, vlerësim të punës së dikujt), çdo herë të fillohet me diçka pozitive për punën qe ai person ka bërë. Të numërohen punët pozitive që janë bërë, e pastaj të shkohet më vlersimin konstruktiv të të metave të një pune të caktuar, ose të një segmenti të caktuar të një punë.

3. MBROJTJA E PËRSONALITETIT: Individi si qenje njerëzore kurrë nuk duhet të kritikohet apo të vihen në pyetje identitieti i tij njerzor apo statuti i tij i formimit. Veprave apo punëve që mund të bëhen më mirë mund t’u jipet kritikë konstruktive, mundësisht edhe sygjerim kolegial për zgjedhjen e problemit të catuar, apo përmirësimin e punës së caktuar, gjithnjë duke i ofruar edhe ndihmen e duhur personit në fjalë.

4. KULTURA E TË DËGJUARIT TË NDËRSJELLTË DHE RESPEKTUES: Individi që merr feedabck duhet t’a demonstrojë një kulturë të të dëgjuarit dhe nuk ka nevojë të shkojë në mbrojtje menjëherë. Kur të merr feedback ajo/ai mund t’i sjell kundër-argumentet nëse këto janë evidente dhe të arsyshme.

5. KOMUNIKIMI I SINÇERTË (“FAIR”): Çdo herë të jemi të sinçertë me njëri-tjetrin, të bëjmë menjëherë transparent diçka që nuk arrijmë të bëjmë dhe të kërkojmë ndihmë nga ekipi që kemi në organizatë.

6. PAANËSIA NË LIDERSHIP: Udhëheqësia e Familjes /Organizatës/Shtetit është përgjegjëse të krijojë frymë dhe kulturë pozitive në atë mjedis (mos të futet vet në nëngrupacione të ndryshme) dhe të jetë vet-kritike dhe të pranojë sygjerime dhe këshilla konstruktive.

7. PAANËSIA NË RAPORTE ME PERSONELIN: Udhëheqësia e Familjes/Organizatës/Shtetit duhet t’a kenë gjithmonë një qasje neutrale ndaj sëcilës/sëcilit antare/antar, të sajë.

8. MBROJTJA E PËRSONALITETIT TË INDIVIDIT: Nëse dikush nga anëterët e organizatës të caktuar ofendon, shanë, apo kërcënon dikë nga anëtarët e organizatës, ose të palës së tretë, udhëheqesia duhet t’ia terheq verejtjen këtij personi dhe t’i ndihmojë në rritjen e qasjes pozitive dhe respektit ndaj të tjerëve. Nëse kjo sjellje përsëritet, udhëheqësia duhet marrë masa përjashtimi nga organizata të ketij individi (ose dënim administrativ të parashikuar sipas veprës në fjalë).

9. PRIORITETI I KOMUNIKIMIT POZITIV: Të gjithë individët dhe udhëheqësia e tyre obligohen që me pozitivitetin ma të madh të mundur dhe respektin njerzor të komunikojnë mes veti edhe më palën e tretë.

10. PËRGJEGJËSIA ETIKE DHE MORALE: Çdo individ ka përgjegjësi sociale që normat etike të cekuara më larë të zbatohen dhe të jetësohen kudo që ato/ata veprojnë.
Konkludim

Është detyrë e çdo qytetari të Kombit tonë ti reflektonë dhe të ti kontrollonë emocionet kur ajo ai komunikonë, qoftë nëpër debate të ndryshme në presencë fizike më bashkëfolesit e saj/tij, apo kur komunikonë përmes rrjeteve sociale dhe atyre virtuale.

Ç’do njeri që ka pozitë apo përgjegjsi lidershipi në familje, organizatë, arsim apo në politikë duhet të jetë një model për të mirë në komunikim, sepse këta njerëz kanë përgjegjsinë kyçe për degradimin e komunikimit të popullit tonë.
Akademitë e Shkencave të Shqipërisë dhe të Kosovës janë duke heshtur edhe para kësaj katastrofe të komunikimit, që e ka kapluar Kombin tonë, ndaj këto duhet të jenë proaktive, që ky fenomen dashakeqës të stopohet as më shpejtë.
Mediat, posaqerisht ato të radiove dhe të televizioneve duhet të posedojnë etikën e komunikimit dhe mos të lejojnë një komunikim denigrues në oganizatat e tyre.
Ne të gjithë duhet ta zhvillojmë një kulturë korrektuese, më pergjegjsi sociale, që denigrimeve në komunikim mos të ju lejojmë hapesirë.
Dhjetë normat e komunikimit të ceura më lartë, me theks të posaqem në etikën e komunikimit duhet aplikuar nga çdo individ dhe organizatë.

Referencat:
Çitaku, F. (2019) Shpresa e avancimit të kombit shqiptar është investimi në lidership dhe inteligjencën emocionale. Prointegra.https://prointegra.ch/shpresa-e-avansimit-te-kombit-shqiptar-eshte-investimi-ne-lidership-dhe-inteligjencen-emocionale/
Çitaku, F., dhe Çitaku Preteni, L. (2019). Dhjetë normat e Etikës së Komunikimit në Organizatë. Drenicapress. https://www.drenicapress.info/dhjete-normat-e-etikes-se-komunikimit-ne-organizate/

Autorët:
Prof. Dr. Fadil Çitaku, PhD, MME (Uni Bern), Academy of Leadership Sciences Switzerland, Zürich (www.alss-edu.ch, [email protected])

Lumturie Çitaku Preteni, lic.iur. MBL, BesaLex Beratungsbüro, Bern (www.besalex.ch)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat