Serbija e Milosheviçi u kapën fort pas kauzën së nacionalizmit, dhe u ushqyen me këtë kauzë ambicien e ngjitjes drejtpushteterores

Opinione

Serbija e Milosheviçi u kapën fort pas kauzën së nacionalizmit, dhe u ushqyen me këtë kauzë ambicien e ngjitjes drejtpushteterores

Nga: Ragip Guraziu Më: 10 korrik 2020 Në ora: 14:53
Ragip Guraziu

Veçantërisht Radioja e Televizioni Serb (RTS), qëllimisht përhapte dezinformimin mbi abuzimet kundër serbëve në Kosovë,  përfshirë përdhunimin e grave, dhe bënte fushatë për të nxitur krijimin e konservimin e imazhit negativ të shqiptarëve. Në dy vitet e mëpastajmë, tubime masive u mbajtën në Jugosllavi, dhe u quajtën “tubime të së vërtetës”, gjatë të cilave Milosheviçi i bënte thirrje lavdisë serbe, dhe kërkonte ndryshime kushtetuese për të shfuqizuar autonominë e Kosovës.

Në një prej këtyre tubimeve, Milosheviçi u shpreh:

‘’Ne do ta fitojmë betejën për Kosovën, pavarësisht pengesave që do të na duhet të kalojmë brenda e jashtë vendit. Ne do ta fitojmë pavarësisht nga fakti, që armiqtë e jashtëm të Serbisë, të ndihmuar nga ata të brendshëm, po komplotojnë kundër nesh. Ne u themi atyre , që ne nisim një betejë . . . me synimin për ta fituar atë.

Shqiptarët etnikë organizuan grevat e protestat e tyre publike kundër shtrëngimeve e represionit që rriteshin në provincë. Ndryshe nga tubimet serbe, demonstratat shqiptare u shpërndanë shpesh me forcë, dhe shumë shqiptarë u arrestuan. Më 17 nëntor 1988, udhëheqja e partisë komuniste të Kosovës u shkarkua. Disa ditë më vonë, minatorët shqiptarë të minierës së Trepçës, afër qytetit të Mitrovicës, u hodhën në grevë. Më 25 nëntor, parlamenti federal miratoi amendamentet kushtetuese, të cilat hapën rrugën për ndryshimin e kushtetutës serbe. Azem Vllasi, kreu i partisë komuniste të Kosovës dhe përfaqëesuesi politik i shqiptarëve të Kosovës në nivelin federal, u shkarkua.

Më 20 shkurt 1989, minatorët e Trepçës u hodhën në grevë përsëri përtë kërkuar rikthimin në detyrat e tyre të udhëheqësve të partisë së Kosovës.

Qeveria dislokoi trupat ushtarake dhe imponoi “masa speciale” në rajon, të cilat morën formën e ligjit të luftës. Në krahinë, në mënyrë të veçantë mes intelektualëve dhe udhëheqësve të shqiptarëve etnikë, mbizotëronte atmosfera e frikës. Republikat e tjera jugosllave, sidomos Sllovenia, zunë të protestonin kundër nacionalizmit agresiv serb.

Pas një tubimi masiv pro Milosheviçit në Beograd, Vllasi u arrestua tri javë më vonë, u njoftua për një kushtetutë të re serbe. Asambleja kosovare – e përbërë kryesisht nga shqiptarë etnikë, por që ishte nën Konteksti historik-presionin e drejtëpërdrejtë të Beogradit – i pranoi ndryshimet e propozuara kushtetuese, të cilat e rikthyen autoritetin e Beogradit në krahinë.

Ndërsa Beogradi festonte, shqiptarët e Kosovës i kundërshtuan me forcë ndryshimet.

Fjalimi i Sllobodan Milosheviçit në Gazimestan të Kosovës, më 28 qershor 1989 (600 vjetori i betejës së

serbëve e otomanëve) ,në kohën kur zhvillohej kjo betejë historike famëmadhe në Kosovë, njerëzit ekishin drejtuar shikimin nga yjet, duke pritur ndihmë prej tyre. Sot, gjashtë shekuj më vonë, njerëzit e kanë drejtuar shikimin përsëri nga yjet, por këtë radhë për t’i pushtuar ata. Në rastin e parë, ata mund t’i lejonin vetes përçarjen, urrejtjen e tradhëtinë, sepse jetonin në copëra më të vogla të ndërlidhura mes

tyre me fije të dobëta.

Tani, si njerëz të këtij planeti, nëse nuk janë të bashkuar e nëse nuk jetojnë në harmoni e solidaritet reciprok, ata nuk mund të pushtojnë qoftë edhe planetin e tyre – për planete të tjerë as që mund të flitet. Për këtë arsye, fjalët që i kushtohen bashkimit, solidaritetit e bashkëveprimit midis njerëzve në dheun e mëmëdheun tonë nuk kanë në asnjë vend tjetër po atë domethënie të madhe që kanë këtu në fushën e Kosovës, e cila është simbol i përçarjes e tradhëtisë.

Në kujtesën e popullit serb, kjo përçarje ka qënë një faktor vendimtar për humbjen e betejës dhe për vuajtjet që Serbia ka hequr për gjashtë shekuj me radhë. Edhe nëse s’do të ishte kështu, në një pikëpamje historike është e qartë se njerëzit e kanë konsideruar përçarjen si fatkeqësinë e tyre më të madhe. Prandaj është obligimi i popullit për ta larguar këtë përçarje, në mënyrë që të mbrojnë vetveten nga disfatat, dështimet dhe mbetjen në vendnumëro në të ardhshmen.

Konteksti historik

Udhëheqësi jugosllav Josif Broz Tito ideoi një kushtetutë të re më 1974, nëpërmjet së cilës u dha më shumë autonomi dy rajoneve të Serbisë:  Kosovës dhe Vojvodinës (kjo e fundit me një numër të madh hungarezësh etnik). Megjithëse nuk arritën statusin e republikave federale të Bosnjës,

Kroacisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Sllovenisë, dy krahinat u deklaruan “krahina autonome”, gjë që bënte të mundur përfaqësimin e tyre në presidencën federale dhe u jepte të drejtën të kishin bankat e tyre qëndrore, polici të veçantë, parlament dhe qeveri rajonale.

Shqiptarët  etnikë u bënë kështu pjesë e disa qarqeve të elitës sunduese. Shqiptarët etnikë, të cilët në vitin 1971 përbënin rreth 74% të popullsisë  së Kosovës, morën shumicën e pozitave kyçe në pushtetin e krahinës, morën nën kontroll sistemin e arësimit, sistemin gjyqësor dhe policinë, ndonëse gjithçka ishte nën kontrollin e Titos dhe të Partisë Komuniste, e cila ishte forca politike sunduese e vendit. Universiteti në gjuhën shqipe i   Prishtinës u hap më 1970 dhe pati përkrahjen e autoriteteve.

Ideja e autonomisë së Kosovës nuk u përqafua kurrë prej një segmenti të rëndësishëm të elitës sunduese serbe, e cila e shihte këtë autonomi si një kërcënim ndaj interesave e sovranitetit të Serbisë. Autonomia e Kosovës dhe e Vojvodinës, argumentonin disa, dobësonte pushtetin serb në Jugosllavi. Zërat kritikë u zbehën gjatë viteve ’70, por rifilluan të gjallërohen pas vdekjes së Titos në vitin 1980. Një vit më pas, shqiptarët etnikë të udhëhequr nga studentët e universitetit, fillimisht shprehën pakënaqësinë ndaj kushteve të këqija të ushqimit e strehimit nëpër konvikte, e më pas dolën në rrugë për të kërkuar rroga më të larta, liri shprehjeje më të madhe, lirimin e të burgosurve politikë dhe statusin e Republikës brenda Jugosllavisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat