Mendja shpesh më thotë të betohem që të mos lexoj dhe shikoj mediat se çka krejt po ndodhë në Kosovë apo edhe në mbarë popullin shqiptar

Opinione

Mendja shpesh më thotë të betohem që të mos lexoj dhe shikoj mediat se çka krejt po ndodhë në Kosovë apo edhe në mbarë popullin shqiptar

Nga: Luz Tomaj Më: 11 korrik 2020 Në ora: 07:27
Luz Tomaj

Dita që kaloj, thua se I zuri maje. Lexoja shtypin, shiqkoja TV-n. Çka me lexu apo shiku, çka e gjitha ndodhi, e ku, mu në Parlament. Lexoja se çfarë thonte Zëvendëskryeministri - Selmanaj, në një anë, ndërsa, deputeti, madje edhe fizikisht pretendonte të sulmon Kryeparlamentaren. Më shkoi mendja kur si fëmij, me bashkfshatarë - moshatar I ruanim lopët, dhe, kur donim të fjalosëshim, I thonim njëri tjetrit: hajde shkelma kamen se t’kallxoj.... Edhe në Parlament, nuk zhvillohet debati parlamentar por, zhvillohen debate provokuese, debate kërcnuese dhe, një ditë, nuk do është befasi, në se ndodhin edhe përleshje fizike.

Ishte kjo vetëm edhe një, në vazhdimësi te të gjitha t’zezave  të cilat, nga dita në ditë, ndodhin në Kosovë dhe jo vetëm.

Sëpari, e shiqoj, armikun shekullor – Serbin, e cila historikisht, u përpoç për zhdukjen e shqipëtarve, nga dita në ditë, armatoset dhe vetëm armatoset. Ai buzoshi Vuçiq iu shet mend Kryeministrit të Shqipërisë dhe Kryetarit të Kosoves.

Në anen tjeter, ngjarjet e fundit në Parlamentin e Kosoves, nuk janë asgjë tjetër por pasojë e mungeses së aftësive dhe njohurive për formimin dhe mbajtjen e shtetit. Shteti I Kosoves I ka tri institucione të cilat I definon Kushtetuta – Parlamenti, Presidenti dhe Qeverija. As komunikimi, në mes këtyre institucioneve nuk dallon nga komunikimi, në seancen e djeshme të Parlamentit. Iu lutem, a mund të flitet për donjë funkcionim efikas të shtetit?!! Që nga fillimi, pra, për 12 vite, thuaja, të njejtit individ, e përbëjn shtresen e cila e udhëheq Kosoven. Çka krejt duhet me ndodhë që ata të kuptojn se kur është mjaft, kur është tepër. Bëhen lojra me emrime dhe shkarkime të qeverisë. Subjektet politike, të mbyllura në klane, ua imponojnë qytetarve emrat për deputet, sipas njifar sistemi të quajtur të demokracisë përfaqsuese, e cila është kopjim I ati centralizmit demokratik të dikurshëm. Nuk I mundësohet popullit, përmes njisive lokale që të propozojn dhe zgjedhin përfaqsonjësit e vet. Pa kurrëfar kritere, caktohet lartësija e të ardhurave mujore të bartësve të institucioneve të shtetit, të cilat, ku me dit sa fish janë më të mëdha se të ardhurat minimale apo të pensioneve në Kosovë. A nuk është shtresa politike sot edhe shtresa më e pasur në Kosovë?!

Nga nji herë po mendoi që liberalizimi I vizave mos të ndodhë nga se populli do e braktis Kosoven. Mirpo, shtresa politike, vite me radhë, e gënjen popullin se liberalizimi do ndodh neser apo pasneser dhe nuk e kupton se pengesë e liberalizimit është vet shtresa politike, e cila është bartëse e korrupcionit.

Për interesin gjithkombëtar as që mund të flitet. Po shkoj prap ke armiku. Vërej se çka bën ose përpiçet me bërë Serbia për  serbët në Kosovë, Bosnje, Mal të zi e gjetiu. Çka bëri Shqipërija apo Kosova për shqipëtarët e Lugines, Maqedonis, Malit të Zi, e mos të flasim për Qamri e gjetiu. Jo more jo. Kryeministri I Shqipëris komunikon me Kryetarin e Kosoves por jo me Kryeministin. Kontaktimet bëhen në bazen e marrëdhënieve personale por jo edhe ato institucionale. Prandaj edhe mendoj se politikajt shqipëtar, të Shqipëris apo Kosoves, as që kanë njohuri për nocionin e kombit.

Vallë, a mos duhet të aktivizohet diaspora që ta mpron popullin shqipëtar, por kësaj rradhe jo nga armiku por nga shtresat politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat