Vjosa nuk është vetëm?!

Opinione

Vjosa nuk është vetëm?!

Skënder Mulliqi Nga Skënder Mulliqi Më 11 korrik 2020 Në ora: 14:27
Vërsulja e deputetit të LDK-së ndaj Osmanit

Liria në kuptimin e plotë fjalës ende është largë në Kosovë?!Liria është koncept i përgjithshem në një shoqëri të prosperuar dhe demokratike. Ne, nuk po e ndërtojmë  ende një  shoqëri  të lirë, për fatin tonë të kaq.E aq me pak po ndërtojmë liri për gjininë femnore, e cila është qënja më e shtrejte njerëzore. Nuk ka gjë më humane së në një shtet të kemi barazin gjinore në nivel të duhur.

Ende jemi largë inkuadrimit të  gruas në jetën shoqërore e politike .Edhe nese ato janë të ikuadruara diku nuk po gezojnë respektin e nevojshem , ende zëri i tyre nuk po ndëgjohet sa duhet.  

Forca e gruas shqiptare ka bërë jehohë në botën demokratike . Kemi këngëtare të famshme, gra që kan arritur të ngjitën lartë edhe në politikëbërje , sportiste e kështu më radhë.Shumë gra të Kosovës madje janë më burra ,së do burra, neper institucione të shtetit. E tillë është edhe kryeparlametarja Vjosa Osmani, e cila vetëm së ka parime dhe mendime ndryshe në politikë, po linqohet dhe madje po kërcnohet nga shume burra(bureca) të LDK-së, edhe nga burrat e partive të tjera politike .Ajo  nuk po i duron sundimtarët  mbi kokë, nuk po i duron padrejtësitë karshi qytetarëve të lodhur në skam dhe mjerim social, e në anën tjetër na janë krijuar pasanikë mbrenda natës pa asnjë ndjersë.Vjosa është gruaja më e votuar dhe më reputacion në Kosovë. As kjo gjë nuk po respektohet.Një njeri që nuk bjen pre e pazareve të pista duhet të gëzon autoritet të pakontestueshëm.

U shkarkua nga kryesia e LDK-së  për mendimin  e saj ndryshe sigurisht shumë më pozitivë për ta përmirësuar gjendjën e ecurive ekonomike dhe atyre politike gadi kolapsuese.Unë e kam përmbajtur Vjosën gjatë fushatës, së i ka të gjitha atributët e një politikane serioze , dhe është   profesioniste e vertëtë .Këto reshta  i bëra më shumë për faktin së ajo në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës,  u sulmua nga një deputet  i papërgjegjshem i LDK-së, u sulmua  nga  një anonimus si Xhavit Ukaj.

Duket së ky njeri dështi ta dalë në qendër të  vëmendjës më gjeste rrugaqësh, duke e sulmuar Vjosën. Ky  së bashku më shumë të tjere te LDK-se ,  nese rrahin gjoks,  të bëhën të fortë më burra ?! Vjosa kur është shkarkuar ka thënë së më “shkarkuan vetëm pse jamë grua”?! Shpesh në shkrimet e mia e kam theksuar së Kuvendi  i Kosovës që shumë kohë po ngjanë në “Klub Cirkuzantësh”, së ketu janë tubuar gjithfarë halabakësh politik, që së kan vendin në institucione të larta të shtetit.Çdo respekt për të gjitha gratë kuvendare pa marrë parasysh së cilit taborr politikë i takojnë.Shumica kan sjellje korrekte, për çka janë edhe të thirrur të gjithë kuvendarët. Në Kosovë ka ardhur koha për korrigjime të mëdha e historike.

Në fron moti ka qenë dashur të ngjitën forcat përparimtare, duke i larguar forcat reakcionare dhe korruptive. Kjo klasë politike nuk po pajtohet për ndryshime pozitive. Sikur të ishin pajtuar nuk do ti kishin bërë gjitha këto marri politike midis pandemie globale ku po na vdesin shumë njerëz! Vjosa  i ka të gjitha kapacitetet , pozitën dhe njohuritë politike, që të  bëhët pjesë  e dialogut më Serbinë…   

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat