Nuk e di s’po kuptoj!....

Opinione

Nuk e di s’po kuptoj!....

Nga: Petrit Dibrani Më: 12 korrik 2020 Në ora: 10:17
Petrit Dibrani

T’iu gëzohemi, fatkeqësive të luftëtarëve të lirisë, është më shumë se marrëzi, është fatkeqësi jo vetëm për lirinë, po për mbarë shqiptarinë.

Në gjendjen ç’fare jemi, si shoqëri t’iu gëzohemi, aktakuzave të ngritura ndaj luftëtarëve të lirisë, kah po shkojmë si shqiptar në përgjithësi!

Presidenti i Republikës, po akuzohet!!

Është nderë dhe njerëzi, që ne të reagojmë si shoqëri në përgjithësi.

Ç’ka fitojnë, shqiptarët në përgjithësi dhe Kosova në veqanti, nga aktakuzat e ngritura ndaj çlirimtarëve, që luftuan për LIRI?!

Vetëm ata, shkurtpamës dhe pa dinjitet, i gëzohen dhe i duartrokasin, gjendjes së rënduar në vend....

Në kohë të pandemisë, ku ç’do ditë kemi raste të reja të infektimit, apo bartjes së virusit, disa i gëzohen edhe infektimit me Covid-19, të Kryetarit të LDK-ës z. Isa Mustafës.

 

Nuk e di s’po kuptoj, ç’farë duhet tjetër të ndodhë, që ne mos t’iu gëzohemi fatkeqësive të tjerëve....

A s’po i’u mjaftojnë, vdekjet e qytetarëve, thuajse ç’do ditë, nga Covid-19?

A s’ju mjaftojë, izolimi i përgjithshëm mbrenda në shtëpi?

Ç’farë duhet tjetër të ndodhë, që ju të ushqeheni me urrejtje, ndaj njëri-tjetrit dhe të ngopeni?!

Kosova është në gjendje shumë të rënduar!

I madhi Zot ju marroftë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat