Higjienë, distancë dhe maska mbrojtëse!

Opinione

Higjienë, distancë dhe maska mbrojtëse!

Nga: Petrit Dibrani Më: 12 korrik 2020 Në ora: 13:34
Petrit Dibrani

Respektimi i masave mbrojtëse, është edukatë qytetare! 

Vendimi i Institutit Kombëtar i shëndetësisë publike ( IKSHPK ), për respektimin e masave mbrojtëse, është vendim në këtë kohë me pandemi, që duhet respektuar në përgjithësi.

Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, s’duhet të politizohet, dhe as me teori konspirative, të trajtohet.

Jo rastësishtë thuhet, qytetaria aktive e sjellë ndryshimin, dhe tregon edukimin!

Qytetarët e edukuar, s’kanë nevojë për izolim të tepruar.

Qytetarët aktiv të edukuar, e bëjnë ndryshimin dhe e respektojnë vendimin.

Të gjithë së bashku, duke respektuar masat mbrojtëse, tregojmë se s’kemi nevojë për gjendje të jashtëzakonshme.

S’ka nevojë, me filozofu dhe as me zbulu, vetëm masat mbrojtëse, me i respektu!

Të dashur qytetarë!

1. Higjienë personale.

2. Distancë.

3. Maska mbrojtëse.

Jo, zbulime dhe parashikime, po vetëm respektim të vendimeve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat