Kosovës ia vënë kopilin te dera Thaçi, Mustafa, Haradinaj, Limaj dhe Pacolli

Opinione

Kosovës ia vënë kopilin te dera Thaçi, Mustafa, Haradinaj, Limaj dhe Pacolli

Rexhep Torte Nga Rexhep Torte Më 12 korrik 2020 Në ora: 15:28
Thaçi, Haradinaj dhe Mustafa

Në Kosovë ka rënë shumë poshte katundi do të thoshte populli.

Avdullah Hoti në takimin që bëri ditë më parë me Aleksandër Vuçiqin, u tregua naiv, diletant dhe karierist, duke i dhënë të drejtë vehtes se është meritor, dhe se do të mbetet në historinë e Kosovës si funksionar i aftë dhe vizionar.

Avdullah Hoti nuk është gjë tjetër veçse zëdhënës i Hashim Thaçit dhe i qëllimeve të tij të dëmshme për Kosovën.

Avdullah Hoti do të shprehte qëndrim më të efektshëm e dinjitoz, nëse para samitit ose gjatë samitit që u mbajt në Paris më datë 10 korik 2020 lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, ti përsëriste fillimisht krimet që Serbia i kreu në Kosovë gjatë agresionit gjenocidal të viteve 1998/99, ku u vranë dhe u masakruan më shumë se 13 mijë shqiptarë të pafajshëm të të gjitha moshave dhe gjinive.

Ku u vranë edhe 1333 fëmijë, mes tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënë.

Ku u dhunuan në mënyrën më shtazarake 20 mijë femra shqiptare.

Ku u rrëmbyen 1650 shqiptarë të të gjitha moshave e gjinive, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur dhe se këtë mund ta bëjë vetëm Serbia që i ka të skenaret dhe të dhënat e sakta.

Mbi këtë bazë të kërkonte që edhe në Serbi domosdo të themelohet Gjykata e Hagës për Krimet e Luftës, për ti vënë para drejtësisë kriminelët serbë.

Avdullah Hoti në fund duhej ti drejtohej edhe kryetarit Aleksandër Vuçiq me fjalët, “ Ju zoti Vuçiq keni qenë ministër i kriminelit Sllobodan Millosheviq, dhe keni urdhëruar masakrat ndaj popullatës shqiptare në Kosovë, ndaj dinjiteti im njerëzor nuk më lejon që të ulem e të bisedoj me një person si Ju”.

Avdullah Hoti po të vepronte në këtë mënyrë para takimit ose gjatë takimit në Paris , me siguri që do ta paralizonte Aleksandër Vuçiqin, dhe do të krijonte hapësirë diplomatike për konsolidimin e faktorit politik në Kosovë, për tu përgatitur edhe më mirë për këtë dialog, dhe për të gjetur një person adekuat për ta përfaqsuar Kosovën denjësisht në këtë dialog tepër të rëndëesishëm.

Ky do të ishte një mesazh i fuqishën edhe për Emanuel Macron dhe Angela Merkel, një mesazh edhe për tërë ndërkombëtarët, por edhe për Serbinë agresore gjenocidale, se Kosova nuk mund të tolerojë më padrejtësi.

Avdullah Hoti me mënyrën si veproi dëshmoi një diletantizëm diplomatik , dhe ua hapi rrugën edhe Serbisë edhe ndërkombëtarëve që ta mbështesin kërkesën Serbisë për arritjen e një kompromisi në dialogun Kosovë-Serbi edhe pse në dëm të Kosovës.

Takimi i samitit në Paris për dialogun Kosovë-Serbi mes Avdullah Hotit, kryeministër i Kosovës dhe Aleksandër Vuçiqit, kryetar ti Serbisë, i mbajtur më 10 korrik 2020 në praninë e Emanuel Macron-it, kryetarit të FRancës dhe dhe Angela Merkel-it, kancelares së Gjermanisë, e turbulloi ujin e pastër të Kosovës.

Takimi në këtë samit në Paris kishte edhe një mangësi të kierarkisë protokolare, sepse aspak nuk i ngjante peri gëzofit.

Këtij takimi i mungonte kierarkia e balancuar protokolare, sepse Avdullah Hoti është kryeministër i Kosovës, ndërsa Aleksandër Vuçiqi, kryetar i Serbisë.

Kosova me aqë shumë intelektualë të zgjuar dhe të zotë, nuk duhej të lejonte që një kryeministër i Kosovës të shkojë të ulet në një tryezë me kryetarin e Serbisë. Ky është një gabim i madh.

Kjo gjë i jep një pamje dhe kuptim joserioz fizionomisë dhe domethënies së këtij takimi.

Në këtë takim u ulën ballë për ballë Avdullah Hoti i Kosovës viktimë me Aleksandër Vuçiqin, ministrin dhe urdhërdhënësin për krimet serbe në Kosovë dhe bashkëpunëtorin e ngushtë të kriminelit Sllobodan Millosheviq gjatë agresionit gjenocidal të viteve 1998/99 në Kosovë.

Ky takim i ngjante asaj përrallës së ujkut me qengjin, kur ujku nga sipër burimit iu drejtua qengjit me fjalët , “qengj pse ma turbullon ujin” , si preteks për ta gllabëruar apo për ta dëmtuar Kosovën.

Avdullah Hoti u nxitua, dhe në këtë takim në Paris shkoi pa një konsensus të brendshmëm politik në Kosovë.

Avdullah Hoti në këtë takim shkoi pa një platfomë të miratuar me konsensus për dialogun Kosovë-Serbi.

Avdullah Hoti në këtë takim shkoi me kopilin që Kosovës ia lënë te dera Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Ramush haradinaj, Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacolli, të cilët me skenar të paramenduar me hollësi e tradhëti e rrezuan Qeverinë e Albin Kurtit, qeverinë që ishte më shpresëdhënëse dhe më e dobishme për Kosovën.

Edhe gjuha plot urrejtje dhe kërcënuese ndaj kryeparlamentares Vjosa Osmani në mbledhjen e Parlamentit të Kosovës në datë 10 korrik 2020, ishte një papjekuri dhe njollë e zezë për Kosovën.

Edhe dalja e deputetëve të Listës Serbe nga salla e Parlamentit të Kosovës, në momentin kur me një minutë heshtje, behej homazhi dhe nderimi për më shumë se 8 mijë viktimat e gjenocidit të Serbisë 25 vitë më parë në Srebrenicë, dëshmon se Qeveria e Avdullah Hotit nëpërmjet Listës Serbe, e solli Beogradin në Prishtinë.

Kështu si u paraqit Avdullah Hoti në këtë samit në Paris, i mundësoi Aleklsandër Vuçiqit të deklarojë se,” nuk pranon ultimatume nga Kosova, dhe të mendojë se Macron dhe Merkel e dijnë se çka është e mundur dhe reale, se një janë dëshirat dhe tjetër realiteti dhe kuptimi serioz i situatës, dhe se nuk do ta kenë të lehtë ata që mendojnë se, Serbisë mund tia marrin të gjitha”, u shpreh Aleksandër Vuçiq.

Avdullah Hoti të njëjtin veprim duhej ta bënte para ose gjatë samitit edhe nëse paraqiteshin si bashkëbisedues homologë tjerë nga Serbia që kanë të kaluar kriminale.

Avdullah Hoti të njetin veprim duhej ta bënte ndaj Aleksanër Vuçiqit edhe gjatë videokonferencës më datë 12 korik në Bruksel, me ndërmjetësimin e Miroslav Lajçak, përfaqësuesit të BE për dialogun Kosovë-Serbi.

Avdullah Hoti tashmë ka pranuar që takimi i ardhëshëm i dialogut Kosovë-Serbi të mbahet më 16 korrik 2020 në Bruksel.

Josep Borrel, shefi i diplomacisë së BE lidhur me rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi, më dtë 12 korrik 2020 deklaroi se, “ Kjo kërkon guxim politik nga të dyja anët. Kërkon përkushtim dhe angazhim në frymën e kompromisit dhe pragmatizmit”.

Kjo deklaratë e Josep Borre-it tregon qartë dhe e shton brerngosjen e Kosovës dhe të tërë shqiptarëve se edhe pas kaqë krimeve, vrasjeve dhe dhunimeve që i bëri Serbia, Kosova do të bëhet mish për top, sepse qoftë BE , qoftë SHBA, për interesa të tyre janë duke e favorizuar Serbinë kriminale dhe gjenocidale, karshi Kosovës viktimë. Kjo është padrejtësi e madhe dhe e pafalshme.

Zoti e mbrojtë Kosovën nga keqbërësit dhe armiqtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat