Një çerek shekulli nga masakra e Srebrenices - Bota Sot
Një çerek shekulli nga masakra e Srebrenices

Opinione

Një çerek shekulli nga masakra e Srebrenices

Nga: Mr.Donika Hoti Më: 12 korrik 2020 Në ora: 18:53
Mr.Donika Hoti

Bosnja dhe Hercegovina shtrihet në pjesën juglindore të Evropës dhe në anën perëndimore të Gadishullit Ballkanik. Në veri dhe jug kufizohet nga Krocia dhe në lindje kufizohet me Serbinë dhe Malin e Zi. Ka dalje në detin Adriatik në afërsi të qytetit të Mostarit. Gjatë luftës së Bosnjës në mes viteve 1992-1995, u pushtua pjesërisht nga ushtria sërbe, e cila më vonë u tërhoq pasi sërbët përbënin një pakicë të vogël në Mostar dhe pasi u gjend nën sulmin e ushtrisë së Kroacisë. Pas tërheqjes së ushtrisë sërbe, kroatët dhe bosnjakët u ndeshën me njëri-tjetrin për mbizotërimin e qytetit në vitin 1992-1993. Gjatë luftimeve u shkatërrua nga një predhë tanku edhe ura e famshme e Mostarit. Kroatët dhe bosnjakët përfunduan konfliktin me arritjen e nënshkrimit të Marrëveshjes së Uashtingtonit të vitit 1994.

Bosnja dhe Hercegovina ndahet në dy njësi shtetërore dhe një njësi e papërcaktuar të cilat më tej në njësi administrative. Njësitë shtetërore ndahet në dy republika në Republikën e Federatës së Bosnjës dhe Republika Sërbe. Ndërsa, njësitë administrative sipas njësive shtetërore janë në Kantonet e Federatës së Bosnjës dhe Hercegovina. Kantonet e Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës një nga dy entitetet politike të Bosnjës dhe Hercegovinës. Dhjetë katonet janë të themeluar nga Ligji për Njësitë Federale (kantonet) me 12 qërshor të vitit 1996.

Në shekullin e parë të erës sonë, pjesa më e madhe të Bosnjës së sotme e gjejmë si pjesë të Perandorisë Romake. Kjo pjesë ishte e banuar nga ilirët, pas rënies së Perandorisë Romake, ajo bëhet pjesë e Perandorisë Bizantine, si disa pjesët të tjera të territorit të Ilirisë. Sllavët në Bosnjë filluan të vijnë diku rreth shekullit të shtatë në këtë pjesë të Ilirisë dhe të Trakisë. Me rritjen e numrit të ardhacakëve fillon procesi i tërheqjes së popullësisë nga qytete dhe vendbanimet në periferi e dikur me vonë dhe në pjesët malore. Proces që mund të vërehet në shtetet perëndimore ku banorët vendas tërhiqen nga qendrat në periferi të tyre.

Të dhënat historike tregojnë se Bosnje dhe Hercegovina është njëri ndër vendet në Evropë, me një histori pothuajse të pandërprerë si njësi gjeopolitike që nga mesjeta deri në luftën e fundit në vitin 1992. Ndërmjet viteve 1180 dhe 1463, ajo ishte mbretëri e pavarur në mes viteve 1580 deri 1878 ishin një “Ejalet” në kuadër të Perandorisë Osmane nga viti 1878 deri në vitn 1918 ishin brenda Perandorisë Austro-Hungarisë dhe nga viti 1945 deri në vitin 1992 ishte një Republikë Federale në kuadër të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë.

në Bosnje dhe Hercegovinë në pjesë lindore është qyteti i Srebrenicës, e cila në njësinë administrative i takon Republikës Sërbe. Sipas regjistrimit të popullësisë në vitin 1991, komuna e Srebrenicës ka pasur 36.666 banorë të përhapur në 81 vendbanime. Sipas të dhënave të njëjta regjistrimi i 75.5 përqind të popullësisë së Srebrenicës ishin të nacionalitetit bosnjak dhe 22.7 përqind ishin me origjinë të nacionalitetit sërbë. Pas arritjes së Marrëveshjes së Dejtonit komuna e Srebrenicës në tërësi iu dha Republikës Sërbe.

Si filloi lufta në Srebrenicës? Me 18 prill të vitit 1992, serbi Jelko Rajnatoviç, i njohur me pseudimin “Arkan” së bashku me grupin paraushtarak, arriti ta merrte Srebrenicën. Por bosnjakët e Srebrenicës të organizuar nën udhëheqjen e Naser Oriçit në malet përreth qytetit, kaluan në kundërsulm dhe pas tri ditëve e rimorën qytetin. Pas kësaj, serbët në mënyrë të përsëritur u përpjek ta merrte Srebrenicën, mirëpo nuk pati hapësirë më shumë se sa qytetin ta rrethonte. Ndërsa, bosnjakët e tjerë që kishin ikur nga sulmet sërbe u dyndën në drejtim të Srebrenicë dhe popullësia e qytetit u rrit për rreth 40.000 mijë qytetarë bosnjakë.

Ky sulm u bëjë me qëllim për t’i lënë bosnjakët në një situatë të vështirë, serbët penguan hyrjen në qytet të ndihmave me ushqime dhe ilaçe të Kombeve të Bashkuara, ndërsa, Kombet e Bashkuara nuk reaguan ndaj kësaj situate. Gjatë periudhës tremujore nga muaji mars deri në qërshor në vitin 1993 në rajonin e Srebrenicës ishin hedhur nga ajri rreth 1900 ton ushqim dhe ilaçe. Që nga marsi i vitit 1993, serbët e Bosnjës filluan veprime më të planifikuara dhe të dhunshme për ta marrë Srebrenicën. Si pasojë e kësaj, me 16 prill të vitit 1993, Srebrenica ishte në një rrethim të plotë sërb. Ishte parashikuara që në fillim në rast të rënies së Srebrenicën në duart të serbëve do të ndodhte një tragjedi e madhe. Philippe Morilon, komandanti me origjinë franceze i UNPROFOR-it, u alarmua nga situata dhe arriti t’i bindë serbët me nismat e tij diplomatike dhe me 11 mars të vitit 1993 hyri në Srebrenicë. Kështu, për një kohë të shkurtër u arrit një marrëveshje e përkohshme e armëpushimit midis palëve të përfshira në konflikt. Me qëllim për të vendosur një kontroll më të rreptë mbi situatën, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara me rezolutën Nr.819, që miratoi me 16 prill të vitit 1993 shpalli Srebrenicën një “zonë të sigurtë” e të mbrojtur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, ku së shpejti u kuptohet se kjo zonë nuk ishte e sigurtë.

Pas shpalljes së Srebrenicës si “zonë të sigurt”, UNPROKOF-i filloi mbledhjen e armëve që kishin bosnjakët e arsyetimin se sigurtë atyre tani t’ua garantonte misioni i OKB-së. Kështu bosnjakët po liheshin gjithnjë me të pambrojtur. Të gjitha vende perëndimore kishin rezerva lidhur me dërgimin e trupave të tyre zonën e sigurt të Srebrenicës.

Për shkak të vazhdimin të sulmeve sërbe në zonat të sigurta, Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me 4 qërshor të vitit 1993 miratoi rezulotën me Nr.836 me të cilën i zgjeroi kompetencat e UNPROFOR-it, duke bërë ndryshime shtesë në zonat të sigurta. UNPROFOR ishte autorizuar për të marrë masat paraprake të nevojshme përballë sulmeve ndaj zonës së sigurtë dhe rrethana duke përfshirë edhe përdorimin e forcës.

Sërbet vazhdimisht bllokonin punën e batalonit holandez në Srebrenicës. Armëpushimi herë pas here shkelej. Me kërkesën të UNPROFOR-it në nëntor të vitit 1994, aeroplanet e NATO-së bambardoi në mënyrë simbolike pozicionin sërbë. Për të penguar sulmet ajrore komandanti serb Ratko Mlladiç mori peng 70 ushtarë holandez. Këta ushtarët u liruan gjashtë ditë më vonë falë trafikut të dendur diplomatik.

Vetëm brenda vitit 1995, serbët nuk kishin lejuar ta kalonin asnjë kamion, kështu që ushtarët holandezë filluan të sëmuren si pasojë kequshqyerjes. Në maj të vitit 1995, tensioni midis batalionit holandez dhe serbë, që u përshkallëzua shumë dhe serbët filluan të hapin zjarr kundër disa postblloqeve të trupave të UNPROFOR me qëllim për t’i frikësuar ata.

Me 6 korrik 1995, serbët kaluan në mësymje të plotë kundër Srebrenicës. Në sulm rreth 30 ushtarë holandezë u morën peng nga serbët. Komandi i batalionit holandez nuk kërkoi mbështetje ajrore u bazuar në rezolutën Nr.836. Batalionit holandez veproi në mënyrë pasive dhe mbështetja ajrore u kërkua një ditë më përparë se Srebrenica të binte në duart e forcave të armatosura të Ratko Mlladiçit.

Presidenti i atëhershëm serbo-bosnjak, Radovan Karadzic urdhëroi se Srebrenica dhe Zepa të izoloheshin krejtësisht dhe autokolonat e ndihmave mos dërgohen më atje. Në prill, Srebrenica, Zepa dhe Gorazde në Bosnjën Lindore u deklaruan si “zona të sigurta” nga Kombet e Bashkuara.

Me 9 korrik 1995, Karadizc lëshoi një urdhër të lirë për të pushtuar Srebrenicën. Trupat e rrethuan enklavën dhe sulmuan paqeruajtjes holandeze, duke marrë peng 30 tyre peng.

Si u krye masakra në Srebrenicë? Pas dy muaj sulmeve ajrore simbolike kundër pozicioneve sërbe, serbët e Bosnjës dërguan një ultimatum dhe kërkuan ndërprerjen të menjëhershme të sulmeve ajrore. Serbët, të cilët thanë se do ti vrisnin ushtarët holandez, që mbanin peng, paralajmëruan se do të hapin zjarr kundër ushtarëve të mbetur të UNPROFOR-it dhe refugjatëve në Srebrenicë. Pas këtij ultimantimut të serbëve te Përfaqësusi Speacial i Sekreatarit të Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara propozoi anulimin e sulmeve ajrore. Me 10 korrik të vitit 1995, ushtarët serbë të Bosnjë filluan të bombardojnë Srebrenicën. Forcat holandez kërcënuan serbët se do të kishte goditje ajrore të NATO-së, nëse nuk tërheqeshin deri në mëngjes.

Kështu, që 11 korrik të vitit 1995, sërbët hyjnë në Srebrenicë dhe forcat e NATO-së i bombarduan tanket serbe jashtë Srebrenicës. Forcat serbe kërcenuan të rifillonin bombardimin dhe të vrisnin ushtarët e kapur holandezë. Goditjet ajrore u ndalën dhe në mbrëmjen e 11 korrikut, komandanti i serbëve të Bosnjës, gjenarali Ratko Mladic hyri në Srebrenicë.

Rreth 30 mijë refugjatë myslimanë u grumbulluan rreth bazës së paqeruajtësve holandezë në Potocari, në veri të qytetit të Srebrenicës, pasi forcat sërbe të Bosnjës morën nën kontroll zonën e sigurt.

Ratko Mladic bëri përpjekje t’i qetësonte duke u thënë se nuk kishin pse të kishte frikë. Forcat serbe të Bosnjës i futën refugjatët e frikësuar nëpër autobusa që të largoheshin. Rreth 15 mijë ushtarë dhe civilë myslimanë të Bosnjës u larguan natën nga Srebrenica, duke u përpjekur të arrinin në territor të kontrolluar nga myslimanët. Shumë vdiqën nga bombardimet dhe goditjet e snajperave.

Gjatë javës pasoi rënia e Srebrenicë, rreth 8 mijë burra dhe djem mysliman, mendohet se u vranë nga Bosnjë dhe u varrosën në varrë masive. Gjenocidi i Srebrenicës apo Tragjedia e Bosnjës, e cila konsiderohet si një krim i luftës e ndodhur me 11 korrik të vitit 1995, ku u vranë më së shumë se 8000 boshnjakë myslimanë, kryesisht burra dhe djemt nga mosha 12 deri 72 vjeçar.

Kjo tragjedi në Srebrenicë ndodhi me zbatimin e Ushtrisë e Republikës Serbe (VRS) nën udhëheqjen e gjeneralit Ratko Mlladiq, duke u përfshirë njësinë paraushtarake “Skorpioni” apo “Akrepat”, e cila ishte në kuadër të Minstrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, si dhe disa qindra vullnetarë grekë dhe rusë.

Me 11 korrik të vitit 1995, forcat sërbe të Bosnjës kanë hyrë Srebrenicë, në zonën që ishte shpallur si “vend i sigurt” nga Kombet e Bashkuara. Ndërsa, vrasjet kanë ndodhur për pak ditë, trupat e tyre i kanë hedhur në gropa dhe pyje përreth e procesi i gjetjes së trupave ka marrë vite, identifikimi dhe varrimi i tyre vazhdojnë ende.

Identifikimi i viktimave është i vështirë, pasi trupat ishin copëtuar nga ekskavatorët që i hidhnin në varre. Në qendrën përkujtimore të Potocari në Srebrenicë do të varrosen mbetjet e 33 viktimave të masakrës, të gjetura në disa varre masive gjatë viteve të fundit. Viktima më i ri është Osman Cvrka, i cili ishte në moshën 16 vjeçar kur është vrarë.

Sipas vendimin të Gjykatës të Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, “Masakra e Srebrenicës” njihet si gjenocid (popullvrasje). Ish-udhëheqësi politik serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq është dënuar me burg të përjetshëm nga Gjykata Ndërkombëtare në Hagë për Masakrën e Srebrenicës dhe mizoritë të tjera gjatë luftës së Bosnjës. Masakra e Srebrenicës është vlerësuar si më e rënda në Evropë që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Vlejnë të theksohet se në Muzeun e Gjenocidit i cili ndodhet në ish-ndërtesën e Komandës së Balationit të Holandez, i cili gjatë luftës ishte pjesë e njësive paqeruajtëse të OKB-së dhe Bosnje dhe Hercegovinë në sipërfaqe prej 900 metra katrorë me 26 dhoma me tregime që lidhen me ngjarjet e korrikut të vitit 1995. Ecja nëpër korridorin e Muzeut aktivizon zërin nga regjistrimet origjinale bëra nga oficieri Holandez i 11 korrikut.

Si u miratua Rezoluta e Masakrës së Srebrenicës? Deputetët e Parlamentit Evropian e miratuan Rezolutën e Masakrës së Srebrenicës nëpërmjet të cilës dënohet ashpër masakra e forcave serbe ndaj popullsisë bosnjake në rajonin e Srebrenicës. Në tekstin e rezolutës së Masakrës së Srebrenicës shpreh keqardhje që Këshilli i Organizatës së Kombeve të Bashkuara nuk arriti ta miratojë rezolutën të ngjashme, të sponzoruar nga Britania e Madhe për shkak të përdorimit të vetos nga ana e Rusisë. Në tesktin e Rezolutës dënohet ashpër Masakra e Srebrenicës, e cila cilësohet si gjenocid Përgjegjëse për këtë maskër konsiderohet forcat serbëve të Bosnjës, që drejtoheshin nga Ratko Mlladiqi, si edhe grupet parlamentare serbe.

Në versionin final të tekstit të Rezolutës nuk është përfshirë kërkesa e grupeve parlamentare të partive popullore evropiane (EPP), që për Masakrën e Srebrenicës të fajësohen edhe forcat policore të Serbisë që kishin shkuar në territorin e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Rezoluta për Srebenicën në Parlamentin Evropian ishte propozuar nga përfaqësuesi kroat i Grupit të Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën (ALDE), Ivan Jakoviç theksoi se: “Projektrezoluta përmban një dënim të qartë të gjenocidit dhe shpreh keqardhje për të gjithë vitkimat dhe të gjithë njerëzit që ende janë duke vuajtur për shkak të tragjedisë së Srebrenicës”.

Ndërsa, Organizata e Kombeve të Bashkuara, masakrën e Srebrenicës ku u vranë më shumë se 8 mijë boshnjakëve me 11 dhe 12 korrik të vitit 1995, e konsideroi si “krimin më të rëndë në hapësirën e Evropës, që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat