Sa na duhet kundër-zbullimi i fuqishëm në Kosovë?

Opinione

Sa na duhet kundër-zbullimi i fuqishëm në Kosovë?

Nga: Mr. Sc Shpend Salihu Më: 12 korrik 2020 Në ora: 22:05
Mr. Sc Shpend Salihu

Me qëllim të mposhtjes së elementeve subverziv dhe destruktiv në Kosovë, që kanë për pikësynim dhe qëllim parësor, futjen e panikut, ankthit dhe pasigurisë tek qytetarët me qëllim të përkeqësimit të gjendjes së Sigurisë Nacionale në shtet, ku shërbimet siç BIA dhe KOS Serbe, NIS Grek e FSB Rus, si dhe shumë shërbime tjera regjionale dhe globale, dëshirojnë që pasiguria parlamentare në Kosovë dhe Shqipëri, polarizimet politike dhe ndër-fetare të e vështirësojnë rolin e Kosovarëve dhe Shqipëtare, drejt avancimit të pozitës së tyre në rrafsh ndërkombëtar, kur tendenca është që përmes destabilizimit të Kosovës dhe Shqipërisë të tensionohet siguria dhe të shkaktohet luftë civile me qëllim që Serbia të përfitoi dikund mbi 35 % territor, dhe mundësisht të kthei afërsisht rreth 1000 policë të uniformuar në Kosovë, me preteks të ruajtjes së enklavave dhe monumenteve kulturore e fetare Serbe në Kosovë, me çfarë do vinte deri tek enklavizimi ose kantonizimi i Kosovës, që e kam paralajmëruar në shkrimet time shumë vite më parë, gjersa situata e acaruar politike dhe ekonomike si dhe rritja e rrymave dhe sekteve fetare e posaqërisht e ekstremizmit islamik, do arrinte ta zbrapste Kosovën dhe Shqipërin drejt integrimeve Euro- Atlantike dhe rëndonte pozicionin tonë në rrafsh ndërkombëtar si dhe do e ngadalësonte aspiratën tonë për bashkim kombëtar, ku Grekët këtë pasiguri duan ta shfrytëzojnë që të përfitojnë dikund rreth 15 deri 20 km bregdet në pjesën Jugore të Shqipërisë, gjersa Maqedonët duan përçarjen e Shqipëtarëve dhe një rebelim të mundshëm të Shqipëtarëve me qëllim të një ofenzive të re në drejtim të Tetovës, Gostivarit dhe Dibrës, me qëllim që të filloi pastrimi Etnik ndaj Shqipëtarëve në Maqedoni. Pozicioni i Shqipëtarëve për momentin është solid vetëm në Mal të Zi.

Fushata e egër Serbo-Greke- Maqedone dhe Ruse ndaj Shqipëtarëve në rrafsh ndërkombëtar është duke u rritur, andaj ne na duhet konsolidimi i sektorit të sigurisë sidomos i sferës së analitikës dhe kundër-zbulimit me qëllim të pregaditjes së planeve, projekteve dhe strategjive për çorientimin e këtyre shërbimeve anti-Shqipëtare. Kundër-zbulimi ka mision parësor, lajthitjen e shteteve armike, prezervimin e informacioneve, konzervimin dhe pregaditjen e planeve dhe projekteve alternative për mposhtjen e shërbimeve armike. Pra duhet në rrafsh publik, të deklarohemi krejt ndryshe e në rrafsh sekret të veprojmë krejt ndryshe si në rrafsh diplomatik ashtu edhe të strukturave të sigurisë. Nëse para opinionit bëjm një veprim publik, duhet ta kemi planin alternativ për zbatim i cili do i lajthiste shërbimet armike dhe binte në disavantazh, në të kundërtën shërbimet armike do e dinin qëllimin tonë, dhe do pregadisnin plan për veprim. Në këtë fazë na duhet përkrahja e Anglisë, sepse diaspora jonë atje është shumë e fortë.

Në SHBA për fat të keq lobi Grek përditë e më shumë po fuqizohet, si dhe lobi Serb i cili po udhëheqet nga ish Gjenerali Steve Shajver me ndikim të madh në Pentagon , dhe koka briliante e diplomacisë Amerikane në shek.e XX Henry Kissinger. Europa po ka trysni nga Rusia dhe Kina si dhe nga Serbia e Greqia e besa edhe një pjesë e madhe e Europës juglindore po na kthen shpinën, po kthehen kah aleatët ortodoks Serb e Grek, andaj po na zvarritet liberalizimi i vizave, u bë specijalja, si dhe po zvarritet procesi i marrjes së statusit të shtetit kandidat Shqipërisë, për aderim në BE. Me përkrahjen e Anglisë dhe Turqisë, ku kemi shumë Shqipëtar, do arrinim të rimëkëmbeshim ushtarakisht dhe ekonomikisht, dhe të frikësojmë shtetet përreth nëse do pregadisin ndonjë plan veprimi për një luftë speciale ndaj Shqipëtarëve në Ballkan, andaj sektori i analitikës dhe sidomos i kundër-zbulimit duhet të konsolidohet dhe të koordinohet me strukturat e sigurisë në Shqipëri që të arrijmë të i zmbrapsim sulmet e mundshme ndaj nesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat