Kosova në krizë të madhe?!

Opinione

Kosova në krizë të madhe?!

Nga: Skënder Mulliqi Më: 12 korrik 2020 Në ora: 22:53
Skënder Mulliqi

Kosova është në krizë të madhe.Askush nuk e dinë së kur kjo krizë mund të tejkalohet.Kulmi i krizës politike dhe institucionale arriti në kohën më të ligë , në kohën e pandemisë globale, e cila është duke shkaktuar viktima të mëdha në njerëz dhe dëme po ashtu të mëdha ekonomike.Kosova është sot vendi më i varfër dhe shteti më i izoluari në Evropë!

Të parën dhe as të dytën nuk e justifikon asgjë, dhe nuk e ka merituar ky popull.Na futën në kriza të llojllojshme njerëzit  më të dobët të mundshem të politikës.Rrënuan gjithëqka para veti si Cunami i pamshirshëm , e jo që Kosova është atdheu i tyre ,dhe që bëhët fjalë edhe  për bashkëvendasit e tyre!Midis pandemie  për ta kthyer pushtetin e humbur  , rrëzuan një qeveri të mirë.Pandemia ka marrë hov të madh , dhe seriozisht është duke e rrezikuar popullatën e vogël të Kosovës. Kjo kastë  politike e lanë rrugën e progresit,  e zgjodhen rrugën e krimit, korrupcionit, nepotizmit …

E shëndruan Kosovën në pronë të tyre private!E përjashtuan shumicen nga vendimarrja , i përjashtuan duke i qitë përtoke më djersën dhe mundin e tyre.Plagë të rënda i shkaktuan Kosovës.E zvetnuan shumë edhe te ardhmen e gjeneratave që po vijnë.Janë duke i daktisur rininë tonë të pashoqe rrugëve të botës.E lanë Kosovën të izoluar si ne geto.Shitën toka armiqëve serbosllavë të djeshëm dhe të sotëm, edhe pse ata na vranë e na shanë?!  

Ka ardhur koha , apo ajo ka qenë moti, të mos bindjës qytetare karshi  këtyre strukturave grabitqare , karshi këtyre njerëzve që nuk dinë kur bëhët  mjaftë?!Gjendja e rëndë ekonomike, pa punësia enorme, varfëria, hajnite… , e tash së fundi edhe pandemia janë duke e rrezikuar seriozisht edhe çenjën tonë  kombëtare ?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat