Pandemia globale COVID-19 dhe masat e qeverisë! - Bota Sot
Pandemia globale COVID-19 dhe masat e qeverisë!

Opinione

Pandemia globale COVID-19 dhe masat e qeverisë!

Nga: Petrit Dibrani Më: 13 korrik 2020 Në ora: 14:35
Petrit Dibrani

Higjienë, distancë dhe maska mbrojtëse!

Respektimi i masave mbrojtëse, është edukatë qytetare! 

Vendimi i Institutit Kombëtar i shëndetësisë publike ( IKSHPK ), për respektimin e masave mbrojtëse, është vendim në këtë kohë me pandemi, që duhet respektuar në përgjithësi.

Shpallja apo mos shpallja, e gjendjes së jashtëzakonshme, s’duhet të politizohet, dhe as me teori konspirative, të trajtohet.

Jo rastësishtë thuhet, qytetaria aktive e sjellë ndryshimin, dhe tregon edukimin!

Qytetarët e edukuar, s’kanë nevojë për izolim të tepruar.

Qytetarët aktiv të edukuar, e bëjnë ndryshimin dhe e respektojnë vendimin.

Të gjithë së bashku, duke respektuar masat mbrojtëse, tregojmë se s’kemi nevojë për gjendje të jashtëzakonshme.

S’ka nevojë, me filozofu dhe as me zbulu, vetëm masat mbrojtëse me i respektu.

Teorit konspirative, po i hutojnë qytetarët dhe në të njejtën kohë, masat e ndërmarra s’po respektohen, sigurishtë numri i të infektuarëve  po rritet, dhe masat po janë edhe më sfiduese karshi qytetarëve.

Qytetaria aktive dhe edukimi qytetarë, i mundëson, ç’do qeverie të punojë drejtë dhe me përgjegjësi të plotë, ndaj qytetarëve.

Mendimet, veprimet e unifikuara dhe të bashkrenduara, i mundësojnë shërbimeve shëndetsore, të jenë më efikase dhe ta mbajnë nën kontroll, gjendjen e rënduar me pandemin Covid-19.

Masat e secilës qeveri, merren sipas sjelljes së qytetarëve.

Qytetarët e disiplinuar, e kalojnë më shpejtë gjendjen tani më të rënduar!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat