Kandidati nga Kërçova që sfidon sistemin e korruptuar - Bota Sot
Kandidati nga Kërçova që sfidon sistemin e korruptuar

Opinione

Kandidati nga Kërçova që sfidon sistemin e korruptuar

Nga: Remzi Mehmedi Më: 13 korrik 2020 Në ora: 14:44
Remzi Mehmedi

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, kërçovari Remzi Mehmedi, në zgjedhjet e 15 korrikut sfidon sistemin e korruptuar duke kandiduar si deputet në njësinë e pestë zgjedhore, që përfshin Kërçovën, Strugën, Dibrën, Dollnenin, Ohrin dhe Prespën.

Remzi Mehmedi lindur në fshatin Shitovë të Kërçovës ka marrë titullin “Master i së drejtës ndërkombëtare publike” në Universitetin e Prishtinës. Nga viti 2009-2016 ka qenë i angazhuar si asistent në Universitetin Shtetëror të Tetovës, në Fakultetin Juridik. Ai gjithashtu në vitin 2017 u caktua Zëvëndës Ministër i Transportit dhe Lidhjeve nga Aleanca për Shqiptarët, mirpo siç e dimë Aleanca për Shqiptarët u tërhoq nga qeveria e Zoran Zaevit për arsye parimore.

Remzi Mehmedi nuk është thjeshtë një njeri që synon politikën, por është një njeri që e njeh politikën, i cili përveç studimeve është pjesëmarrës edhe i shumë konferenca ndërkombëtare për zhvillim të sistemit politik.

“Ne nuk kemi dalur në skenë për të qenë kundër dikujt, kemi dalur për të qenë pro një shteti të drejtë, kemi dalur për të qenë pro një shteti me arsim më cilësor, me shëndetësi cilësore dhe në shumë çështje të tjera”- thotë ai.

Në këto zgjedhje kërçovari Remzi Mehmedi, I renditur i dyti në listën e njësisë zgjedhore numër 5, në mënyrë që të ketë fuqinë e fjalës dhe ndryshimit në parlamentin e Maqedonisë së Veriut, nën moton “Tash është koha” kërkon votën e qytetarëve, e në veçanti të mërgimtarëve, të cilët kanë qenë gjithmonë shtylla e ngjarjeve politike e shoqërore në vendin tonë.

Duke u tërhequr nga posti i Zëvëndës Ministrit ai dëshmoi se nuk është i interesuar për mirëqenie personale por që ka hyrë në sfidat politike përshkak të bindjeve dhe idealeve të tij, të cilat i tejkalojnë interesat personale. Për këtë arsye në këto zgjedhje ka nevojë për besimin, për votën, për legjimitetin e sa më shumë shqiptarëve, në mënyrë që zëri i tij, që përfaqëson zërin i shqiptarëve, të ketë peshë sa më të madhe!

“Ne kërkojmë legjimitetin për të krijuar një të ardhme të përbashkët ndryshe” shprehet ai.

Në analizën e e situatës aktuale të Maqesonisë së Veriut Remzi Mehmedi flet për zhgënjimet e qytetarëve, për mosvlerësmin e zanatçinjve, për ikjen e rinisë nga vendi përshkak se nuk ndihen të sigurt të ndërtojnë të ardhmen në Maqedoninë e Veriut, flet për mosfunksionimin e institucioneve, për padrejtësitë e sistemit gjyqësor.

Ai thotë: “Në vend që institucionet të jenë në shërbim të qytetarëve ato ua vështirësojnë punën qytetarëve. Ju akoma prisni një javë për një çertifikatë, prisni para sporteleve të mbyllura derisa të punësuar partiak bëjnë pauza të zgjatura. Të gjitha këto i dimë shumë mirë pasiqë ne nuk jemi nga ata të privilegjuarit që i mbarojnë punët me një telefonatë, me ryshfet apo nga dera e pasme. Tash është koha që këtyre dukurive t’ju vijë fundi”

Në këto zgjedhje Kërçova dhe qytetet e tjera të njësisë 5 kanë mundësinë të kenë deputet njeriun më të ndershëm, të përgatitur dhe intelektual Mr. Remzi Mehmedin, duke votuar koalicionin Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa me numrin 5!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat