Pse akuza kundër Hashim Thaçit e të tjerëve është fillimi i zgjidhjes së çeshtjes së Kosovës?

Opinione

Pse akuza kundër Hashim Thaçit e të tjerëve është fillimi i zgjidhjes së çeshtjes së Kosovës?

Gjet Kola Nga Gjet Kola Më 14 korrik 2020 Në ora: 10:08
Hashim Thaçi

Prokurori amerikan pranë Gjykatës Speciale për Kosovën, tre ditë para takimit të Uashingtonit me ndërmjetsimin e ambasadorit Richard Grenell, midis delegacionit të Serbisë të kryesuar nga presidenti Aleksandër Vuçiç dhe delegacionit të Kosovës të kryesuar nga presidenti Hashim Thaçi, bëri publike aktakuzën për Presidentin Hashim Thaçi, Kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli dhe disa të tjerë, pa cituar emra. Të parët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, lidhur me mbi njëqind vrasje të shqiptarëve, kundërshtarëve politikë, romëve si dhe pleqve, plakave e fëmijve serb në periudhën nga fundi i vitit 1998 deri në fillim të vitit 2000.

Prokurori Special e kishte paraqitur dosjen me aktakuzën te gjykatësi i hetimeve paraprake të Gjykatës Speciale më 24 prill 2020, në ditën kur Hashim Thaçi ka lindur më 1968.

Në bazë të dispozitave proceduriale penale gjykatësi përkatës kishte në dispozicion gjashtë muaj për shqyrtimin e dosjes, saktësisht deri me datë 23 tetor 2020, kohë në të cilën duhej të dilte me një vendim nëse dosja i plotëson kushtet për të kaluar në gjyq, për ta kthyer atë për vazhdimin e hetimeve nga Prokurori Special, ose pushimin e çeshtjes. Gjatë kësaj periudhe, emrat e të akuzuarve mund të mbeteshin konfidencial, por dhe mund të reklamoheshin, që ndodh rëndom si një lloj presioni të prokurorisë ndaj gjykatës, se ja ne e bëmë detyrën, tani përgjegjsinë për vendimin e ka gjykata që është e pavarur etj.. Prokurori Special dhe zyra e tij për informimin e bënë publike  aktakuzën e depozituar në Gjykatën Speciale, përpara samitit të datës 26 qershor në Shtëpinë e Bardhë.

Unë kam ndjekur komentatorët politikë në Tiranë e Prishtinë, por dhe disa perendimorë që janë shprehur se akuza u bë publike për shkak të diferencave midis BE dhe ShBA lidhur me rrugët për zgjidhjen e çeshtjes së Kosovës, se Hashim Thaçi në prapaskenë me Edi Ramën kishin rënë dakort me Aleksandër Vuçiçin për ndarjen e Kosovës, se ambasadori Richard Grenell do rritej në pozitë pas zgjidhjes së kësaj çeshtje etj.. Në këto komente nuk mbahej parasysh fakti se Prokurori Special është emëruar nga SHBA.

Unë do përpiqem ta trajtoj problemin në retrospektivë edhe për të provuar se akuza ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, jo vetëm nuk përbën shqetsim por është oguri më i mirë i mundshëm dhe është fillimi i zgjidhjes së çeshtjes së Kosovës.

Ndjeshmëria për Kosovën ka qenë shumë e lartë veçanërisht në rrethet veriore të vendit. Ne ishin rritur me dashurinë për Kosovën, mbasi nuk ishte vetëm gjyshi im që shumë vite

kishte jetuar e punuar në Kosovë, por për banorët e shumë zonave të veri të vendit Prizreni, Gjakova, Peja ishin qendrat kryesore të tregut. Partia Komuniste Jugosllave kishte deleguar në Mbledhjen Themeluese të Partisë Komuniste të Shqipërisë Dushan Mugoshën që komunikonte shqip, sepse familja e tij gjatë sundimit turk kishte migruar nga malësia e Lezhës në Mal të Zi. Unë që nga mosha dhjetë vjeç nga kurioziteti dëgjoja lajmet e Radio Prishtinës që informonte për demostratat e vitit 1968 e gjithë zhvillimet në Kosovë e Botë. Forcat e Ushtrisë Nacional Ҫlirimtare të Shqipërisë dhe komunistët shqiptar patën një rol vendimtar në bindjen për krijimin e formacioneve partizane të shqiptarëve në Kosovë ku në luftë kundër nazi-fashizmit dhanë jetën 6203 dëshmorë. Udhëheqsit shqiptarë të  Luftës II Botërore, Mehmet Hoxha, Xhavit Nimani, Fadil Hoxha, Bije Vokshi, Ismet Shaqiri e bashkëpunëtorët e tyre, jo vetëm që i hoqën shqiptarëve etiketimin kolaboracionist i pushtuesve nazi-fashist që shoqërohej me deportim nga trojet etnike, por arritën t’i imponohen Serbisë e Jugosllavisë, që në Kuvendin e zhvilluar në Prizren nga data 7 deri 10 korrik 1945 Kosova të realizoi subjektivitetin politik, pra për herë të parë në histori të jetë palë, nën Serbi e Jugosllavi me kufij shtetëror të përcaktuar saktë. Për të mohuar vlerat, edhe në tridhjetë vjetët e pluralizmit, kjo arritje quhen dështim, duke arritur në absurd sa komunistët, që përbënin fondin e atdhetarëve dhe mbrojtësve më të mëdhej të interesave kombëtare të shqiptarëve në histori, i etketojnë deri tradhëtarë. Fanatikët nuk llogarisin faktin se Perandoria Turke, megjithëse i kishte aleatë shqiptarët e Kosovës si din kardash, për ti sunduar më lehtë që të shërbejnë pa kërkesa, i kishte lënë ata analfabetë, dhe në periudhën midis dy luftërave botërore Kosova kishte krijuar një fond prej rreth 20 të diplomuar në arsimin të lartë, prej të cilëve një numër i madh u bënë bashkëpunëtorë të nazi-fashizmit dhe rreth 100 me diploma të arsimit të mesëm, gjimanz e mësuesi, në Shqipëri. Me këtë kontigjent nuk mund të mbuloheshian nevojat e një dikasteri as të një komune, prandaj në gjendjen që i kishin lënë shqiptarët vëllezrit turq, republika për shqiptarët ishte dhe teorikisht e pamundur. Pas prishjes së marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave më 1948, estabilshmenti politik i Shqipërisë maksimalizoi presionin ndaj lidershipit të Jugosllavisë, për realizimin e të drejtave të shqiptarëve njëlloj si për popujt e tjerë të federatës. Udhëheqsit e luftës antifashiste në Kosovë, me Kushtetutën e Jugosllavisë të vitit 1974, avancuan statusin e krahinës duke e rritur atë në nivel të përafërt me republikat, me parlament, qeveri, kryetar shteti me të drejtën e faljes, gjykatë të lartë, prokuror të përgjithshëm dhe bankë popullore. Shumë shpejt u provua paradigma e kryeministrit Nikoll Pashiç se problemi më i madh për Serbinë është shteti shqiptar. Kosova pati treguesit më të lartë të zhvillimit në Jugosllavi e më gjërë mbasi trashëgonte nivel të ulët nga Perandoria Turke. Nën udhëheqjen lidershipit komunist në Kosovë e Jugosllavi, me Ismet Shaqirin, Fadil Hoxhën, Mahmut Bakallin, Mehmet Hoxhën, Kol Shirokën, Azem Vllasin, Sinan Hasanin, Xhavit Nimanin etj., shqiptarët në Kosovë jo vetëm qenë populli i parë në Botë, juridikisht pakicë, që realizoi shkollimin e lartë në gjuhën amtare, gjë që nuk e kanë arritur as hungarezët në Transilvani me popullsi e territor dy herë më të madh, por se me dyzet e një mijë stduentë të regjistruar për vazhdimin e studimeve në vitin shkollor 1980-1981, kishte numrin më të madh të studentëve në Botë, për milion banorë, pas Sheteve të Bashkuara të Amerikës. shqiptarët në Kosovë jo vetëm qenë populli i parë në Botë, juridikisht pakicë, që realizoi shkollimin e lartë në gjuhën amtare, gjë që nuk e kishin arritur as hungarezët në Transilvani me popullsi e territor dy herë më të madh, por se me dyzet e një mijë stduentë të regjistruar për vazhdimin e studimeve në vitin shkollor 1980-1981, kishte numrin më të madh të studentëve në Botë, për milion banorë, pas Sheteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo arritje tejkalonte imagjinatën edhe të më optimistit, që pinjollët e anafabetëve të djeshëm, megjithëse bashkëpunëtorë të pushtusve turq, të viheshin në pararojë të arsimit në Europë. Serbët do të shpreheshin se shqiptarëve u hoqën pushkët pa leje, por me arsimin e lartë pa kufizim në gjuhën shqipe, u dhamë topat. Ata i shqetsuan këto zhvillime dhe kuptuan se mbasi Lufta II Botërore kishte nxjerrë nga skena politike  familjen mbretërore të Karagjorgjeviçve ata nuk mund të ishin më sundues në Jugosllavi. U bindën se nuk ka dhënë rezultate proklamimi i bashkim-vëllazërimit midis shqiptarëve dhe serbve duke shfrytëzuar si simbol ekzekutimin nga fashistët së bashku në Landovicë të Prizrenit të Ramiz Sadikut e Boris Vukmiroviçit të zënë në aksion, ndonjë martesë e rrallë midis tyre dhe dhjetëra mijë martesa me myslimanët e Bosnje Hercegovinës, me të cilët përveçse të një gjaku janë dhe të një gjuhe, nuk kishin dhënë asnjë rezultat, dhe se me këta popuj konflikti ishte qytetrimor, prandaj Jugosllavia nuk mund të funksiononte. Me këtë projekt ata inskenuan demostratat në Kosovë me parullën Kosova Republikë kur ajo kishte vetëm gjashtë vjet që kishte fituar statusin e krahinës autonome dhe nuk kishte arritur të implementonte atë status. Turqia kishte punuar me projekt afatgjatë. Popullsinë serbe e kroate të islamizuar e kishte emërtuar myslimane të pa përcaktuar në pikëpamje kombëtare, me qëllim që të identifikoheshin me të dhe kolonët turq e emigrantët arabë. Nga ana tjetër meqenëse viset arbënore ishin shumë herë më të mëdha se Bosnje Hercegovina, për ti unifikuar me popullsinë vendase kolonët turq e emigrantët arabë, ajo ndërroi emërin e popullit nga arbën në shqiptarë. Pas këtij manovrimi identiteti i shqiptarëve myslimanë fillon me tyrben e Sulltan Muratit I të ngritur në Fushë Kosovë, në vendin ku ai u vra nga Princi i Drencës Millosh Kopiliçi me 15 qershor 1389. Te varri i vrasësit shqiptarët i falen çdo ditë Allhaut, ndërsa birin e tyre e përbuzin. Prandaj, bazuar në këtë projekt ata inskenuan demostratat në Kosovë me parullën Kosova Republikë kur ajo kishte vetëm gjashtë vjet që kishte fituar statusin e krahinës autonome dhe nuk kishte arritur të implementonte atë status. Prandaj, me organizimin e demostratave të shqiptarëve në Kosovë nëpërmjet UDB-së Jugosllave, kur lidershipi shqiptar nga krahina në federatë nuk kishte asnjë dijeni, Serbia filloi procesin e shpërbërjes së Jugosllavisë.

Artikujt madhështorë redaksional të gazetës Zëri i Popullit të prillit 1981, ku dënohej dhuna e policisë jugosllave kundër shqiptarëve mbas demostratave të mars, prillit 1981 ishin pikënisje e ndërkombëtarizimit të çeshtjes shqiptare në Jugosllavi. Duke qenë fuqia e pestë radio transmetuese në Botë pas Zerit të Amerikës, Moskës, BBC dhe Zërit të Lindjes së Mesme (Kajro), Tirana prezantonte çdo ditë në dhjetëra gjuhë të Botës, në mënyrë të përsëritur gjatë 24 orëve, shkeljen e të drejtave të popullit shqiptar në Jugosllavi, dhunën e policisë Jugosllave e Serbe në Kosovë, diskriminimin dhe persekutimin e tij dhe përpjekjet për ti shpallur myslimanë shqiptarët në Sanxhak e Mal të Zi. Ky ishte një presion i jashtëzakonshëm që cënonte prestigjin ndërkomëtar të lidershipit të Jugosllavisë në përgjithsi, që me Titon udhëhiqte Botën e të pa angazhuarve, dhe për lidershipin serb në veçanti. Diskriminimi që u bënte Qeveria e Shqipërisë çdo ditë, në sytë e Botës ku paraqiteshin shejtorë, nëpërmjet Radio Tiranës, ishte kthyer në makth për ta. Sot shumë shqiptarë në Kosovë, renegatë, analfabetë funksionalë ose kavie me mentalitet oriental e pa identitet, mohojnë kontributin e pa zevendësueshëm të Shqipërisë në avancimin e çeshtjes shqiptare në Jugosllavi e të Kosovës në veçanti. Bashkë me shumë shokë në Kukës ishim të gatshëm, që pa llogaritur jetën, të shkonim në luftë për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të Kosovës.  Menjëherë serbët filluan diferencimin ideopolitik të shqiptarëve në qendra pune e organizata të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë derisa më 1989 arritën shfuqizimin e dispozitave kryesore të  Kushtetutës së Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës të 1974, që e shoqëruan me mbylljen e institucioneve.

Duke parashikuar këto ndryshime politika turke planifikoi krijimin e shteteve satelite në Ballkan duke shfrytëzuar mbetjet e perandorisë së saj, popullsitë arbën të islamizuar në viset shqiptare dhe popullsinë arbën të sllavizuar e islamizuar në Bosnje Hercegovinë. Në të njejtën kohë edhe Gjermanisë e vendeve veriore i interesonte shkatërrimi i ekonomive të këtij rajoni, që vetëm ata të jenë prodhues e shitës e të tjerët blerës. Për realizimin e këtij projekti, në Shqipëri u sigurua bashkëpunimi i Ramiz Alisë dhe i Sali Berishës, në Bosnje Hercegovinë i Ali Izetbogoviçit dhe në Kosovë i Rexhep Qoses. Në kuadër të atij projekti, Ramiz Alia hartoi shpejt e shpejt ligjin nr. 7501, datë 19.7.1991 për tokën për të realizuar përjashtimin e komunitetit katolik nga pjesëmarrja në privatizimin e saj duke e vënë atë para faktit të kryer. Shqipëria më 1991 kishte 3,3 milion banorë dhe 700 mijë ha tokë bujqësore me një mesatare 2,330 m2 për frymë, me shkallë boniteti nga kategoria I deri X.

Rreth 350 mijë ha ishin toka të reja bujqësore ku kishin pjesë të gjithë mbasi ishin shfrytëzuar kënetat, moçalet, tokat pa pronar etj. Popullsia katolike u pajis me tituj pronësia me një të pestën deri në gjysmën e pjesës takuese megjithëse pasuria ishte krijuar me kontribut të barabartë.  Në Pukë u ndanë rreth 800 m2 e kategorisë nga VI në X, e konvertuar në rreth 200 m2 rreth tokë bujqësore të kategorisë së parë për frymë, në Mirditë rreth 1,200 m2, po kështu në Malsinë e Lezhës, Dukagjinit, Malsisë së Madhe etj..

Mbasi realizoi pjesën e parë të projektit Ramiz Alia u tërhoq në prapaskenë dhe nxori në krye anëtarin tjetër të grupit, bashkëpunëtorin Sali Berisha, i cili kishte detyrë më të vështirë, që në finale synonte kthimin e Shqipërisë në gjendjen zero siç e kishte lënë Perandoria Turke. Ai i’u vu mnjëherë punës për shkatërrimin e qindra miliardë dollarve pasuri të krijuar me përpjekjet titanike të popullit shqiptar në rreth gjysëm shekulli, dhe me ndihmat e pakursyera të BS, Kinës e deri dhe të Koresë së Veriut. Për shkatërrimin e industrisë ishte dhe nxitja gjermane, se ajo dhe dhe vendet e veriut duhet të kenë industri mekanike prodhuese. Më 1989, Shqipëria kishte vetëm në sektorin e industrisë mekanike 14,400 makina metalprerëse, më shumë se çdo vend i Europës në raport me popullsinë, me moshë mesatare sa ajo e SHBA dhe Bashkimit Sovjetik, me parametra prodhimi të detaleve nga një mm deri në pesë metra. Në planin afatgjatë synohej fshirja e rezultateve madhështore që kishin arritur shqiptarët me Enver Hoxhën për kthimin e identitetit të tyre europian. Si rezultat i këtij agresioni kundër kombit shqiptar, prej vitit 1991 e deri më sot, Shqipëria realizon më pak se një të tretën e produkteve bazë që realizonte në secilin prej  viteve 1973-1985, pa asnjë precedent në historinë e njerëzimit. Duhej hedhur poshtë trashëgimia e Gjergj Kastriotit dhe vlerësimi thellësisht objektiv e shkencor i Enver Hoxhës se pushtuesit turq u kanë shkaktuar shqiptarëve dëmin më të madh në historinë e tyre duke i çuar drejt zhdukjes. Duhej rikthyer vlerësimi i Ahmet Zogollit, me statusin e mbretit të Shqipërisë, i cili në rastin e paraqitjes së letrave kredenciale nga ambasadori i Republikës Turke Sinan Eshref më 1934 se pushtimi turk ka qenë shpëtimtar për shqiptarët, ndryshe ata do ti kishin zhdukur latinët e sllavët. Sukseset në realizimin e projektit janë të dukshme mbasi Turqia ka uzurpuar sektorët strategjikë të ekonomisë së Shqipërisë dhe po ndërton xhaminë e madhe në vendin ku do ngrihej monomenti i Justinianit të Madh, siç shkruan Theofan S. Noli me origjinë nga Tirana, kodifikuesit të legjislacionit romak që përbën një nga shtyllat e Qytetrimit Perendimor, të cilit turqit i shkatërruan varrin në Kosntandinopojë. 

Për Bosnje Hercegovinën, zbatimin e atij projecti e synoi Ali Izetbogoviçi, ku mbi tetëdhjetë për qind e fondit të tokës, rreth katër milion ha, ishte në pronësi të shtetit. Popullsia myslimane si bashkëpunëtore e pushtuesve turq, zotëronte sipërfaqet më produktive në luginat e lumejve, qytetet ndërsa serbt si qëndrestarë zotëronin tokat inproduktive, kodrat e rrëpirat, si katolikët në Shqipëri. Megjithë Serbia pësoi dëmet më të mëdha në Luftën I Botërore, me humbjen e jetës së rreth njëzet përqind të popullsisë, pas çlirimit të Bosnje Hercegovinës në përfundim të kësaj lufte, Mbretëria Serbe e Karaxhorxheviçve i kishte trajtuar vëllezër myslimanët. Por megjithatë më 1991 ata nuk pranuan bashkëjetesën me ta, megjithëse janë i njejti popull arbën të sllavizuar, dhe përbëjnë atë pjesë, që gjatë pushtimit turk ka hequr dorë nga Qytetrimi Perendimor dhe ka përqafuar Qytetrimin Arab duke e shpallur veten myslimanë të pa përcaktuar në pikëpamje kombëtare, ndërsa serbt janë pjesa që ka pranuar sundimin për të ruajtur identitetin dhe Qytetrimin Europian të të parëve të vet. Mund të bëhej paralelizëm me Shqipërinë, sikur pas Luftërave Ballkanike, komuniteti mysliman të mos pranonte shtetin e përbashkët me qëndrestarët e krishterë katolikë e ortodoksë që kishte përballuar pesë shekuj diskriminim prej turqve, se megjithëse jemi të një gjaku me ju, ne i kemi dhënë besën pushtuesve turq që na kanë vra, na kanë pre e çu drejt zhdukjes si komb, i kemi vlla në fe (din kardash). Ali Izetbogoviçi duke llogaritur se me përkrahjen e Botës Muhamedane, do ti vinte serbt para faktit të kryer, u bë shkaktar që myslimanët të mos pranojnë jetesën e përbashkët me ta. Për të mos e lejuar atë, që Ramiz Alia dhe Sali Berisha kishin realizuar në Shqipëri me ligjn për tokën, serbt u detyruan të kërkojnë ndarjen në bllok të 49 për qind të territorit prej 51,197 km2, në raport me popullsinë e tyre në rastin çlirimit më 1918, proces që mund të realizohej vetëm me luftë mbasi kërkohej lëvizje e popullsisë në bazë qytetrimi nga troje mijëvjeçare. Historia provon mjaft raste ku ndarja e familjeve të mëdha është shoqëruar me dhunë deri dhe vrasje, sepse dikush nuk është dakort të përjashtohet nga pronësia mbi një pasuri të paluajtëshme, një objekt, etj.. Në përfundim të asaj lufte edhe  myslimanët u unifikuan territorialisht në Federatën Muslimane-Kroate.

Pas një përvoje gati gjysëm shekullore në institucionet e Kosovës nën Serbi e Jugosllavi, shqiptarët e kishin fituar përvjën për të drejtuar shtetin e tyre. Gjatë këtyre zhvillimeve President në Shtëpinë e Bardhë ishte Xhorxh Bushi, pinjoll i një familje nga Oroshi i Mirditës, i cili paralajmëroi Serbinë se Kosova përbën vijën e kuqe për ta. Në një intervistë të dhënë gazetares së talentuar, tani të ndjerë Violeta Rexhepagiq si korespondente e televizionit Sky, pinjolli i një familje nga Shala të migruar në Serbi për ti shpëtuar përndjekjes nga turqit, Zheljko Razhniatoviç i njohur dhe si Arkan i kishte deklaruar se Kosova e ka radhën e fundit.

Meqenëse Serbia e Millosheviçit, në fund llogariste ndarjen dhe me shqiptarët, ajo i nxori ata nga institucionet zyrtare, dhe fëmijët nga shkollat, për të zhbërë arritjet e tyre në arsim, dhe për të mos harxhuar asnjë dinar për ta. Nën lidershipin e Ibrahim Rugovës, ata organizuan institucione paralele duke aritur të sfidojnë autoritetet serbe. Millosheviçi rriti dhunën dhe represionin kundër shqiptarëve, që u shoqërua me kundër reagimin e tyre me krijimin e formacioneve të armatosura, për të kundërshtuar me armë represionin ushtarak e policor serb. Në zbatim të praktikës së shërbimeve të fshehta sovjetike, deri më 1990 Sigurimi i Shtetit në Shqipëri kishte mbi njëqind mijë të rekrutuar. Llogaritet se UDB Jugosllave kishte të paktën gjysmën e këtij numri në Kosovë. Kur pas masakrave në Kosovë Slloban Millosheviçin e tadhëtoi dhe presidenti rus Boris Jeltsin, ai kishte marr masa për ta kontrolluar situatën në terren. Rezulton se në rrugë konspirative Ibrahim Rugova kishte ndarë detyrat me Adem Jasharin që njeri të udhëhiqte rezistencën paqësore kundër pushtimit serb ndërsa tjetri të udhëhiqte rezistencën e armatosur. Por meqenëse ata nuk ishin të pranueshëm për esabilshmentin serb, për të asgjësuar Adem Jasharin Sllobodan Millosheviçi urdhëroi goditjen me tanke e topa të familjes së tij, duke shkaktuar dhjetëra viktima, me shumë mundësi pa asnjë precedent në historinë e njerëzimit kur një shtet sulmon për të asgjësuar një familje, ndërsa Ibrahim Rugovën e mori peng në Beograd. Krimi ndaj familjes Jashari tejkalon të gjitha krimet që ka kryer Serbia që më 1878. Dëshirës për liri ju përgjigjën mijëra shqiptarë ku spikatën Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Ilir Konushevci, Anton Ҫuni etj. Idealistë si Agim Ramadani, Gjylë e Fehmi Lladrovci, hoqën dorë nga rehatia në Zvicër e Europë dhe erdhën e morën armët për të luftuar, duke dhënë jetën për mbrojtjen e trojeve të veta. Edhe për shkak të kohës së shkurtër, mungesës së përvojës, pas vrasjes së Adem Jasharit dhe ministrit të Mbrojtjes Ahmet Krasniqi nuk u arrit krijimi i një ushtrie të mirëfilltë. Intelektuali Veton Surroi, si në rrëfenjën e fëmijës që i tha mbretit se je lakuriq kur të tjerët i thonin të shkojnë shumë rrobat që nuk ekzistonin, besoj është i pari që ka argumentuar se nuk ka patur një ushtri të vërtetë. Edhe llogjika elementare e kërkon që një ushtri të ketë një komandant, një shtab, të ketë nxjerrë urdhëra luftimi, planifikim aksionesh etj., akte që në Kosovë nuk ekzistojnë. Shembuj të ushtrive në kushtet e pushtimit janë ushtritë çlirimtare të krijuara gjatë Luftës II Botërore nga formacionet partizane në Shqipëri e Jugosllavi.   

Me qëllim që të përmbushte misionin e tij Rexhep Qosja mori rolin e ideologut për grupet e armatosura. Që në Konferencën e Rambujesë ai vuri veton për të mos lejuar pjesëmarrjen në delegacion të Mark Krasniqit si katolik, për të dhënë mesazhin që Kosova është muhamedane. Me këtë synim ai do të refuzonte dhe vendosjen e bustit të Anton Ҫetës në oborrin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Po kështu pas vdekjes së I. Rugovës, që ishte përpjekur të bënte ndarje pushtetesh, komuniteti katolik është përjashtuar nga qeverisja kur në rastin më të keq ai duhet të ketë një të tretën e qeverisë, sepse ka qenë rezistenca e paraardhësve të atij komuniteti që është krijuar Shqipëria e pas saj Kosova.  Rexhep Qosja është i lindur më 1936 në fshatin Vuthaj. Në bazë të dokumentave të Selisë së Shejtë që i ka bërë public studjuesi Mark Paknikaj, procesi i islamizimit të arbënve në këtë zonë dhe në zonën e Tropojës, Hasit, Rugovës, etj. ka përfunduar në prag të krizës lindore që ne e njohim si koha e Lidhjes së Prizrenit, që provon se gjyshi ose maksimumi babai i tij është i pari mysliman. Por në një replikë të bërë me shkrimtarin e madh shqiptar Ismail Kadare që ka sugjeruar orientimin europian të shqiptarve, Rexhep Qosja e ka kundërshtuar atë ashpër duke mbrojtur tezën se në duhet të lidhemi fort pas Qytetrimit Arab që na e kanë imponuar pushtuesit turq. Sipas tij shqiptarët duhet të heqim dorë nga trashëgimia disa mijë vjeçare ilire e arbën në të kundërt na dalin renegatë gjyshërit. Zona e Drenicës prej shumë shekujsh, por dhe në luftën për çlirimin e Kosovës është shquar për trimëri. Ishte princi i Drenicës Millosh Kopiliçi që me datë 15 qershor 1389 vrau Sulltan Muratin I në Fushën e Dardanisë në shenjë hakmarrje për krimet që kreu ushtria e tij ndaj arbënve, serbve e të tjerëve. Kronistët turq e kanë përshkruar në detaje këtë ngjarje dhe se si e bëri copa copa trupin e këtij të pafeu, garda e Sulltanit. Edhe pas më se njëzet vjetësh liri djemtë e Drenicës nuk janë lejuar që ti ngrenë përmendore birit të tyre që vrau Sulltanin por populli pa vetdije vazhdon të lutet te turbja e Sulltani Muratit I vrasësit të vëllait të tyre e shumë arbënve në Dardani. Sipas nacional islamistëve, nuk mund të abandonohet ajo tyrbe, sepse objekti i parë i identitetit të ri të arbënve që turqit i quajtën shqiptarë.  Në funksion të kësaj teze Rexhep Qosja hodhi idenë e këmbimit të territoreve me Serbinë, për ti dhënë veriun e Kosovës me popullsi të krishterë serbe, dhe në këmbim për të marrë tre komunat e Dardanisë Lindore me popullsi myslimane. Qëllimi, zbatimi i projektit për krijimin e një shteti të pastër islamik në qendër të Ballkanit. Për qëllime strategjike që nuk janë studjuar, edhe Perandoria Turke kishte synuar dhe arritur islamizimin e plotë të popullsisë arbënore në Kosovë. Për ti shpëtuar asaj dhune shumë arbën e kanë shpallur veten serb. Në gjysmën e dytë të shekullit XIX kapidani i Mirditës Bib Dodës, kishte arritur të vendoste në Kosovë rreth 500 familje mirditasish, prej të cilëve gjyshin e Nënë Terezës Lazër Mark Ҫeçin, gjyshin e Anton Ҫetës Mark Nikoll Ҫetën, gjyshin e kushëririt tim Mark Koni etj.. Për të lejuar qëndrimin e tyre, popullsia muhamedane vuri si kusht mirditasve konvertimin në fenë muhamedane. Kjo u tejkalua pas një rezistence të fuqishme të arbënve mirditas dhe ndërhyrjes së drejtë për drejtë të Perandorisë Austriake dhe asaj Franceze me konsullatat e tyre në Prizren e deri në Konstandinopojë. Ato synonin prishjen e homogjenitetit qytetrimor arab të shqiptarëve në Kosovë. Bib Doda e pagoi me jetë këtë realizim mbasi bashkë me 20 shoqëruesit e tij u helmua në drekë nga Valiu turk i Shkodrës.

Pavarësisht nga akuzat që i bëhen Presidentit Hashim Thaçi, kryetarit të PDK Kadri Veseli e të tjerëve, për genocide e krime kundër njerëzimit, populli shqiptar në Kosovë ka treguar shkallë të lartë të pjekurisë politike, mbasi konfliktet pas lufte kanë qenë shumë të vogla. Në Sudanin e Jugut lufta për pushtet ka shkaktuar dhjetëra mijëra të vrarë, sepse si në Kosovë është zhvilluar një luftë për liri pa patur një kokë drejtuese. Por këtu ka ndikuar dhe fakti se shqiptarët kanë paur rol ndihmës ndërsa 99 për qind  të peshës së kësaj fitorje e ka NATO dhe ShBA. Shqiptarët nuk kishin asnjë mundësi që pa ndihmën amerikane dhe të NATO-s ta çlironin Kosovën, por pas lufte kishin mundësi ta dëmtonin atë. Ata e filluan këtë aksion me vendimin për ti dhuruar Malit të Zi 82.25 km2, megjithëse Mali I Zi e ka gjashtë fishuar sipërfaqen, prandaj nuk përjashtohej mundësia që ti dhuronin Serbisë veriun e Kosovës. Por Presidenti i SHBA Donald Trump parandaloi këto iniciativa, duke përjashtuar mundësinë që Kosova të ketë interlocutor Hashim Thaçin, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Unë besoj se akuzat ndaj tij nuk do të provohen, por edhe moralisht ai dhe bashkëpunëtorët nuk mund të drejtojnë në Kosovë, sepse minimalisht kanë përgjegjsi për moskallzimin e krimeve të kryera kundër shqiptarëve dhe serbve, për grabitjen e pasurive të serbve, për gjobat e vëna bizneseve pas lufte, etj.. Demostrimet në SHBA për të drejtat e zezakëve qenë një ndihmë e madhe edhe për politikën europiane, e cila që nga Perandoria Romake, nuk ka bërë asnjë zgjidhje substanciale progressive në favor të vet, përveç sulmeve për të shkatërruar lindjen e vet, që nga Konstandinopoja, Ballkani e Rusia dhe nuk ka fituar asnjë luftë por ka dorëzuar Azinë e Vogël, Sirinë, Palestinën, gjithë Magrebin, etj.. Me ndonjë përjashtim të Mbretërive të Portugalisë e Spanjës, Europa, ndryshe nga arabët, nuk ka arritur të lërë gjurmë të kulturës së saj, në territoret ku ka qëndruar në Azi e Afrikë, duke ecur me moton grabit sot pa menduar për nesër, skemë që po e vazhdon dhe sot. Ajo pa se në SHBA i kërkohet Presidentit Trump avancimi i të drejtave të zezakve megjithëse për shkak të kushteve të mira të jetesës, që kanë ofruar SHBA, popullsia e tyre në tre shekuj është dyzetfishuar. Prandaj, Europa kuptoi se realizimi i projektit të Rexhep Taip Erdogan, të prezantuar nga Rexhep Qosja, që nëpërmjet Hashim Thaçit të këmbehen territoret me Serbinë, dhe të krijohet Republika Islamike e Kosovës, do ishte fillimi i procesit të krijimit të republikave islamike në Gjermani, Francë, Britaninë e Madhe, Suedi etj., brenda shekullit XXI. Popullsia turke-arabe në këto vende ze 10-15 për qind të popullsisë, me tendencë për t’u dy e tre fishuar fishuar në gjysëm shekullin e ardhshëm. Krenar për besimin në një Zot të vetëm, dhe për të mos u bashkuar me popullsitë pritëse, ato do të kishin të drejtën për të kërkuar shtetin e tyre të pavarur nga të pa fetë, si myslimanët shqiptarë në Kosovë. Mesazhin e dha miku i Presidentit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan, futbollisti Mesut Ozell që nuk pranoj të këndojë himnin e Gjermanisë megjithëse ishte thirrur për të luajtur me kombëtaren e këtij vendi, se do presë të këndojë himnin e republikës islamike, që do të krijojnë aty nipat e tij. Në këto kushte është e garantuar, se pas akuzës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit e të tjerëve, projekti i copëtimit të Kosovës është i vdekur, që është përgjigje e titullit të shkrimit. Politika europiane duhet ti jetë mirënjohëse Presidentit Donald Trump që në mandatin e parë ka bërë shumë për zgjimin e saj, që të heqë dorë nga vdekja me nxitjen e pederastisë, lesbizmit etj., të provuara nga mbi 200 institucione të mjeksisë shkencore se janë reflekse të kushtëzuara, se dy punto e dy motravida të veçuara nuk shërbejnë për asgjë derisa të kalben, ndërsa gjithçka realizohet me bashkimin e tyre. Ky është parimi bazë i jetës që nga një qelizoret deri te balenat. Disa ditë para shpalljes së pandemisë së virusit Covid-19, Presidenti Trump u vu në krye të një demostrimi në Uashington për mbrojtjen e jetës, pa asnjë precedent në histori. Ai u kritikua si supremacist i bardhë nga neoliberalët e të majtët se sipas tyre europoidët duhet të përjashtohen nga lindja dhe ajo t’u mbetet negroidve e mongoloidve. Në mandatin e dytë të fituar me 3 nëntor 2020 kontributi i tij në rikthimin e vlerave të Qytetrimit Perendimor në Europë do jetë shumë më i madh. BE duhet ti kërkojë ndjesë kryeministrit të Hungarisë Viktor Orban pse nuk e kuptoi që në fillim drejtësinë e vendimeve të tij, mbasi ky ndërgjegjsim nuk do të thotë se është hequr dorë nga procesi i krijimit të republikave islamike në Europë.

Kritikat që komentatorët i bëjnë Edi Ramës pse përkrahu Hashim Thaçin pas publikimit të akuzës nga prokurori pranë Gjykatës Speciale nisen nga motive të ndryshme: detyrë, mosdije, zili, qejf mbetje, etj. Edi Rama flet politikisht sepse nuk dëshiron të pranojë se Kosova është drejtuar nga njerëz që kanë kryer krime lufte e krime kundër njerëzimit që nuk kanë afat parashkrimi. Drejtuesit e grupeve të armaosura të quajtur UҪK, në këto mbi 20 vjet kanë drejtuar edhe si pjesë e projektit turk për të kthyer gjithçka në zero, me administratë të formuar nga njerëz që nuk kishin hyrë kurrë në zyrë, megjithëse Kosova kishte një përvojë qeverisje gjysëm shekullore, aq sa kishte Serbia që kishte formuar institucionet nën suzerenitetin e Perandorisë Turke nga 15 gushti 1831 deri 15 qershor 1878 kur u shpall e pavarur. Është kritikuar dhe Enver Hoxha pse e cilësoi lëvizje antifeudale kryengritjen haxhiqamiliste. Por ai ka orientuar politikisht se nëse pranohej fakti se shqiptarët luftuan për t’u kthyer nën Turqi, do të shtrohej pyetja a janë ata pasardhës të ilirve e arbënve, pse Europa nuk ua ndau fqinjëve territoret e tyre e ata ti dërgonte te vëllezrit turq, etj., por krijoi dy Turqi.

Personalisht ma shtoi urrejtjen ndaj Enver Hoxhës një intervistë e Nesti Kerenxhit ish zv/ministër i Brendshëm me Koçi Xoxen dhënë gazetës “Panorama”, se strukturat e asaj ministrie torturonin shqiptarët e arratisur nga Kosova. Por zhvillimet vitit 1999 kur rreth një milion shqiptarë bashkë me strukturat e armatosura të vetemëruara si UҪK pa kaluar fazat e nevojshme për tu emërtuar si të tillë, në një javë e lanë Kosovën, provojnë se ai kishte njohur karakterin e popullit të vet sikur ti kishte në dispozicion disa institute studimore. Jam i bindur se akuzat që i bëhen Edi Ramës se i është bashkuar projektit të Thaçit e të Vuçiçit për ndarjen e Kosovës, janë pa bazë e nisen nga motive qytetrimore. Edi Rama është pinjoll qëndrestarësh, me kontribute të dokumentura për Shqipërinë në disa brez. Krijon dhe xhelozi edhe pse është i vetmi intelektual politikan në gjithë hapësirën shqiptare dhe bën diferencën me të tjerët. Shqiptarët duhet të kuptojnë se pa kontributin e shtetit shqiptar Kosova nuk do të kishte arritur krijimin e shtetit të pavarur. Shqiptarët me nxitjen e turqve më 1878, dhe nën dhunën serbe, në dy tre muaj, i kanë lanë 10,972 km2 troje të parëve të tyre arbën  në Nish, Vranjë, Kurshumlli, Leskovc, etj.. Ky territor është 85 km2 më i madh se ishte Republika e Kosovës, para se renegatët shqiptarë t’ia hiqnin dhe 82.25 km2 të Ҫakorrit etj. dhe t’ia dhuronin Malit të Zi me vendim të shumicës parlamentare, por pa miratim të sovranit me referendum, që duhet zhvilluar me çdo kusht për ti kthyer territorin e shitur Kosovës e për t’u hequr damkën tradhëtarve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat