Rusia, në aksion!

Opinione

Rusia, në aksion!

Nga: Melihate Tërmkolli  Më: 14 korrik 2020 Në ora: 20:49
Melihate Tërmkolli 

Sot, shumë medie e botuan këtë deklaratë:

Në komunikatën e misionit të Rusisë në BE për bisedimet Lajçak-Çizhov, publikuar në 14 korrik, thuhet tekstualisht: “ Palët theksuan se rezoluta 1244 e KS të OKB është baza juridike për zgjidhjen e problemit të Kosovës dhe mbetet aktuale në masë të plotë”. Mbi këto baza BE don ta zhvillojë dialogun Kosovë-Serbi.

Kthim në vitin 1999?!

Ja ku e keni.

Për të gjithë ata që iu gëzuan dështimit të takimit mes Kosovës e Serbisë në Washington, i paraparë me 27 Qershor 2020. (Albini&Co.)

Për të gjithë ata që i vardiseshin dhe kërkonin strehë te Lajçak-u, kundër SHBA-ve dhe Grenell-it, i dërguar special për bisedimet Kosovë-Serbi (Albini&. Co,)

Për të gjithë ata që janë kundër Amerikës, e i hapin udhë Rusisë.

Ky nuk është veç skandal politik e diplomatik, është më rëndë!

Asnjë deklaratë nga Kancelarja Merkel, asnjë deklaratë nga Presidenti Macron?!

Asnjë deklaratë nga Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe përfaqësuesit tjerë politikë e shtetërorë?!

Për “mukajet” a po! E kur bëhet vonë, veç kur bëhet vonë, pyesim: çka u bë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat