Odisejada e Koronës

Opinione

Odisejada e Koronës

Nga: Faik Miftari Më: 15 korrik 2020 Në ora: 16:26
Faik Miftari

Para ca netësh në një kanal televiziv të Kosovës  rastisa të dëgjoja intervistën  e zyrtares së Organizatës Botërore të Shëndetësisë(OBSH-së) për Kosovën, e cila përveç tjerash theksoi se”me pandeminë e korona virusit COVID-19 do të përballemi së paku një vit e gjysmë deri dy vite”.

Kjo më shtyri të shkruaj këtë vështrim rreth  odisejadës të koronës, e cila sipas kësaj zyrtare të OBSH-se në Kosovë  “ një eksperte e lartë e pandemisë”, ka guxim të parashikojë se pandemia do të zgjas gjer  dy vite.

Deklaratat e zyrtarëve kombëtar apo ndërkombëtar  të OBSH-së në shumicën e rasteve janë konfuze, të paqarta, të gabuara, të kundërta njëra nga tjetra, dhe se me  dëmin më të madh që ia ka sjell botës lidhur me pandeminë e korona virusit është pikërisht OBSH-ja, e cila ka sjell huti me deklaratat e pamatura në opinionin publik, diktatit të së cilës i janë  nënshtruar të gjitha shtetet e botës, gjegjësisht Ministritë e Shëndetësisë dhe Institutet Kombëtare të Shëndetit Publik, të cilët ndërmarrin masa dhe veprojnë konform direktivave të pranuara nga OBSH-ja.

Gjersa para një muaji OBSH-ja  deklaronte se “njerëzit asimptomatik nuk e përcjellin virusin, dhe se nuk ka nevojë të mbajnë maska, përveç atyre  personave që janë me simptome të prekura nga korona virusi, sidomos ata që kanë temperaturë, kollitje, teshtitje, janë me respirator të shtrirë në spitale, si dhe personeli mjekësor e teknik  infektiv që janë në kontakt të drejtërpdrejtë me të sëmurët”, ndërsa tani para ca ditëve dolën me  deklaratë se ” maskat duhet të mbajnë të gjithë persona  në përgjithësi”, si masë parandaluese  nga përhapja e korona virusit,  të cilët rekomandime i përcjell edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës.

Ditë më parë, rreth 250 mjek nga mbarë bota ia dërguan OBSH-se raportin e përpiluar studimor shkencor  në të cilin kanë ardhur në përfundim se korona virusi përhapet nëpërmjet ajrit(airborne), të cilën e pranoi  më në fund edhe OBSH-ja, me ç’rast i ranë në ujë deklaratat e mëparshme se korona virusi përhapet  vetëm nga spërkaljet gjatë kollitjes apo teshtitjes nga persona simptomatik  të prekur me korona virus.

Maskat që rekomandohen medoemos me u mbajt nga OBSH-ja,  për efektin e tyre mjekët e shquar kanë deklaruar se” maskat nuk janë të dizajnuara të parandalojnë viruset, porse ato parandalojnë depërtimin e baktereve, por  fare nuk mbrojnë nga viruset, pasi që viruset  depërtojnë përmes tyre”. Poashtu maskat janë të dëmshme kur përdoren një kohë të gjatë, sidomos tani në verë gjatë temperaturave të larta, pasi njeriu merr O2 , ndërsa qet jashtë CO2. Me vendosjen e maskës sasia e pranimit të O2 zvogëlohet, ndërsa në anën tjetër, hedhja jashtë e  CO2 pakësohet dhe  nga pjesa e kthyer në gjak bëhet shtimi i CO2 në gjak i cili mund të shkaktojë koagulimin e gjakut, e Zot runa të sjell gjer te  tromboza.

Të obligohen të gjithë qytetarët që janë asimptomatik, me ligj të mbajnë  maskat si parandalim i përhapjes së korona virusit nuk është vendim i drejtë, është shkelje drastike e lirive dhe të drejtave njerëzore dhe kufizimi në një masë të madhe të drejtës individuale për t’u furnizuar me sasi të mjaftueshme me oksigjen. Mbajtja e obliguar e maskave siç cekëm më lartë e vështirëson frymëmarrjen, por nuk ofron kurrfarë garancioni se do të mbrojë me siguri nga korona virusi, tani kur u vërtetua se korona virusi përhapet edhe nëpërmes ajrit(airborne).

Edhe diç të shtojë, para paraqitjes së korona virusit,  jo vetëm tani por edhe shumë kohë përpara  me sa jam në dijeni, në klinikat infektive, të pulmologjisë, jo vetëm pacientët, por as personeli mjekësor dhe teknik, nuk i kanë mbajtur maskat, edhe pse duke ditur që sëmundjet e ndryshme infektive, si tuberkulozi, verdhëza (sarrillëku), janë ngjitëse apo infektuese.

Korona virusi, nuk bën të anashkalohet, është prezent në tërë botën, duhet pasur kujdes dhe duhet marrë masa mbrojtëse, porse në shumicën  e rasteve 90%  të personave  e kalojnë pa simptome, 8% me simptome të lehta, dhe vetëm 2% me simptoma të rënda që përfundojnë  edhe  me vdekje, sidomos të personave që janë të sëmurë nga ndonjë sëmundje tjetër, dhe persona të shtyer në moshë.  Vdekja e 9 personave nga korona virusi para ca ditëve në Kosovë, edhe pse ishte më e larta gjatë një dite në Kosovë, prapë se prapë ishte në nivelin më të ultë  krahasuar me shtetet tjera të botës,vetëm  6 persona të vdekur në 1 milion banorë gjatë 1 dite, në krahasim me  shtetet tjera  të botës të cilët kanë shënuar me dhjetëra të vdekur gjatë një dite  në 1 milion banor.

Një postim që lexova para ca ditësh në rrjete sociale, më la përshtypje të veçantë, dhe pas leximit  jam duke e praktikuar vet si parandalim apo masë  mbrojtëse natyrale nga pandemia e korona virusit COVID-19. Postimi që e lexova  ishte këshilla e mjekëve japonez dedikuar popullit të tyre  japonez:

”Çdo njeri duhet të ketë kujdes për gojën dhe fytin e vet, atë duhet gjithmonë të mbani lagtë, ashtu që çdo 15 minuta të pini nga 2-3 gllënjka ujë. Sepse edhe nëse virusi depërton në gojë dhe fyt, uji apo ndonjë lëng tjetër, do ta shporr atë në lukth, e kur të depërtojë në lukth, virusin do ta mbyt thartësira në lukth. Në rast se nuk pini ujë rregullisht, goja dhe fyti do të mbesin të thatë, dhe  virusi atëherë mund të depërtojë në mushkëri dhe mund të jetë i rrezikshëm”.

Me të vërtet duhet pas kujdes kur përballemi me sëmundje të ndryshme, e posaçërisht nga  ato që janë ngjitëse apo infektive sikurse kjo pandemia e korona virusit,  por assesi nuk bën të stresohemi dhe frikësohemi nga vdekja, pasi që në rast se vjen momenti i  vdekjes i shkaktuar nga korona virusi, ai do të na kaplojë, pasi që është përcaktuar  kohë më parë nga Zoti i madhëruar, Krijues Fuqiplotë, atë as mund të ndalim e as ta prolongojmë, por duhet ta pranojmë si çast normal të kalimit nga kjo jetë e përkohshme në këtë botë në jetën e përhershme në botën tjetër.

Jetën dhe kohëzgjatjen e saj kemi dhuratë të përcaktuar nga Zoti që nga momenti gjersa kemi qenë në barkë të nënës, ndërsa sa është kohëzgjatja e jetës sonë në këtë botë, vetëm një Zot e di që na ka falë, dhe përcaktuar kohë më parë.

Do ta përmbyll këtë vështrim me një barsoletë që e lexova gjatë këtyre ditëve në rrjete sociale, e që ka domethënien e  plotë me realitetin në të cilin gjendemi: ”Po ecin nëpër qytet së bashku kanceri dhe korona duke biseduar. Po i thotë kanceri koronës, çka është kjo moj koronë, tani prej meje më askush nuk po frikësohet. I përgjigjet korona: e mor shok im i dashur, marketingun e ke të keq”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat