Vallë kush i komandonte, Rrapo Çelua nëpër ta… Rrapo Çelo Beqiraj

Opinione

Vallë kush i komandonte, Rrapo Çelua nëpër ta… Rrapo Çelo Beqiraj

Nga: Agim Jazaj Më: 16 korrik 2020 Në ora: 13:54
Agim Jazaj

Atdhetari dhe luftëtari, komandanti i çetës së “Kudhësit”, në Luftën e Vlorës, të vitit 1920.

Pjesëmarës në Kuvendin e “Beunit” më 3 Qershor 1920…

Lindi në Sevaster të Vlorës, në vitin 1888 dhe vdiq në mars të vitit 1942.

Shtëpia e tij kishte lidhje me fise të fisme, si në krahinën e Labërisë, Mallakastrës, Lopësit- Tepelenë...

Nipër e mbesat e tij në Kutë, të Mallakastrës.

Nip i Rrapo Çelos ishte edhe luftëtari dhe shkrimtari i shquar i Luftës Çlirimtare, smokthinjoti i rrallë: Shevqet Musaraj.

Këta modele, atdhetar të shquar, mbeten të pavdekshëm, meteor në qiellin e Shqipërisë, në përjetësi për kontributin e tyre, duke shkrirë gjithëçka në shërbimin e Vatanit-Shqiptar!

Vargjet e këngës kumbojnë në vite, me klithma dite:

“Telatë po ven e vin,

Punon Kota me Kaninë,

Gjenerali me Zabinë,

Si do bëjmë unë e tin,

Se shqiptarët po vin,

Na pret një suferinë”…

Atdhetari dhe luftëtari Rrapo Çelo lindi në Sevaster, në vitin 1888, në një familje të mesme, fshatare. Ai mundi e përfundoi shkollën fillore në Drashovicë, ku ekzistonte në atë kohë. U mbryjt me ndjenjat patriotike të një burri të thjeshtë të zgjuar, të ndershëm dhe kurajoz. Jeta e tij, nëpërmjet veprës, i kapërceu kufijtë e fshatit, krahinës, duke u bërë një figurë e madhe e kazasë së Vlorës dhe duke i rezistuar kohës.

Për gjithë këto flet fshati, flasin ata që e kanë njohur e flasin bashkëluftëtarët e tij, flet me gjuhën e vet, lufta e tij, djemtë dhe vajzat e tij, jeta e tij në shërbim të kombit.

Në Kuvendin e Braçallasë dhe në Kuvendin e Beunit, ku mori pjesë edhe Rrapo Çelo, ndër firmëtarët e kwtyre Kuvendeve!

Në Kuvendin e Beunit, mori pjesë me shumë bijë nga krahina e Kudhës Grehotit, e cila përmbledh fshatrat: ”Sevaster, Golimbas, Dushkarak, Mazhar, Shkozë, Ploçë, Amonicë, Lezhan, ku u ngarkua së bashku me formacione të tjera të krahinës së Labërisë; për të sulmuar garnizonin e Kotës. Në atë Betejë, duke çliruar Kotën, u shquan lufëtarët: Kanan Maze, Zyber Bejto, Rrapo Çelo, etj nga ai formacion luftark i Luftës së 1920-tës! Më pas betejat vazhduan me çlirimin e Qishbardhës,  Babicës dhe deri në Kalanë e Kaninës, ku Rrapo Çelos, ju ngarkua edhe komanda e Kalasë së Kaninës, dhe në vijim: Rrapo Çelos ju besua edhe kamanda e batalionit të Matit.

Në vitet më të vështira të shpalljes së pavarësisë; Rrapo Çelo mbërriti në Vlorë, së bashku me 300 luftëtarë nga krahina e Kudhës Grehotit për të siguruar dhe garantuar zhvillimin e mbajtjes së Aktit të Pavarsisë, nga Ismail Qemali.   

Në vitin 1933, në, shtëpinë, e tij vjen dhe gjeti strehim patrioti i madh e i shquar, Halim Xhelo Tërbaçi. I kthyer në fshat nga mërgimi dhe i ndjekur këmba-këmbës nga pushtuesit, jo vetëm gjeti streh tek atdhetari Rrapo Çelo, por aty zhvilloheshin aktivitete të ndryshme patriotike pwr fatet e vendit.

Ndonëse i ri në moshë mbaj mend shtëpinë e tij në Sevaster, me portën hark guri, dy djemtë e tij, shumw të mëdhenj me moshën time: Selimin në Sevaster dhe Bëxhetin, e kemi skalitur fortë burrë i sjellshëm, fisnik që punontë me karro në NTAN e Vlorës…

Në moshën 24 vjeçare, në momentet më të vështira të atdheut, kur plaku i mençur, diplomati i Vlorës, Ismail Qemali, luftonte nëpër Europë, për të ngritur shtetin shqiptar, për të njohur kufijtë e Shqipërisë,

Rrapo Çelua ndiqte me shumë vëmëndje, gjithë evenimentet historike, reagimin e shteteve të mëdhenj dhe përkrahjen që i jepnin atij.

Rrapo Çelua sqaronte bashkëfshatrët e vet dhe gjithëbashkëkrahinasit se: “Së shpejti do të vij dita të njihen kufijtë e vendit tonë. Edhe neve do të kemi shtetin tonë, Flamurin Kombëtar, që mbajti Skënderbeu lartë për 25 vjet luftë”.

Në ditët e para të Nëntorit të vitit 1912, Rrapoja me 300 djem e burra kudhësiot, të organizuar në repartin luftarak, nën komandën e tij, mbërrijën në Vlorë, për t’i dalë përpara ç’do të pa priture, në mbrojtje të Qeverisë të sa po krijuar të; Ismail Qemalit. Ata bashkë me popullin e Vlorës, dhe të krahinave të tjera të vendit, pritën me gëzim e krenari Ismail Qemalin nga Durrësi.

Me shpalljen e pavarsisë, ngritjen e flamurit në Vlorë, krjimin e qeverisë provizore, Rrapoja dhe trimat e tij, kudhësiot u vunë në mbrojtje të kësaj qeverie të brishtë. Ata qëndronin në gatishmëri për të bërë ç’do sakrificë.

Pas rënies së qeverisë të Ismail Qemalit, Rrapo Çelua, nuk e ndërpreu aktivietin e tij patriotik. Ai ndodhej kudo, në fshat, në krahinë, në kuvend, debate të ndryshme, u fliste dhe i sqaronte njerëzit për rrezikun që i kanosej Shqipërisë, për coptimin e sajë nga fuqitë e mëdha, e sidomos nga fqinjët për rreth.

Rrapo Çelua dhe shumë burra të tjerë të krahinës, u shqetsuan shumë, kur forcat greke zaptuan pabesisht; Korçën dhe Gjirokastrën dhe mbërrijtën deri në Tepelenë e Kurveleshin e Poshtëm.

Dhe kur ushtria greke masakroi barbarisht 40 e ca burra në Hormovë më 1914, Rrapoja u bëri thirrje fshatrave të krahinës, të rrëmbenin ato pak armë që kishin dhe t’u shkonin në ndihmë vëllezërve të tyre. Shumë nga këta të organizuar shkuan dhe u ndeshën me forcat greke në; Qafën e “Mehmete”, në Lopës, të Tepelenës, në Bolenë e Kallarat. Në krye të trimave të Kudhësit, printe Rrapo Çelua e Liço Beqiri, të cilët luftuan dhe u ndeshën me shovinistët grek, në: Kallarat, Kuç e Borsh.

Me shumë luftëtar të tjerë të krahinës së Mesaplikut, nuk i lejuan shovinistët grek, të përparonin për në Vlorë.

Fundi i luftës së Parë Botërore, e gjeti Shqipërinë, pothuaj të coptuar. Rreziku i ndarjes së sajë ndërmjet Serbisë, Malit të Zi në veri, Italisë dhe Greqisë në Jug, ende nuk ishte evituar. Perudha e pas luftës së Parë Botërore, për atdheun tonë po bëhej gjithënjë e më kërcënuese. Politika italiane synonte vendosjen e një administrate qëndrore në Shqipëri, e cila kishte si qëllim, ta shndërronte atë në protektorat.

 Pas pazarllëqeve që bën grekët e italianët në kurriz të Shqipërisë, këta të fundit, u ngulën këmbëkryq në ishullin e Sazanit, në gjirin e Vlorës, në Himarë, Kotë e deri në Tepelenë.

Për të bërë të përjetshëm sundimin e sajë në këto zona, ndërtoi garnizone të fortifikuara me bunkere, tela me gjëmba e llogore.

 Në këto rrethana përfaqsuesit më të mirë, trimat dhe atdhetarët e popullit të Vlorës, Tepelenës e Mallakastrës, duke pasur dhe përkrahjen e gjithë popullit shqiptar, u mblodhën në Barçalla e pak ditë më pas në Beun të Vajzës, nën kryesimin e patriotit; Osman Haxhiu. Në atë Kuvend vendosën njëzëri për t’u ngritur në luftë gjithë populli, për të hedhur në det okupatorin, për të çliruar Vlorën. Në këto Kuvende u përcaktuan detyrat për ç’do fshat e krahinë. Aty u zgjodhën dhe drejtuesit kryesor, ose komandantët që do të organizonin e drejtonin veprimet luftarake, në ç’do zonë, në këtë luftë çlirimatare, të pa barabart.

Në krye të krahinës së Kudhësit, si udhëheqës, komandant u caktua; Rrapo Çelua.

 Pas udhëzimeve të Barçallasë filluan të ngrihen çetat në ç’do fshat. Rrapoja mblodhi burrat e djemt e Sevasterit dhe u kërkoi si kusht: “Do të dilni si vullnetar për të shkuar në luftë, kundër italianve, për të çliruar Vlorën”. Të gjithë i’u përgjigjën kësaj thirrje luftarake, duke krijuar çetën e fshatit me 250 burra e djem trima, me komandantin e tyre në krye, Rrapo Çelo.

Rrapoja u bëri thirrje gjithë fshatrave të krahinës të bashkoheshin me burrat e djemtë e Sevasterit. Thirrjet patriotike të Rrapo Çelos, i’u përgjigjën, i pari; Kanan Maze me burrrat e djemtë e fshatit Shkozë, Murat Xhelilaj me ata të Dushkarakut, Rexhep Sulejmëni, me ata të Vajzës. E kështu me radhë, në gjithë krahinën e Kudhësit.

Më 2  qershor të vitit 1920, batalioni i Kudhësit nën komandën e Rrapo Çelos u nis për në Beun. Këtu ishin grumbulluar luftëtar nga të gjithë krahinat e Vlorës.

  Në këtë mbledhje historike, foli kryetari i Mbrojtjes, Osmën Haxhiu, i cili tha: “Duke filluar nga ky moment, ne i shpallim; Luftë pushtuesit italian, që na kanë zaptuar me forcë, Vlorën e Sazanin dhe trojet tjerë nga; Tepelena, Kota, e Himara”.

Të gjithë pjesëmarrësit e kësaj mbledhje bën betimin: “Të vdesim për dhen e shternjtë, të vdesim për Mëmëdhenë”.

   Në Beun, Komiteti i Mbrojtjes dha objektet e sulmit për ç’do çetë, fshat e krahinë. Kuvendi i Beunit zgjodhi dhe komandantët që do të drejtonin çetat e batalionet në luftime.

Pas mbledhjes, Komandës italiane ju dërgua një ultimatum, të cilin populli e ka përjetsuar në këngë:

Për krahinën e Kudhësit u caktuan si objekte; garnizoni i përforcuar i Kotës, dhe komandant Rrapo Çelua.

Kota si rajon i rëndësishëm që lidhte, Vlorën me Tepelenën dhe grykën e Mesaplikut, mbrohej me një regjiment fanterie me 150-200 trupa. Prandaj duheshin marrë masa të mira organizative, për të sulmuar në befasi, shpejtë e me guxim, për të mos dhënë mundësi armikut të organizohej. Për të shpartalluar sa më shpejtë që t’u jepej mundësi trupave të tjerë që të sulmonin Drashovicën, Sherishtën, e më tej, Vlorën.

Komanda e garnizonit armik, ishte përfshirë në një panik të pa parë, sepse po shikonin që nga ora në orë i priste rrebeshi i pa përmbajtur i trimave shqiptar. Këtij paniku i përgjigjet dhe kënga e gdhendur nga gurra popullore:

Më 4 qershor të vitit 1920, kishte mbaruar organizimi i forcave të krahinës së Kudhësit, ku pëfshiheshin djemt trima të Sevasterit, Shkozës, Golimbasit, Dushkarakut, Mazharit, Ploçës e Amonicës. Të gjitha këto forca, u grumbulluan në qafën e Ploçës dhe pa humbur kohë nisën marshimin në intenerarin; Maja e Dorbërit, Amonicë, përroi i Harvalasë, Brusnje, me vijë hapje; Belik-Hysoverdh, me detyrë, që në orët e para të mëngjesit, në bashkëveprim me çetat e Smokthinës, Mavrovës të; sulmonin e shpartallonin garnizonin e Kotës.

Në orën 03 të natës, luftëtarët trima të Kudhësit, nën drejtimine e Rrapo Çelos e të Kanan Mazes, u hodhën në sulm.

Në këtë përleshje për mungesë të armëve dhe monicioneve u përdorën dhe sopatat, kosat, madje edhe sfurqet. Përleshje trup me trup me ushtarët italian. Për të përmendur është rasti i Zyber Bejtos, nga Dushkaraku, i cili me një sfurk në dorë, në mënyrë të heshtur, me zvarritje, i vajti ushtarit italian në llogore dhe i vuri sfurkun në fyt. E mbyti, i mori armën e municionin dhe më tej u radhit me shokët e luftoi si trim deri në çlirimin e plotë të Vlorës.

Më pas, ditën e 5 qershorit, forcat e krahinës së Kudhësit, të Mesaplikut dhe të fshatrave për rreth, shpartalluan plotësisht garnizonin e Kotës. Ushtarët e oficerët italian që mbronin atë objekt, një pjesë u asgjësuan, shumë të tjerë mbetën të plagosur, shumica hodhën armët dhe u dorëzuan.

Të gjithë robërit u nisën për në fshatin Vajzë, ku ishte caktuar pika e grumbullimit të robërve të luftës.

Në luftën për çlirimin e Kotës u vranë, duke luftuar heroikisht, djem nga; Sevasteri, krahina e Kudhësit, Mesaplikut dhe gjithë lumi i Vlorës. Në këtë betejë, u plagos edhe Kanan Mazja nga Shkoza, më pas i shpallur; Hero i Popullit

Pas marrjes të garnizonit të Kotës, forcat e Kudhësit, nën komandën e Rrapo Çelos, në bashkëpunim me forcat e Mesaplikut, të komanduara nga; Sali Murati dhe ata të Selam Musait, pa i lënë mundësinë armikut të përforcohet, e ndoqën këmba-këmbës, deri në qafën e Sherishtës, në kalanë e Kaninës, në qafën e Koçiut, deri sa hodhën në det zaptuesit italian.

 

Kudhësiot me sokëllimë,

Mbi armiqtë si ezhdërha,

Se i printe kudo në ballë,

Komandant, Rrapo Çelua…

 

Në luftën e Vlorës më 1920, nga fshati i Sevasterit, ranë si burrat në fushën e nderit, dhe mbeten në përjetësi, Dëshmor të Kombit si; Çelo Deraj, Dukë Musai, Hysni Jonuzi, Malo Guda, Pasho dhe Hodo Mahilaj, Jakup Binaj, i cili u plagos në betejën e qafës së Sherishtës dhe vdiq më pas në Tiranë.

Aksionet për marjen e qëndrave të fortifikuara dhe beteja për marrjen dhe çlirimin e Vlorës, ishin një përleshje e përgjakshme. Jehona e kësaj lufte u dëgjua dhe u përhap si rrufe, jo vetëm brenda Shqipërisë e fqinjve të sajë, por edhe në kancelaritë europiane.

Populli i vogël shqiptar, pa përkrahjen e askujt, u ndesh me një armik të pa barabart, si në numër ashtu dhe në armatim.

Në këtë luftë frontale, që zgjati gati tre muaj, u derdh shumë gjak, shumë sakrifaca të pa para dhe u arrit qëllimi që vuri Komanda e drejtimit të luftës.

Lrahina e Kudhësit, mban një peshë të rëndësishme.

Për aftësit e rralla, trimërinë dhe guximin e pa shoq, që tregoi në luftë, Rrapo Çelon e caktuan komandat në kalanë e Kaninës, për të parandaluar dhe për të përballuar ç’do të pa pritur.

Kur armikun e shporrën e hodhën në det, patriotit dhe komandantit Rrapo Çelo, i besojnë edhe mbrojtjen e Vlorës, nga sulme të pa pritura nga deti.

  Rrapo Çelua, si patriot dhe atdhetar i flakët, u shqua në mënyre të veçantë në Revolucinin Demokratiko-Borgjez, të Qershorit 1924, ku si fanolist i flaktë, u vu në krye të të forcave kryengritëse, të Vlorës!
Për kontributin e tij në këtë revolucion i’u dha edhe grada e kapitenit.

Në ata pak muaj të ekzistencës së qeverisë demokratike-borgjeze të Fan Nolit, Rrapoja u shqua si demokrat i vërtetë, si njeri me zemër të gjerë e tolerant, cilësi këto që buronin nga fisnikëria e trashëguar, drejtësia e shpirtmadhësia e këtij njeriu të përmasave të mëdhaja të kohës.

Shumë episode, gojëdhana e kujtime flasin se: Rrapo Çeloja, jetonte midis popullit dhe bashkëfshatarëve të tij, i trajtonte dhe i vlerësonte ata si të barabart, i orientonte dhe drejtonte në anën më të mirë të jetës, merrte pjesë në gëzimet e hidhrimet e tyre. Kur pyesnin njerëzit për hallet dhe shqetsimet që kishin, ai i dëgjonte me kujdes dhe me shumë durim e gjakftohtësi, jepte mendim dhe u tregonte rrugët e zgjidhjes. Prandaj kishte fituar respekt e besimin e njerëzve, në fshat e më tej.

Rrapoja dinte të orientontohej dhe të orientonte, në ç’do kohë edhe në situata më të vështira, e të turbullta.

Me rënien e Nolit dhe ardhjen në, fuqi të Ahmet Zogut, Rrapoja kthehet në fshat dhe merret me punët e familjes, por dhe me hallet e fshatit dhe të krahinës. Burrat e fshatit dhe gjithë njerëzit që e donin dhe nderonin patriotin, nuk e linin në asnjë çast vetëm. Në konak, klube e në sheshet e fshatit, ku mblidheshin kuvendet, zhvilloheshin biseda e debate për hallet që kishin pllakosur vendin, shqetsimet e popullit. Rrapoja jo vetëm i sqaronte me qetësi, durim dhe aftësi, i orientonte dhe u tregonte rrugëdaljet.

 Zogu teksa shihte tek patrioti Rrapo Çelua, njeriun me reputacion e presitgjoz në krahinën e Kudhësit dhe në Labërinë, i propozoi disa përgjegjsi, shtetërore, të rëndësishme,deri dhe gradën madhore të oficerit. Por karakteri i fortë i Rrapos nuk e pranoi as këtë miklim, sepse nuk binte në kurthin që ofronte mbreti.

Rrapo Çelua mbeti deri në fund të jetës së tij: antizogist, atdhetar.

Për merita të shquara patriotike, me rastin e 50 vjetorit të Pavarsisë së Atdheut, Rrapo Çelua u dekorua me medaljen: “Për veprimtari patriotike” Një vlerësim i merituar i bëhet kësaj figure të shquar si krenari e Sevasterit e krahinës së Kudhësit,vendit, hedhur edhe në librin “ATDHETARËT E KUDHËSIT” nga Manxhar Binaj, autor i librit…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat