Ata të cilët nuk e njohin, historinë, kulturën, politikën dhe diplomacinë Evropiane, po çajnë dërrasa koti nëpër studio dhe debate televizive..!

Opinione

Ata të cilët nuk e njohin, historinë, kulturën, politikën dhe diplomacinë Evropiane, po çajnë dërrasa koti nëpër studio dhe debate televizive..!

Nga: Rexhep Elezaj Më: 16 korrik 2020 Në ora: 15:06
Rexhep Elezaj

Historia e popujve të Evropës nuk fillon me rrëzimin e Murit të Berlinit (1989), as me bombardimet e NATO-s mbi Serbinë, mbase as me Revolucionin francez dhe Iluminizmin, por shumë më herët se këto ngjarje, e cila histori siç dihet është e ndërtuar mbi një bazament shumëdimensional kulturor, fetar, etnik dhe civilizues, duke filluar, sidomos nga Mesjeta e vonshme (1054), nga koha e Renesancës në shekullin 14-të e deri më sot, pa e harruar për asnjë çast kohën Antike greke.

Pra, kontinenti më të vjetër në botë, që quhet Evropë (Europë; quhej një mbretëreshë mitologjike e Kretës), është dhe mbetet djepi i kulturës botërore në të gjitha fushat e historisë dhe civilizimit njerëzor, dhe, kjo nuk është temë e këtij shkrimi, por në kontekst të kësaj nuk duhet harruar kurrë faktin, se shqiptarët, si pasardhës të Ilirëve, janë ndër popujt më të lashtë të Evropës, qoftë për nga vlerat e kulturës dhe civilizimit, qoftë për nga kontributi i tyre në begatimin e historisë së saj, ndërtimit si dhe ruajtjes së trashëgimisë dhe vlerave së saja humane dhe demokratike.

Prandaj, kombi shqiptar gjithmonë ka qenë dhe do mbetet pjesë e pandarë e kulturës dhe identitetit evropian, në kuptimin më origjinal të vlerave etnike, historike dhe kulturore, e që për fat të keq, shumë politikanë shqiptarë të pas periudhës së luftës çlirimtare (1999), përveç se u treguan injorantë dhe të pa dije, si mos-njohës të historisë së popujve të Evropës, mbase ata në fakt, duke vepruar dhe sjellur në mënyrë egoiste, në kuptimin se historia e Kosovës dhe Evropës fillon me ardhjen e tyre në pushtet të pa shtet, me bëmat e tyre kuturu, qoftë si individë, qoftë si grupe ekstreme ideologjike-politike, nuk ka asnjë dyshim, se kauzën shqiptare në Ballkan e kthyen shumë mbrapa në histori, duke e dëmtuar rënd kauzën e kombit shqiptar në Ballkan. Pas rënies së Komunizmit me 1990, kombi shqiptar e kishte rastin ideal dhe historik që të kthehej në amën e kulturës dhe identitet të tij evropian, atje nga ku edhe kishte dalë etnikisht, politikisht dhe kulturalisht!

Por, një shans të tillë historik që të kthehemi në petkun tonë origjinal, janë pikërisht mbeturinat e komunizmit dhe bajraktarizmit shqiptar, ato të cilat për shkak të degjenerimit dhe degradimit të thellë moral dhe kombëtar të tyre, përveç se dy shtetet tona i shkatërruan dhe i demoluan deri në themelet e tyre iliro-dardane, ata këto dy shtete (popuj) i uzurpuan, i vodhën, i varfëruan, i tjetërsuan, i mbrapshtuan, i bastarduan, i poshtëruan, i nëpërkëmbën, i nënshtruan, i monopolizuan, i mjeruan, i sakatuan, i përdhosën, i fundosën etj., deri në marrëzi djallëzore, duke ia mbyllur kështu kombit shqiptar dyert e kalasë, që quhet Evropë. Mbase ndërtues të së cilës shqiptarët kanë qenë qysh nga koha e Homerit, Aristotelit e deri tek Napolon Bonaparta, Shekspiri, Hygo, Mozarti, Aleksanër Moisiu dhe shumë të tjerë deri më sot.

Ndaj, shtrohet pyetja; pse dhe kush janë fajtorët kryesorë për gjithë këto vonesa të shqiptarëve për t’u kthyer në gjenezën e tyre evropiane, kush na pengoi, së paku në këto 30 vitet e fundit, që t’i afrohemi folesë evropiane, e cila është ndërtuar pikërisht mbi trashëgiminë dhe kulturën iliro-pellazge, e që sipas mendimit tim, nuk është askush tjetër fajtorë veçse ekskluzivisht elitat tona politike të korruptuara si dhe tërësisht të zhveshura nga ndjenjat kombëtare shqiptare!

Nuk mund të ketë integrim të Kosovës në BE, as liberalizim të vizave, derisa nuk përfundon me sukses dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, dhe kjo nuk mund të arrihet me një qeveri pa mandat të qartë nga sovrani, sepse dialogu me Serbinë është kusht për dyja shtetet në konflikt për të ecur drejt integrimit dhe Bashkimit Evropian. Ngase, në një shtet i cili e synon rendin ligjor dhe demokracinë, por ku nuk respektohen votat e sovranit, ku gjykatat kontrollohen nga pushteti politik, ku krimi i organizuar nuk luftohet por stimulohet, ku paraja publike vidhet dhe keqpërdoret, ku nuk ndodhin kurrfarë reformash në ekonomi, arsim dhe shëndetësi, ku sundon klasa e oligarkëve bashibozukë, etj., është budallallëk politik i llojit të vet të pritet liberalizimi i vizave. Meqë, po ashtu, pa dënimin e krimeve, jo vetëm të luftës, pa identifikimin autorëve të vrasjeve politike të pas luftës, pa marrë parasysh se nga kush janë bërë ato, pa ballafaqimin e të dyshuarve për krime me drejtësinë, pa luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e plotë te të drejtave të njeriut, pa largimin nga pushteti i gjithë atyre të cilët duke u thirrur në meritokracinë e kanë kapur dhe uzurpuar pushtetin me forcën e dhunës politike, dhe kështu me radhë, shqiptarët duhet ta kuptojnë njëherë e mirë, se Kosova dhe as komb shqiptar nuk mund ta bëjnë asnjë hap përpara, ngase popujt dhe civilizimi evropian i bashkuar dhe i organizuar brenda BE-së, në asnjë mënyrë dhe formë të mundshme, nuk toleron si dhe as nuk pranon që ata popuj apo liderët e tyre të cilët i shkelin dhe i dhunojnë brutalisht vlerat evropiane, t’ua hapin dyert dhe t’i pranojnë në familjen e tyre ku sundon ligji dhe drejtësia për të gjithë njësojë..!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat