Boll ma, se me të vërtetë na keni lodhë, na keni pru shpirtin te hunda

Opinione

Boll ma, se me të vërtetë na keni lodhë, na keni pru shpirtin te hunda

Nga: Gëzim Rrustemi Më: 16 korrik 2020 Në ora: 16:26
Gëzim Rrustemi

Nuk është aspak për tu krenuar me këto që po ndodhin, kur kryeministri thirret në rimëkëmbje të ekonomisë, ndërsa mbyllë bizneset. Krejt kjo, në kohën kur ndodhemi në një krizë të tillë të papërjetuar më parë. Derisa shumë qytetarë të Kosovës kanë mbetur fare pa punë, këta "të mençurit" e qeverisë në mënyrë të paskrupullt japin urdhëra për gjobitjen e qytetarëve.

Kështu nuk luftohet pandemia o ministër i shëndetësisë ai drejtësisë a i çkafit çka je. Tregoji edhe kryeministrit tuaj ekonomist se nuk rimëkëmbet ekonomia duke e varfëruar popullin e duke e mbyllur në shtëpi, vetëm se ju nuk dini të menaxhoni.

Ju bëj apel që ti largoni këto orë policore, këto karatinime e këto kufizime ndaj qytetarëve. Mos i paralizoni qytetarët, por nxirreni në rrugë çdo polic e çdo nëpunës nëse është nevoja dhe udhëzoni qytetarët të bartin maska. Por, mjaftë më me këto mbyllje, gjobitje e kërcënime, edhe ashtu jemi të izoluar e getoizuar nga Evropa qe njëzet vjet pasluftës, plus pa e harruar tmerrin dhe traumat që kemi përjetuar gjatë okupimit serb kur edhe qarkullimin më të vogël mund ta paguaje shtrenjt .

Ne, si qytetarë të Kosovës kemi nevojë të lëvizim, të paktën brenda qytetetit e brenda shtetit tonë, sepse për më tepër as që bëhet fjalë, sepse ju paaftësine tuaj ekstreme bëtë që Evropën mos ta shkelim as njëzet vjet pas luftës, e tani, po me paaftësinë tuaj po duani edhe qytetet tona të na mohoni.

Boll ma, se me të vërtetë na keni lodhë, na keni pru shpirtin te hunda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat