Thaçi III, shko...!

Opinione

Thaçi III, shko...!

Agim Vuniqi Nga Agim Vuniqi Më 22 korrik 2020 Në ora: 23:16
Hashim Thaçi

I

E kam të fiksuar momentin kur në Kuvendin e VI të LDK-së, dega e Gjakovës e Astrit Haraçiut, kryetar, votoi për ish presidentin FatmirSejdiu, kryetar të LDK-së, që nga atëherë filloi shkëlqimi dhe rënia e Dr. Fatmir Sejdiut, që i ngjason fatit të protagonistit e përshkruar bukur në romanin e Drito Agollit "“Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”. Në te vertet ky garim për të parin e LDK-së, nuk ishte krejt i ndershëm, ngase kishte goditje të ulta, parallogari "pa hanxhinë". Të tëra i kaloi me durim dhe përgjegjësi të plotë institucionale, Akademik Nexhat Daci. Ai ishte i pari ndër liderët e Kosovës, i cili shtriu dorën e urimit ish-kryatarit të LDK-së dhe ish-presidentit Sejdiu. Ajo që ndodhi më vone i kaloi caqet e politikës, lista e Këshillit të Përgjithshëm kishte ndërruar, jo sipas fuqisë politike të kandidatëve, por sipas makinerisë së "meritokracisë" votuese për Sejdiun, ky egoizëm i klikës lideriste ishte debakël për të ardhmen e LDK-së; nuk u shfrytëzua dhurata e liderit elokuent dhe urtak z. Dacit. Ngjarjet politike që u zhvilluan më vonë frenuan rrugëtimin institucional të Kosovës, rreptësia ne gjykim e Dacit u tregua se ishte e drejtë, politika e Kosovës nuk zgjodhi njerezit e duhur dhe të shkathtë për të drejtuar timonin e makinës ne cakun e synuar. Stoicizmi i Dacit, i vetmi që u tregua i guximshëm me "miqte", nuk u shfrytëzua nga institucionet e Kosovës per t'u ngritur si faktor i rëndësishëm i paqes në rajon, servilizmi që zgjodhën ata pas tij u tregua proces i dëmshëm për të ardhmen synuese të shqiptarëve në ish-Jugoslllavi, sidomos ata në Kosovë. 

Në kohën kur Dr. Rugova ishte lideri i pakontestueshëm i shqiptarëve në ish-Jugosllavi, konsideronte se demokracia e brendshme, është zgjidhja e vetme, jo ajo paternaliste, as ajo provinciale, ngase provincializmi dhe globalizmi janë procese që nuk shkojnë njeri me tjetrin; Akademik Daci kishte kuptuar këtë shumë mirë, ai ishte afër ngjarjeve të rëndësishme që ndodhën në vend që nga fillimi, kur u tha JO-ja e artikuluar miqëve për pjesëmarrje në zgjedhjet serbe për të ndihmuar opozitën serbe për të rrëzuar Millosheviqin, për kohën ishte nje guxim i madh politik, ngase Kosova ishte e ngulfatur ekonomikisht, por Rugova përpiqej të bënte te pamundurën, të krijonte një kulture të re demokratike, të hapur, transparente dhe publike, meqë ai kishte vërejtur me menquri se politika e ilegales, nëntokes politike, nuk është politikisht e favorshme. 

II

Dikush duhej të merrte primatin për të udhëhequr shqiptarët, e kushtëzuar sipas rrethanave politike në vend. Në atë kohë u institucionalizua qeveria në ekzil, dhe u zyrtarizua Fondi i Republikës, është tjetër çështje si u drejtua ai, dhe shpesh iu ndërrua destinimi. Bukoshi "kapadai" e shfrytezojë këtë dhuratë më tepër për t'u "pavarësuar" poltikisht dhe financiarisht, ai ishte përpjekur të ndertonte edhe Këshillin Koordinues të Subjekteve Politike dhe Jo Politike në Perëndim, për të fuqizuar pozicionin e tij politik. Ishte gabim fatal, sepse qeveria nuk duhej të bënte politikë jasht, për të ndarë politikisht faktorin e brendshëm dhe atë të diasporës. 

Eshtë keq që nuk u kuptua me kohë se ishte vetëm një qendër politike dhe ajo ishte në Prishtinë, dhe qeveria ishte vetem servis i kësaj qendre. Nuk ishte zgjidhje e mirë ndarja e pushtetit politik në disa qendra, ngase nuk ka politikë pa financa, dhe disperzioni i tyre nuk ishte nikoqirllëk. Bukoshi me kokefortesi mbante pozitat e pronarit te Fondit, jo të një menaxhuesi te tij. Gabimet fatale politike të tij, në dukje përpjekje për të afuar grupimet ilegale në perendim, të cilat funksiononin njejtë, si ato të Partisë Popullore Kurde e Oçallanit, ishin rrëmbyese, dhe ishte vështirë të kontrollohen politikisht. Emigracioni shqiptar ishte nën trysnine e "patriotëve" te deri djeshem, zyrtarëve politik të sotem, veprimi i tyre politik i "nëntokës" ishte i arsyeshëm në Kosove, por jo në perëndim, por u pa se qëllimi i tyre ishte organizimi për një kohe të re, ata që veheshin ne krye të demonstratave, stimuloheshin nga financat që vjelnin nga mërgimtaret duke shitur një kanaqe "coca cola" 10 SFR, në emër të ndihmës për Kosovën "SOS Kosova". Sesa ishin te shkathët u pa pas luftës, ata sot janë pronarët e Kosovës, pasuria e tyre është marramendëse, ndërsa të rinjtë detyrohen të ikin jasht.

III

Shqiptaret e Kosoves jane te njohur per stoicizmin e tyre dhe dashurinë e madhe për Kosovën, ata zatën fituan luftën mbi fushatën e spatrimit etnik të Serbisë, u këthyen i madh e i vogël pas luftës, duke shpresuar se çlirimi dhe liria e shumëpritur do të agojë për ta, por më vonë e kuptuan se ishin në lajthitje, çlirimtarët e deridjeshëm, komandantë të shkathët dhe të sprovuar në fushëbetejë, ua errësuan jetën pas luftës, ata filluan të ndërrojnë rolet me serbët okupues, fillojë fushata e egër e uzurpimeve të tokave dhe shtëpive, disa me të drejtë ngase nuk kishin ku te jetonin, por shumica e atyre ngulfati të ardhmen e Kosoves, ishin të tri partitë në pushtet, fillojë ndërtimi i egër, pa respektuar parametrat e sigurisë, pa studime seizmologjike të tokës, pa përcjellje me projekte adekuate të infrastrukturës së ujit të pijshëm dhe kanalizimit, të pastrimit të ujërave fekale, të ndërtimit të ndërtesave shumëkatëshe në një hapësirë të ngusht ku nuk mund të vehen as shkallët e zjarrëfiksëve, dhe tash po ata shqiptarë me optimistët në botë kanë filluar ta shohin realitetin e hidhur, sepse kjo kastë e politikanëve nuke është në gjendje të udhëheqë me shtetin, ata jane servilë të diplmatëve të huaj, vetëm për të mbetur në sqenë, për të vjedhur dhe plaçkitur, asgjë e re nuk shihet në fushën e Kosovës... ky është debakli më i madh dhe më i papritur që solli politika, me këta dilinxhi të pacipë, të cilët u shquan me egoizmin e tyre, derisa shqiptarët kanë filluar të katandisen në të katër anët e botës per ti gjetur qare vetes, tash janë perballur edhe me përbuzjen e zyrtarëve, por edhe politikat migruese ekstreme të shteteve fqinje, si në Hungari, në Rumani e gjetkë..., athua a do të perfundojnë ndonjëherë vuajtjet e tyre ....

IV

Politika e deritanishme e PDK-se dhe Thaçit, sa kam vërejtur unë, është përçarëse, ai është një lojtar i llastuar, i cili asnjëherë nuk ka qenë në ekipin e parë, tash kur u bë kapiten i ekipit, ka zgjedhur mjetet e vetme qe i di, nëntokën politike, sulmon opzitën pa asnjë kriter, fut në lojë radikalët fetar dhe retorikën fetare, pastaj angazhon gazetarucë të sulmohet lufta çlirimtare e UCK-së, sulmon biznesmenet si Surroin, i cili nuk eshte aktiv në politikë, pse nuk po kontribon, nxjerrë në treg një retorikë të paparë deri më tani, thjesht nuk din çka të bëjë me bjerrakohën si kryeministër, vrapon për të shpërndarë dekorata heronjësh; kjo është detyrë e presidentes zotëri, nuk i di cilat jane detyrat tuaja, nese nuk i di largohu, nëse jo atëherë qytetarët duhet të të largojnë, përndryshe o do të detyrohen ata vet te largohen nga Kosova, o do të largohet kryeministri...

Politika abuzive e deritanishme e Thaçit për normalizim të marrëdhenieve me Serbinë për t'u përafruar në BE, nuk ishte kriter për Kosovën, këtë e thanë edhe zyrtarët e lart të BE-së, ishte për Serbinë, e cila ka kryer shumë punë të tjera, duke luftuar korrupsionin dhe krimin, ndërsa Thaçi ka bërë të kunderten e asaj që kërkon BE-ja..., ai duke mos ditur gjë nga ekonomia ka futur Kosoven në krizë të thellë edhe politike edhe ekonomike, sa më tepër të zgjat qeverisja e tij dhe të tjerëve si ky, shteti do të shndërrohet në qerre pa rrotë...

V

Modeli kinez i ekonomisë po funksionon më së miri në botë, këtë kanë vërejtur shumë ekspert të ekonomisë, ndër ta edhe analisti i CNN Zakaria, i cili thotë se kinezët kanë zgjedhur në pushtet njerëzit më të aftë të ekonomisë, duke bërë reforma të brendshme, duke zvogluar rolin e shtetit në qeverisjen e tij, disa nga ekspertët medojnë se është në pyetje "austerity" rreptësia në ekonomi, apo në menaxhimin e sukseshëm të tranzicionit..., Luce thotë se Pekingu di çka duhet të kryhet, ndërsa në Kosovë askush nuk përmend modelin e ekonomisë kineze, të gjithe jane të orientuar në retorikë të feud-kapitalizmit, për të përfituar një grup "keqbërsish" të lidhur me partinë në pushtet, apo ata vet...Ka të tillë që mendojnë që Kosova nuk ka Treg Vendor ( Tregu i Brëndshëm ) as Ekonomi Tregu ( Treg i Lirë ). Së këndejmi nuk mund të ketë as Strategji të Zhvillimit Ekonomik. Së këndejmi, të flitet për " Modelin Kinez " pa e identifikuar llojin e Tregut e të Ekonomisë dhe pa i disejnuar ato e pa e hartuar “Strategjinë” Kina mbetet tepër largë Kosovës. Të thuash Kosova ka treg, apo se Kosova eshte vetem treg nuk zgjidhet problemi. Kosova, por edhe të tjerë si Kosova as Shqipëria nuk kanë ekonomi në kuptimin , pikerisht, jotregtar të nocionit, bile Shqiperia ka bërë sallto mortale prej ekonomisë shtetërore pa treg ka ra në tregti pa ekonomi. Shqiperia e as Kosova nuk kanë politikë të dallueshme shtetërore, kanë shtetin në dy këmbë, pra kanë admnistratë por shteti akoma nuk funksionon, koincidencë "befasuese", njëjtë sikurse  janë ... Bosna e Hercegovina, Iraku, Afganistani...

VI

Derisa Dr. Ibrahim Rugova dhuronte kristalet e Trepçës mysafirëve të huaj, ai jepte mesazhin se Kosova është e pasur me minerale, dhe të gjithë ata shpesh në memoaret e tyre kanë përmendur këto dhurata, kështu ishte kur Kosova veq kishte filluar të ecte në qendrat e diplomacisë botërore, më shumë kishte takime me liderët botërore sesa që ka tash, kishte artikuj afrimativ për Kosovën në gazetat evropiane, ndërsa tash kur do te duhej te funksiononte çdo gjë më mirë, gazetarët vendorë përfolin skandalet e zyrtarëve, batutat në mes tyre, përqojnë te lexuesi fjalorin urrejtës, dhe rrugaqërinë si kulturë, tashmë është bërë trend të perfolen postimet individuale të atyre që janë në politikë, shajnë, fyejnë njëri tjetrin, pa asnjë kriter, dhe tërë debati shoqërorë drejtohet në atë drejtim, dalëngadalë Kosova po sharron në lymin e krimit dhe korrupsionit, është rrezik që përveq Republikës së Kosovës të bankrotoje edhe shoqëria kosovare... Kosova ështe bërë terren për spektakle "narkomanësh", bythaxhinjësh, e interesxhinjësh, kjo është pasojë e një keqmenaxhimi qeveritar të pasluftes, shteti do njerëz të arsimuar, me kulturë..., jo kështu kur secilit "llaskuc" vendor e ndërkombetarë i lejohet të shajë, të fyejë, të denoncojë..., pa asnjë kriter..., kështu do të jetë derisa në krye të vendit janë "askushët"..., Kosova ka nevojë për njerëz që shquhen për diçka, që paraqet një vlerë të caktuar evropiane, dhe ashtu do të shtrinte miqësinë gjithandej... Kosova qe 21 vite nuk qe në gjendje të organizoje një takim të vetem të mërgimtarëve, me "pedigre", ashtu çfare e organizojë Salih Kabashi vitet 90-ta me alternativistët në Lubjanë e Bled..., nuk i ka mbetur gjë tjeter kryministrit kosovar vetem të lodroj prej një komune në tjetrën dhe të shiqojë grunajën "hambar" i rajonit...

VII

Kohët e fundit disa mijëra shqiptarë nga Kosova kanë marrë rrugen e ikjes nga Kosova jo të kethimit, qeveritarët kanë humbur sensin e njerëzores, flasin gjepura, hipni në autobus e shkoni e vizitoni, edhe atje mundeni të bëni fushatë partiake..., çka s'ndien njeriu prej këtyre "llaskucëve" të pushtetit. duket se kryeministri i Kosovës tërë mandatin do e kaloi nëpër fushata e takime me "dostin" ideologjik..., nuk po din çka të bëjë gjatë orarit 8 orësh të punës, sesa per menagjim të ekonomise vendore, të reformave në qeveri etj., as që bëhet fjalë...

Thaçi nuk kishte kohë të shkonte ne Karaqevë, atje është nxehtë, ia ka anda të ndaj dekorata për të vrarët (është detyrë e presidentes së vendit me Kushtetutë), njëjtë argëtohej duke dhuruar ndonjë traktor me rimorkio ndonjë serbi, me para te buxhetit, ndërsa ka harruar ku është Karaqeva, athua pse edhe atyre nuk ua dhuron komunën? Vërtet është e tepër të mirret njeriu me kryeministrin kosovar, se edhe ashtu ai nuk ka përshkrim te vendit të punës , apo e di por nuk është i aftë ta mbajë..., edhe sa kohë u duhet votuesve të kuptojnë se lufta ka përfunduar..., tash është "paqe", nuk duhet t'i frikohen politikanëve të tillë që mendojnë vetëm për veten, familjen e tyre dhe të atyre që i kanë perreth, është kohë tjeter, demokraci i thonë, dhe ju mund te flisni përmes votës, por edhe të ndëshkoni fajtorët që prunë popullin në këtë gjendje...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat