A do të rrezohet apo do të zgjerohet (harrnohet), qeveria Hoti?!

Opinione

A do të rrezohet apo do të zgjerohet (harrnohet), qeveria Hoti?!

Hafiz Shala, New York Nga Hafiz Shala, New York Më 23 korrik 2020 Në ora: 05:42
Avdullah Hoti

E kishin pas pyetur një bari: sa bagëti i ke? Ai u përgjigj: Dy dhi e dele më pak

Ta zëmë që, ja po duam ta zgjerojmë qeverinë Hoti dhe atë më PDK-në.

Domethënë, ta harrnojmë një qeveri të harrnuar, tani, më një harrën të vjetër po të ish qeverisë së harrnuar të Haradinajt, e që të gjithë së bashku, janë ata të cilët, duke qitur harrën mbi harrën, po duan ta bëjnë një xhaketë e cila, as nuk mundë të bëhet e re, e as, nuk i bie askujt tamam e më së paku popullit i cili, edhe pse i hodhi ato lecka e i përzuri jashtë qeverisjes përmes dere, tani po duan ta hyjnë përmes dritares, fshehurazi dhe jashtë dëshirës dhe vullnetit të popullit.

Duhet të iniciohet votëbesimi i kësaj qeverie, menjëherë.

Çdo vonesë, do të këtë impakt katastrofal për vendin

Ata që e rrëzuan qeverinë Kurti, tani, siҫ thotë populli, ngadalë beg së ka hendek, po përballën me të kaluarën e tyre kriminalo hajdute e, sipas tyre, e krejt bota është fajtore, e padrejtë, dhe kundër tyre e ҫfarë jo, për tu shfajësuar që për ditë po dalin gjërat e reja të cilat, në rrugëtim e sipër, po i vërteton se kjo kastë politike, po mundohet ta riforcojë pushtetin, ta amnistojë veten për krime, korrupsion, nepotizëm, kapje të shtetit dhe shumë veprave tjera penale, duke argumentuar dhe “bindë” popullin se nuk është vazhdimësi i agonisë se “vetëm këta” mund ta nxjerrin vendin nga kaosi i shumëfishtë, shumëdimensional dhe shumë i ndërlikuar në proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.

Si mund dhe a ka program, fuqi dhe përkrahje rreth bisedimeve më Serbinë, kjo Qeveri e ky kryeministër ilegal i zgjedhur më vota të mangëta e të kontestuara.

Askush nuk i përgjigjët ftesave të tij për bashkëpunim sepse, është qeveri e pakicës më një opozitë të fuqishme e shumicës.

Nuk ka as gjasa e as shanse reale që, kjo qeveri aktuale, mund ta vazhdojë me qeverisjen e vendit sepse, kur hajnat duan ta ndajnë përfitimin, në këtë rast pushtetin, duke tentuar që të marrin sa më shumë, fillojnë plasaritjet sepse, këta ende nuk janë ngopur më pasurim të jashtëligjshëm dhe benefite të ndryshme, më punësime të familjarëve e militantëve partiak, për të cilat, qeveria Kurti që në start paralajmëroi se do të fillojë më zbatimin e ligjeve në fuqi, duke i mbrojtur prokuroret, gjykatësit, inspektorët dhe në përgjithësi, në ҫkapjen e shtetit dhe funksionimin e drejtësisë sipas asaj: askush mbi ligjin.

Filloi më shkarkimin e bordeve zhvatëse të parasë së ndërmarrjeve publike ndër më rentabileve e, që i sollën para falimentimit siҫ është rasti më Telekomin.

Absolutisht, nuk ka zgjedhje tjetër përpos se vendimi t'i kthehet sovranit dhe ai vendim duhet të jetë definitiv përmes zgjedhjeve të jashtëzakonshme për ta kthyer funksionimin normal të Republikës së Kosovës në interes të qytetarëve e jo aristokracisë milionere të pasuruar sipas “meritave, qoftë të luftës, pushtetit dhe udhëheqjes së “ suksesshme” të shtetit.

Për të udhëhequr shtetin apo qeverinë në mënyrë të suksesshme, duhet së pari, njerëz të pastër, jo të korruptuar e të shantazhuar, jo ata të cilët e vodhën shtetin që nga pas lufta e deri në ditët e sotme.

Koalicioni qeverisës dhe ai që po tenton të harrnohet e të bëhet pjesë e saj, PDK, është, vetëm forcim i atyre të cilët e sollën shtetin në këtë gjendje, përmes klanit “ Pronto”, si filozofi dhe praktikë partiake në aspektin e hajnisë e nepotizmit.

Edvin Kristaq Rama, Hashim Thaҫi dhë, Ali Ahmeti, janë treshja fatkeqe e kombit shqiptar të cilët, janë bërë argat të armiqve tanë shekullor

I pari, në krye të Qeverisë shqiptare dhe Partisë Socialiste, e solli shtetin shqiptar nga një vend demokratik në atë monark, duke sunduar më një parti politike në Parlament, duke e përjashtuar opozitën në pengimin e realizimit të kërkesave të popullit i pa kënaqur më qeverisjen e vendit.

Duke e kundërshtuar krimin përmes grupeve hajduto-kriminale të cilët, në bashkëpunim me Kryeministrin, plaҫkisin e vjedhin paranë e qytetarit, afirmimin e industrisë së drogës, premtime boshe për një standard më të lartë për qytetarin, premtim për zvoëglimin e taksave që në të vërtetë i rriti, posaҫërisht të atyre shërbimeve elementare që e rëndojnë qytetarin më standardin më të ulët, pasurim përmes tenderëve nga të cilat kanë përfituar kapital qoftë edhe me rrënimin e objekteve kulturore siҫ ishte rasti më Teatrin kombëtar, simbol i një kulture të njohur e të lashtë në arenën shqiptare si monument kulturor kombëtar.

Si kryeministër i shtetit amë, Shqipërisë, ja vuri thikën pas shpine Kosovës më pëlqimin e të parit të shtetit, Hashim Thaҫit, të cilët i bashkuan forcat dhe mendimet bashkë më klanet, bashkëpunëtorët dhe bashkëmendimtarët e tyre, për t’i dalë krah kërkesave të Serbisë rreth idesë së korrigjimit apo ndarjes së Kosovës në kundërshtim më qëndrimin e politikës amerikane, mikut dhë shpëtimtarit të kombit shqiptar, duke i mashtruar se Kosova pajtohet që me Serbinë të merren vesh dhe të sjellin një marrëveshje përfundimtare.

Në këtë grackë, ranë edhe amerikanët por, jo edhe evropianet pasi, nji ide e tillë, do të kishte efekte domino dhe do të destabilizonte, jo vetëm Ballkanin e brishtë por, edhe Evropën.

A duhet të shpresojmë të Gjykata Speciale, një e keqe të cilën e sollëm vetë, e tani më ҫdo kusht po mundohen ta zhbëjnë sepse, nuk e menduan shumë së do të jenë vizitorë të saj, më akuza të rënda për krime ndaj shqiptarëve.

Pasi organet e drejtësisë ishin të kapura e të kontrolluara nga pushtet-mbajtësit, tani të akuzuarit potencial që, nuk e kishte as shansin ma të vogël së ato vrasje të pas luftës të zbardhën.

Tani, këta në cilësinë e të akuzuarve e vetmja shpresë ka mbetur se kjo gjykatë, do ta pastrojë spektrin politik e shtetërorë i konstruktuar më dhunë përmes vrasjeve politike për ta marrë pushtetin, duke i eliminuar përmes likuidimeve pasi, atë nuk mundë ta bënin përmes votës së lirë e demokratike.

Oponentët, ishin ata ma të merituarit, të pastër e të aftët dhe të ndershmit të cilët e kishin besimin e popullit dhe ishin të vullnetshëm e të gatshëm që, gjërat t’i qojnë përpara në interes të qytetarit.

Ngritja e akuzave, jo për luftën e UÇK-së e cila ka qenë e pastër si loti por, ndaj individëve për krime dhe vrasje politike të pas lufte, të cilat duhet të zbulohen dhe kjo mos ta rëndojë në asnjë mënyrë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ani pse, nga ajo hierarki, janë emrat e përveҫëm, siҫ janë, Hashim Thaҫi, në postin e presidentit dhe Kadri Veselit, në postin e Kryetarit të Partisë Demokratike dhe ish Kryeparlamentar.

Që të dytë, kishin poste të larta në UÇK, i pari, udhëheqës politik (sipas tij, drejtor politik), ndërsa, i dyti, udhëheqës i SHIK-ut famëkeq i cili akuzohet rëndë rreth vrasjeve politike dhe kurtheve tjera më pretekste të ndryshme si, arsye për ato likuidime ende të pa zbardhura.

Ftesa e radhës, erdhi edhe për Ali Ahmetin i cili, akuzohet rëndë nga oponentët politik së, ka gisht në rastin e Kumanovës për kurthin e organizuar ku u vranë ish ushtarë të UÇK-së, shumë nga ta u burgosën më dënime maksimale, e krejt ky skenar siҫ theksojnë oponentët tjerë politik, në marrëveshje më ish kryeministrin Gruevski si partner të koalicionit dhe tani, në koalicion edhe me ish kryeministrin Zaev, pretendent për kryeministër, duke lanë anash rastin e parë dhe të mundshëm historik, për zgjedhjen e kryeministrit nga radhët e shqiptarëve.

Ajo ҫka zoti Ahmeti deklaron dhë ajo siҫ vepron, janë dy gjëra të kundërta.

Shqiptarët kudo që janë, duhet të distancohen dhe t’i demaskojnë më fakte, veprimet e këtyre tre fatkeqëve më klanet e tyre, kundër interesave shtetërore dhe kombëtare dhe që ҫështja kombëtare të ridizajnohet më programe të përbashkëta dhe të dalin më kërkesa dhe qëndrime unike para bashkësisë ndërkombëtare si komb, qoftë para SHBA-ve, qoftë Bashkimit Evropian.

Për ta realizuar një ëndërr të këtillë, duhen njerëz të dijshëm, të guximshëm, të ndershëm, të paluhatshëm në ҫështjen kombëtare, si e vetmja alternativë për ta ndryeshuar narracionin e disa kombeve dhe shteteve ndaj shqiptarqve si komb dhe si popull, të mashtruar nga propaganda, serbo sllavo greke, të cilës, të ndarë e të përҫarë, të shitur e të shantazhuar, nuk ja kemi arritur dhe nuk mund të ja arrijmë qëllimit më rrahagjoksa të konsumuar e harxhuar përmes premtimeve dhe gënjeshtrave më vite, për të ja arritur këtij qëllimi.

Pra, kjo treshe fatkeqe e fatzezë për kombin në përgjithësi, duhet të largohet nga skena politike e shtetërore, përmes votës së sovranit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat