Cubat e maleve, s'ka kush i bën bashkë?!

Opinione

Cubat e maleve, s'ka kush i bën bashkë?!

Nga: Prof. Dr. Binak Maxharraj Më: 23 korrik 2020 Në ora: 13:24
Prof. Dr. Binak Maxharraj

Sepse,

Asnjeri prej tyre nuk ka kultur te ndërgjegjeshme demokratike.Thjeshtë nuk din dhe nuk e kuptojnë demokracin.Ata nuk mendojnë për demokracin,sjelljet e tyre nëdemokraci.Ata sjelljet dhe egot e tyre i qesin para vlerave demokratike përendimore.

 

Sepse,

Shumica nuk i kuptojn proceset demokratike zhvillimore ne vend.Ne rend te parë ata i kanë interesat e tyre personale fitimpruese,nuk hyjnë ne raporte me njeri tjetrin në çfardo pune çoftë e thjeshtë apo nacionale,pa e llogaritë interesin e tyre personal-fitimin.Këta,edhe kur levizin kot nëpër kancelarit e tyre veç mendojnë se si te pasurohën e jo se si ta shpiejn vendin përpara.

Sepse,

Sipas sjelljeve sikur te cubave me këta lider jemi këtu ku jemi i krmi punet kështu siç i kemi , llugë e bërllog në te gjitha anët,jemi askushi si shtet,nuk dijnë bë ba shtetë.Bile shumë shtetet na përqeshin se si nuk dijmë te bëjmë shtet.Lideret tanë ne pikë te dites dhe nates bëjnë grusht shtet ne shtetin e tyre i rrexojnë qeverit qe i ka zgjedhë populli për te mos i lenë të funksiuonuar ne emer te popullit duke sjellë qeveri minoritare qe nuk përfaqesojnë askend.

 

Sepse,

Te gjithë lidëret tanë janë te korruprtuar,te zhytur ne krimin ekonomik dhe politik.Nuk kanë kurrfarë morali e as educate për ndërtim shtet.Ata aq janë të korruptuar sa qe ia mshelin gojën njeri tjetrit se ti je i korruptuar,se ti je hajnë,se ti je plaqkitesh i pasurisë së popullit.

Sepse,

Lideret tanë nuk i bashkon interesi i popullit,nuk i bashkon interesi nacional kombëtare,ata i bashkon vetem krimi,korrupcioni,pirateria,hajdukllaku,sepse këto i kanë mbi interesat e kombit,mbi interesat e shtetit,janë secili ne vehte kalorses te vetmuar duke e shiluar shtetin secili sipas qejfit te tyre.

Sepse,

Këta lideret tanë shkojnë aq larg duke e cenuar edhe sovranitetin dhe integritetin teritorial te Kosovës.E bënë këtë me Maqedonin,e bënë këtë me Malin e Zi ku ia dhanë dhuratë Malit te Zi përkrenarën e Kosovës Çakorrin qe kurr malazezet historikisht nuk mund e morën as më luftra sepse i kishin si digë përpara kreshniket e Rugoves në mbrojtje.Nuk u bënë bashk asnjë herë,bile edhe atehere kur ndonjëri prej tyre veç i kishte shti tuxharet për ndarjën e tokave shqiptare me ata qe deshtën ta zhbijnë nga faqeja e dheut komin,e tashi deshten ti shpërblejn kriminelet për krimet dhe gjenocidin e bërë në Kosovë.

 

Sepse,

Këta lideret tanë kurr s'po muj bëhën bashku për shkak te egos se tyre te prishëtë,për shkak te bajraktarizmit primitiv qe secili donë me dalë dhe nejtë i pari bash si në mesjetë bajraktar fisesh.Secili nga këta nuk bëhën bashk sepse shpirterishte jan te prishtë,maksimalisht te paedukatë dhe të pakulturuar duke share publikishte fjalë te pista,janë te pa shkollë por qe shumë prej tyre i blenë do shkolla pas luftes,e kur i pa shkolli i fiton milionat e grabitur,te vjedhur, ai siç thotë populli nuk e njefë as babën e vetë e le më shtetin e vetë.

 

Sepse,

Liderët tanë kurr nuk bëhën bashk,ata erdhën akcidentalisht si cubat nga malet ne skenën politike,erdhën me force,e jo me dije e mençuri,dhe po sillën kështu siç po sillën ne skenën e mbrendshme por edhe te ate te jashtme politike.

Pra,me fjalë tjera këta lider e bënë prrallë për pesë pare në botë,dhe mu për shkak te këtyre bota veç ka nisë te na harrojë,te mos na përfillë.

Këta liderët tanë me mentalitet te shpellave populli duhet qe sa më pare ti flake jashtë,sepse me ta Kosova nuk ka te ardhmë te ndritur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat