Vite me radhë në politikë, por politikën dot nuk e kuptoni

Opinione

Vite me radhë në politikë, por politikën dot nuk e kuptoni

Nga: Luz Tomaj Më: 24 korrik 2020 Në ora: 18:08
Luz Tomaj

Dy gjëra më bëren të reagoi – reagimi ndaj reportueses në Parlamentin europian dhe kuptohet dialogu I famshem.

Nji fjalë e moqme thot “ma mirë banu pizhman se nuk fole se sa të bëhesh pizhman se fole”.

Kryetari I Kosoves u intervistua, për jo më pak se 4 ditë dhe, ndodhi që Gjykaten dhe Prokurorinë speciale I vizitoi zonja Viola Von Cramon, raportuese për Kosoven në Parlamentin europian. U bë zhurmë e madhe pas kësaj vizite. Veçanërisht më befasoi zoti Enver Hoxhaj, për të cilin, sadopak, e kam patur bindjen se e kupton politiken, në krahasim me shum politikaj tjerë.

Po e thëm troç se, dikur, kur isha gjyqtar në Prishtinë, na vizitonin shtresat politike por, kurr nuk ndodhte që të bisedonim për lëndë konkrete. Diskutohej rreth situates në judikaturë. Megjithatë e thëm dhe mburrem se askush nuk ka patur mundësi me ma ndërru mendjen për lëndët konkrete.

Prokurorin special aktual, përmes rrjetit elektronik, e kam uruar me rastin e përzgjedhjes. Madje, e kemi patur edhe nji bisedë të shkurt telefonike dhe më falenderoi për urimin. Sidoqoftë, mbaj bindjen e plotë se as zonja Viola dhe askush tjeter, nuk mund të ndikoi në prokurorin amerikan dhe as te gjyqtarët, ndonse nuk kam informacione për strukturen kombëtare të tyre. Po më shkon mendja se, ndoshta shtresa politike e Kosoves përpiçet të ndikoj në judikaturen e Kosoves, gjë që do ishte një e KEQE e madhe, prandaj pretendojnë se edhe zonja Violla mund të ndikon në Gjykaten speciale. JO, JO. Ndaj, është e pa vend, e paarsyeshme dhe I gabuaar çdo reagim ndaj Parlamentit europian, madje në aspektin politik edhe I turpëshëm.

Dialogu prapë

Mat e shmat, dialogu me Serbin gjakpirrse rifilloi. Prap po e shprehi nji mendim apo fjalë të moqme - “gjysa e punes kryhet kur e din se me kan ki punë”. Më duket se Kosova, rrespektivisht liderët politik, në asnjë moment nuk e kanë kuptuar dhe nuk do e kuptojn se me ken kanë punë. E shiqoja nivelin e arsimimit të Kryeministrit Hoti dhe më bënte të shpresoj. Por, që në fillim ndodhi e kundërta, ndodhi të frostrohem

Bisedimet për shtet dhe rreth shtetit, përveq njohurive ekonomike madje edhe politike, në pjesen më të madhe kanë të bëjnë me drejtësi - me njohuri juridike, me njohuri të Drejtes ndërkkombëtare etj Se çka është shteti, teritori I tij, sovraniteti etj. Janë çështje juridikie. Kërkesa pë krime të luftes, për kompenzimin e dëmeve të luftes janë çështje ekskluzivisht juridike. Megjithatë, nuk vërejta, as sot e kësaj dite, në dialog të inkuadrohet qoftë edhe një individ I lëmis juridike, I lëmis së drejtes ndërkkombëtare. A don të thot kjo se politikajt din çdo gjë, çdo lëmi.

E kam shprehë shum herë dhe po e potencoi se vetëm parashtrimi I kërkeses së përgaditur në mënyrë profesionale – me numrin e viktimave, me numrin e të zhvendosurve gjatë procesit të pastrimit etnik, numrin e të dhunuarave me qmimin e dëmeve me shifra, si kërkesë juridiko-civile, Serbia do gjunjzohet, madje edhe ndërmjetsuesve do u lehtësohet puna. Kuptohet se nuk duhet harruar edhe kërkesen juridiko-penale për përgjegjësin e kriminelëve serb gjatë gjenocidit në Kosovë, si proçedur e veçant.

Vërej se, politikajt, veçanërisht Kryetari I shtetit, I napin vedit të drejtë të fajsojn bashkësin ndërkombëtare për heshtjen e gjenocidit serb në Kosovë. Kuptoni more se bota e dinë, ndon se mund ta ketë harruar, gjenociein serb në Kosovë, por Kosova duhet ta furnizon bashkësin ndërkombëtare me të gjitha ndodhit. Mungesa e një veprimi të till nuk është asgjë tjetër por mos inkuadrimi dhe aktivizimi I shtreses juridike në këto procese. Me mosveprimin e till shtresa politike, e pazëvëndsuar që nga fillimi, ka hyr dhe po hyn në gjynah me viktimat, me popullin. Turp I pafalshëm.

Për të saten herë po e përseriti se, ndërmarrjen e veprimeve të përmendura nuk I pengon fakti se Kosova akoma nuk është anëtare e OKB. Jo jo, e kam hulumtuar mjaft. Angazhoni more profesionalistat e duhur juridik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat