Z. Kryeministër lufta në Kosovë ka përfunduar më 12 qershor 1999, Kosova ka arkiv shtetërore, jo të UÇK-së

Opinione

Z. Kryeministër lufta në Kosovë ka përfunduar më 12 qershor 1999, Kosova ka arkiv shtetërore, jo të UÇK-së

Nga: Agim Vuniqi Më: 25 korrik 2020 Në ora: 16:11
Agim Vuniqi

Ç’është kjo përulje e kryeministrit Hoti para Vuçiqit, ai provokohet nga Vuçiq për të hapur arkivat e UÇK-se me qëllim të demonizimit publik ndërkombëtare te shtetit te Kosovës, në prag të hetimeve të SHP të UÇK-së.

Ai qëllimisht neglizhon faktin se Kosova është shtet i pranuar ndërkombëtarisht dhe se UÇK është transformuar në ushtri te Kosovës. Pra Kosova ka arkiv shtetërore.

Kërkesa e Vuçiqit për hapjen e arkivave të UÇK-së dhe mos përgjigja adekuate e kryeministrit Hoti do të thotë devijim nga opinioni këshillëdhënës i GJND-së, devijim nga njohjet ndërkombëtare të shtetit të Kosovës, sepse Kosova është shtet dhe Kosova ka arkiv shtetërore, jo arkiv të UÇK-së.

UÇK nuk ka qene organizate fantome, por ka pase karakterin e rezistencës popullore kundër kolonializmit serb dhe gjenocidit shtetërore serb te kryer mbi popullatën civile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat