Lamtumirë Çakorr, lamtumirë Kullë, lamtumirë 8250 hektarë të Kosovës!

Opinione

Lamtumirë Çakorr, lamtumirë Kullë, lamtumirë 8250 hektarë të Kosovës!

Nga: Prof. Dr. Riza Smaka Më: 26 korrik 2020 Në ora: 07:57
Prof.  Dr. Riza Smaka    

  1.   Autorizimet dhe  obligimet e Komisionit  Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror të RK-së, të emëruar  në datën  21 mars 2012 @ 8 . 5. 2015  (KSHSHMKSH 1)

KSHSHMKSH 1, ishte i autorizuar, i emërtuar  dhe i obliguar, fillimisht, për shënjimin – demarkimin dhe, rrjedhimisht, për mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror të RK-së. 

Referuar  Kufirit Administrativ ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi gjatë   Kufirit Administrativ: Çakorr -  Hajlë – Kullë e Zhlepit , të  caktuar – delimituar në vitin 1945,  asnjëherë të kontestuar as të ndryshuar deri në datën  21 mars 2018, ishte i  emruar, i emërtuar, i autorizuar dhe i obliguar për të  kryer shënjimin -  demarkimin  po atij Kufirit, por, kurrsesi   jo për ta  ricaktuar – redelimituar  të njëjtin!

Shënjimi – demarkimi i kufirit kurdoherë bëhet duke u bazuar në  linjën ndarëse të caktuar – të delimituar më parë.

Ndryshe,  caktimi -  delimitimi i kufirit shtetëror,kurdoherë është aktivitet politik i nivelit të lartë, ndersa, shënjimi -  demarkimi kufitar është aktivitet  kryesisht profesional – teknik! 

Bazë për  shënjim – demarkim kufitar është caktimi – delimitimi  paraprak  zakonisht  i karakterit historik, socio – ekonomik, pronësor, gjeografik, Uti Possidetis, gjeostrategjik ,çfarë ishte Kufiri Administrativ ndermjet Kosovës dhe Malit të Zi nga viti 1945- 2018!

Sëandejmi, KSHSHMKSH 1, ishte i autorizuar dhe, i obliguar qe, me Komisionin homolog Malazez ,të   bënte   shënjimin – demarkimin e  Kufirit  Administrativ  egzistues  ndermjet  Kosovës dhe Malit të Zi egzistent   nga viti 1945 gjatë linjës ndarëse Çakorr -   Hajlë – Kullë, në përshtatje me   konfiguracionin e terrenit , kriterin   socio – ekonomik, pronësor,Uti Possidetis, historik e gjeostrategjik, gjatë  të cilit,  do  mund të  ndodhin edhe korrigjime reciproke , të ballansuara, por, jo më shumë se deri në 500 metra. 

Nderkaq, KSHSHMKS 1,  në vend të  shënjimit – demarkimit të Kufirit Administrativ gjatë linjës ndarëse Çakorr – Hajlë – Kullë e Zhlepit , me lëvizje të  dyanëshme  të ballansuara të  mundshme deri në 500 metra reciprokisht të ballansuara,  çuditërisht , jashtë autorizimeve  dhe obligimeve të definuara me Vendimin e QRK-së  nr. 12- 67  dt. 21 mars  2012 @ nr. 05- 28 dt. 85 maj 2015  për emërimin e tij, ka pasë  kryer   ricaktimin – redelimitacionin  kufitar, madje, të gabuar e të dëmshëm  për   integritetin territorial të Koosvës hiq më pak se 8250 hektarë! 

Kunder ricaktimit – redelimitimit të paautorizuar, të  gabuar e të dëmshëm  kufitar të bërë nga ish KSHSHMKSH 1, të  kryesuar nga z. Murat Meha, të  përkrahur fuqishëm nga ish QRK-ja e   administruar nga z. Isë Mustafa, kanë qenë  manifestuar shumë kundershtime  serioze, të  shprehura në  protestime masovike, në artikuj, në libra të publikuara, në kumtesa, në deklarata, proklamata dhe në memorandume nga   profesionistë e shkencëtarë  në tryeza  të rrumbullakta   dhe konferenca   profesionale e shkencore  të  shumta.

2.    Rezoluta nr. 21 – 1784 dt. 29  qërshor  2015

Kuvendi i RK-së, nisur nga shumë  protestime masovike të mbajtura, kryesisht në Pejë dhe në Prishtinë, nga shumë  kundershtime të  shprehura   në   libra , artikuj, analiza kritike, memorandume , vështrime të publikuara  si dhe nga  konkluzione të   shumë   tryzave të  rrubullakta,  profesionale  dhe  shkencore , me Rezolutën nr. 21 – 1784 dt. 29  qërshor  2015 , nga  ish KSHSHMKSH 1 i  kryesuar nga z. Murat Meha  dhe nga ish Qeveria e RK-së,e administruar nga z. Isë Mustafa , ka pasë kërkuar explicite për të   bërë   shënjimin – demarkimin    e Kufirit Administrativ   egzistues nga  viti 1945  ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi,  gjatë linjës ndarëse Çakorr -  Hajlë – Kullë e Zhlepit.

Ndërkaq,  ish KSHSHMKSH 1, i kryesuar nga z. Murat Meha, i sponsoruar fuqishëm nga   ish Qeveria e RK-së, e  administruar nga z. Isë Mustafa, duke   shpërfillur autorizimin dhe obligimin   funksional  për   shënjimin -  demarkimin e  Kufirit Administrativ egzistues nga viti 1945 gjatë  linjës ndarëse Çakorr – Hajlë  - Kullë e Zhlepit  madje edhe   Rezolutën  nr. 21 – 1784  dt. 29   qërshor   2015   e Kuvendit të RK-së ,me të  cilën , prej  tyre, ka qenë kërkuar të bëhej   shënjimi -  demarkimi  ( jo   ricaktimi – redelimitimi  )  kufitar,  në vend të   shënjimit – demarkimit, e kanë pasë bërë   ricaktimin – redelimitimin kufitar,  edhe atë,  jo sipas  kritereve juridikisht të mirënjohura, por , vetëm  sipas  kadastrit  defektoz në kohë dhe përmbajtje ( i cili nuk trajtohet as si njëri nga kriteret për delimitime  kufitare),  gabimisht dhe  dëmshëm për integritetin    territorial të Kosovës për 8250 hektarë! 

3.    Emërimi i KSHSHMKSH 2

Ish  Qeveria e RK-së, e administruar nga z. Ramush Haradinaj,  duke i  konsideruar   protestimet , vërejtjet dhe qortimet  e shumta,   të   ndryshme  e të   argumentuara kunder  ricaktimit -  redelimitimit  kufitar të paautorizuar , të gabuar e të  dëmshëm për integritetin territorial  të Kosovës ,të bërë, në vend të  shënjimit – demarkimit  të  Kufirit Administrativ ndermjet Kosovës dhe Malit të Zi, e ka pasë  emëruar KSHSHMKSH 2,  të  kryesuar nga z. Shpejtim Bulliqi , me  detyrim që, pos  ushtrimit të   autorizimeve ligjore , për të  vlerësuar profesionalisht  dhe  objektivisht   ricaktimin – redelimitimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi  të bërë nga ish KSHSHMKSH 1 , të  kryesuar  nga z. Murat Meha , të sponsoruar nga ish Qeveria e adminisruar nga z. Isë Mustafa  dhe për gjetjet e faktuara e të argumentuara për t’i  prezantuar Raport  Shkrimor.

KSHSHMKSH 2,  me përgjegjësi,  me profesionalizëm,   me përkushtim dhe  me  objektivizëm e ka pasë analizuar me kujdes  ricaktimin – redelimitimin kufitar   me materjalet e punës së  ish KSHSHMKSH 1 dhe, në kohë , ish Kryeministrit z Ramush Haradinaj-t , anëtarëve të   ish Qeverisë së RK-së qe ai e administronte si dhe 120 ish deputetëve  dhe deputeteve  të   legjislaturës   përkatëse , ju ka pasë   prezantuar  Raportin e vetë  me propozim  të  arsyetuar  për të mos e   ratifikuar Marrëveshjen dt. 26  gusht 2015 për Kufirin ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, të bazuar vetëm në kadastrin defektoz në kohë dhe përmbajtje , sipas së  cilës,  padrejtësisht dhe  pa asnjë farë baze  politike as juridike , Kosova do t’i humaste 8250  hektarë. 

Raporti i KSHSHMKSH 2 , ka konsistuar në  cirka 1000 faqe  me tekste  e dokumente teknike  - profesionale  adekuate  në  formë të hartave shkollore, hartave   shkencore, hartave ushtarake, procesverbaleve, librave shkollorë, librave shkencorë  dhe  enciklopedive shkencore    si dhe  elaborateve   infrastrukturale investive  me të  cilat  ka qenë  vërtetuar  bindshëm se ,  ish KSHSHMKSH 1 , në vend të   shënjimit – demarkimit ,  jashtë  autorizimeve dhe  obligimeve   funksionale , e ka pasë bërë   ricaktimin – redelimitimin    kryesisht  kadastral, defektoz për kah periudha dhe përmbajtja   si  dhe të  dëmshëm  për integritetin territorial të  vendit tonë për 8250 hektarë.

Në atë  Raport, pos provave e argumenteve tjera,  ka qenë   theksuar,  posaçërisht, se  pos   ricaktimit – redelimitimit  kufitar   të paautorizuar , të gabuar dhe të dëmshëm për integritetin territorial të Kosovës , ish KSHSHMKSH 1 , punën e vetë e ka pasë mbështetur në kadastin defektoz  për periudhë  dhe përmbajtje në një anë dhe se  kadastri, sipas   doktrinës dhe praktikave juridike – ndërkombëtare të mira , nuk pranohet  si    kriter  standard për  delimitacione as për demarkacione  kufitare!

4.    Deklaratë e nënshkruar nga  Presidenti i Republikës së Kosovës z .Hashim Thaçi dhe nga Presidenti i Republikës së Malit të Zi, z. Filip Vujanoviq

Për  të  siguruar, Nolens Volens,  numrin e  votave për Ratifikimin e Marrëveshjes dt. 26 gusht 2015 për Kufirin Shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi,  pos, Vis, Claem, Precario, në  kundershtim me nenin 70  të Kushtetutës së RK-së ,Precario, sigurimit  të votave të  disa deputeteve dhe deputetëve, të bërë nga   disa  kryetarë të  partive politike  parlamentare  të Legjislaturës së Pestë të Kuvendit të RK-së, të Legjislaturës së Pestë të Kuvendit të RK-së , Presidenti i Republikës së Kosovës  z. Hashim Thaçi  dhe Presidenti i Malit të Zi z. Filip Vujanoviq , në datën 20  mars 2018, e kanë pasë nënshkruar Deklaratën për nevojen e  “ korrigjimit”  gjatë  shënjimit -  demarkimit   të Kufirit Shtetëror ndermjet Kosovës dhe Malit të Zi !

Sipas Deklaratës së sipërthënë, shënjimi -  demarkimi  i Kufirit Shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, do të bëhej sipas  Kufirit Shtetëror ndermjet Kosovës dhe Malit të Zi të  të  ricaktuar – redelimituar  nga ish KSHSHMKSH 1,  të  bërë  jashtë autorizimeve,  gabimisht dhe  dëmshëm për territorin e Kosovës !

Në po atë Deklaratë , të karakterit  politik qe nuk mund të prodhonte efekte juridike, ka qenë  stipuluar  formimi  i Trupit të Përbashkët për identifikimin  dhe korrigjimin e  gabimeve të mundshme  gjatë  “ demarkacionit”,  esencialisht  gjatë   ricaktimit – redelimitimit  të  Kufirit Shtetëror ndermjet Kosovës dhe Malit të Zi   të  bërë nga ish KSHSHMKSH 1 me  Komisionin homolog të Malit të Zi. “ Korrigjimet”  kufitare sipas   rregullave e praktikave të  shënjimeve – demarkimeve kufitare dhe të Deklaratës së sipëryhënë, do të bëheshin   gjatë   kufirit të ricaktuar – redelimituar  pra jo gjatë Kufirit Administrativ Çakorr – Hajlë – Kullë e Zhlepit si dhe sipas   standardeve të  shënjimeve  – demarkimeve  kufitare , që do të thotë, të lëvizjeve të linjës kufitare  të  njëjta, reciproke të ballansuara  më së gjati ,  deri  në 500 metra!

Edhe pa  Deklaratën në  fjalë, gjatë  shënjimeve  -  demarkimmeve  kufitare ndershtetërore,  kurdoherë e kudoherë ,konform me standardin    juridik ndërkombëtar të mirënjohur ,  aplikohen korrigjime kufitare  reciproke, të njëjta e të ballansuara  deri në 500 metra, në përshtatje më  kriterin  socio – ekonomik,  pronësor, gjeografik ,  Uti Possidetis, gjeostrategjik  e historik.

Në anën tjetër as Trupi  i Përbashkët  i stipuluar në  Deklaratën Politike të dy Presidentëve, nuk ka qenë  formuar dot nga ish Qeveria e RK-së e administruar nga z. Ramush Haradinaj, qe e ka pasë në agjendë , 
nga ish Qeveria e adminsitruar nga z Albin Kurti , e cila, përkundrazi ,ka pasë kërkuar dorëheqjen ose shkarkimin e anëtarëve të të ish KSHSHMKSH 2   as nga Qeveria e RK-së e administruar nga z Avdullah Hoti, e cila , jo qe nuk  vepruar në atë drejtim, por, përkundrazi  , me Vendimin e QRK-së o4- 09 dt. 1. 7. 2020, e ka “shfuqizuar”  Vendimin  nr. 01-  04 dt. 22 . 9.  2017  të ish Qeverisë së RK-së të administruar nga z Ramush Haradinaj  me të cilin ka qenë emëruar KSHSHMKSH 2 . Edhe në atë mënyrë, Qeveria aktuale e RK-së e administruar nga z Avdullah Hoti, përfundimisht  dhe pakthim ia ka dhënë lamtumirën Çakorrit dhe Kullës së Zhlepit e me to edhe 8250 hektarëve të Kosovës,  edhe ashtu ,të sterrrudhur nga të gjitha anët e saj!
 
5.    Miratimi i  Ligjit 06- L- 060 për Ratifikimin e Marrëveshjes së dt. 26 gusht 2015 për Kufirin Shtetëror ndermjet  Kosovës dhe Malit të Zi

Ish Qeveria e RK-së, e administruar nga z. Ramush Haradinaj , ish  Kuvendit  të RK-së ,të  kryesuar nga z. Kadri Veseli ,  Kuvendit të RK-së  , për seancën e datës  21 mars 2018 , ia ka pasë dërguar Marrëveshjen dt. dt. 26 gusht 2020 për Kufirin Shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi,   të mbështetur  në  materjalin e ish KSHSHMKSH 1  për  ricaktimin – redelimitimin  e paautorizuar  dhe të gabuar  të  Kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, të bërë  sipas kadastrit defektoz në kohë dhe hapësirë , të   dëmshëm për integritetin territorial të Kosovës për 8250  hektarë,  të bashkëngjitur, “ për informim”   edhe   Raportin e KSHSHMKSH 2   me propozimin për  refuzimin e   ratifikimit të Marrëveshjes së dt. 26  gusht 2015 për Kufirin ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi!

Kuvendi i RK-së,   pas  shumë shtyrjeve të seancave  “ deri në sigurimin e  votave të kërkuara ” në bazë  edhe të     votave  të disa deputeteve dhe deputetëve   të  përvehtësuar-a      me    joshje    dhe kanosje  pushtetare,   Vis , Claem, Precario  , në kundershtim me nenin 70  të Kushtetutës së Kosovës,   më  në  fund ,në datën 21 mars 2018 , duke u apeluar hipokrizisht edhe në Deklaratën e dt. 20 mars 2018 të     dy  Presidentëve, të Kosovës dhe Malit  të Zi ,   e ka pasë mitaruar Ligjin nr. 06- L – 060  për Ratifikimin e Marrëveshjes  së dt. 26  gusht 2015  për Kufirin Shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi  të mbështetur , jo në   shënimin – demarkimin por në  ricaktimin- redelimitimin e  paautorizuar, të gabuar dhe të dëmshëm për territorin e Kosovës për 8250   hektarë!  

6. Shpresat për “ korrigjimin “ e Kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi

Qeveria e RK-së, e administruar nga z. Ramush Haradinaj, pas miratimit të Ligjit 06- L -060    për Ratifikimin e Marrëveshjes dt. 26 gusht 2015   për Kufirin ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, sipas Deklaratës  dt. 20  mars 2018  të Presidentit të Kosovës z Hashim Thaçit dhe Presidentit të Malit të Zi, z Filip Vujanoviq, ndryshe, të  asnjëfarë  pandikese  në  revidimin e ricaktimit -  redelimitimit   kufitar  të paautorizuar e të gabuar  dhe të dëmshëm për territorin e Kosovës , megjithatë,  e ka pasë marrë përsipër qe, në bashkërenditje me Qeverinë s Malit të Zi ,të  emërohej një Trup Pune i Përbashkët  për të konstatuar pika  dhe segmente  kufitare   të ratifikuara me Marrëvesjen dt. 26  gusht 2015 për Kufirin Shtetëror ndermjet Kosovës dhe Malit të Zi, pra jo të Kufirit Administrativ Çakorr- Hajlë – Lullë e Zhlepit -  sic, në  të  cilat   do të duhej  të  behëshin korrigjime reciproke  dhe  të ballansuara

Ndryshe, gjatë shënjimeve  -  demarkimeve  kufitare,  me apo pa  Deklaratën e sipërthënë , kurdoherë dhe kudoherë praktikohen  korrigjime kufitare, kurdoherë  të dyanshme  , reciprokisht të njëjta dhe  në përshtatje me  kriterin  socio – ekonomik, pronësor, gjeografik, Uti Possidetas e  gjeostrategjik . Korrigjimet kufitare të  tilla praktikohen të bëhën deri në 500 metra  përshtatshëm  me po  aq metra në anën e segmenitin kufitar tjetër. 

Sëandejmi ,konform me  Ligjin  06- L 060 për Ratifikimin e Marrëveshjes dt. 26  gusht 2015 për Kufirin Shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi ,  të bazuar, jo në   shënjimin  -  demarkimin , por ,në  ricaktimin  – redelimitimin  kufitar , pavarësisht nga korrigjimet kufitare   eventuale  gjatë  shënjimit – demarkimit   të Kufirit  Shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi , të  ricaktuar – redelimituar  jashtë autorizimeve, gabimisht e dëmshëm për territorin e Kosovës ,   sipërfaqeja tokësore e Kosovës  prej 8250 hektarësh  do të risanksionohej e humbur në  disfavorin e Kosovës!

7.    Demarkacioni i  Kufirit Shtetëror  ndërmejt Kosovës dhe Malit të Zi , nuk ka qenë bërë, madje, as që  është bërë dot  dhe sëpakut tri gënjeshtra publike

Nga   data 21 mars 2018  e  tutje,  shumica e  ish deputetëve të Kuvendit të RK-së  tok me  shefat e partive politike të tyre, madje, edhe  shumë  qytetarë , theksojnë se,  në atë  datë ,  ka qenë ratifikuar  “Marrëveshja për Demarkacionin Kufitar” !  

Në datën 21 mars 2018 , nga ish 80  deputetë e deputetet të Kuvendit të RK-së ,  nder ta  e to,  në kundershtim të dispozitës së nenit 70 të Kushtetutës , disa të   korruptuar me joshje  mbase edhe me  kanosje  pushtetare  për të votuar pro ,  të  sponsoruar fuqishëm nga  shefat e partive politike parlamentare : z. Kadri Veseli, z. Ramush Haradinaj, z. Fatmir Limaj, z. Behgjet Pacolli , ka qenë miratuar Ligji nr. 06- L – 060 për Ratifikimin   e Marrëveshjes së datës 26  gusht 2015 për Kufirin  Shtetëror ndermjet  Kosovës dhe Malit ë Zi.

Me Ligjin 06 – L – 060 për Ratifikimin e   Marrëveshjes dt. 26 gusht 2015 për Kufirin Shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi , nuk ka qenë miratuar    shënjimi – demarkimi, por, përkundrazi  ,ricaktimi -  redelimitimi  i gabuar , i paautorizuar dhe i dëmshëm i Kufirit ndermjet Kosovës dhe Malit të Zi ,  në dëmin e integritetit territorial të Kosovës për hiq më pak se për 8250 hektarë. 

Konform me Ligjin  06 – L – 060 për Marrëveshjen e datës 26 gusht 2015 për Kufirin Shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi , të miratuar në datën 21 mars 2018    dhe me Deklaratën  e Përbashkët të Presidentit të Kosovës z Hashim Thaçit dhe të Presidentit të Malit të Zi , z .Filip Vujanoviq  të datës 20   mars 2018, kërkohet që  ,në vijim , brënda dy viteve pas datës 21 mars 2018 , të  kryhej shënjimi -   demarkimi i Kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi ,  jo sipas Kufirit Administrativ nga viti 1945 gjatë linjës Çakorr -  Hajlë- Kullë e Zhlepit ,por, gjatë  Kufirit Shtetëror të   ricaktuar – redelimitauar  jashtë autorizimit, gabimisht e në dëmin e territorit të Kosovës ! Rrjedhimisht ,  linja kufitare ndarëse  gjatë  Çakorrit  dhe Kullës   , afërsisht 5 km  ,do  të tërhiqej në brëndi të   territorit të Kosovës  ! Gjatë  shënjimit – demarkimit kufitar   brënda periudhës   21 mars 2018 – 21 mars 2020 ,   jo të  Kufirit Administrativ Çakorr – Hajlë – Kullë e Zhlepit  por    të  Kufirit   të ricaktuar - redelimituar  gabimisht, jashtë autorizimeve dhe dëmshëm për territorin e Kosovës ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi , do të bëheshin  korrigjime por kurdoherë të dyanshme, të ballansuara  kryesisht  sipas   konfiguracionit të  terrenit   dhe pronësisë!

Pavarësisht nga  korrigjimet teknike të tilla, qe kurdoherë dhe kudoherë aplikohen gjatë proceseve të shënjimeve – demarkimeve kufitare, gjatë  zbatimit të  Ligjit 06 – L- 60 për Ratifikimin e Marrëveshjes dt. 26  gusht 2015  për Kufirin ndermjet Kosovës dhe Malit të Zi   si dhe të Deklaratës  së  Presidentit të Kosovës z. Hashim Thaçit dhe Presidentit të Malit të Zi  z. Filip  Vujanoviq-it  të datës 20 mars 2018  , territori i Kosovës  gjithnjë  do të mbetej i  rrudhur, i coptuar dhe i ngushtuar për hiq më pak se për 8250  herktarë! 

Seandejmi, veçanërisht nga  udhëheqësit e partive politike parlamentare qe e kanë pasë  votuar pro “ demarkacionin” , nga deputetet e deputetët qe e kanë pasë votuar pro “ demarkacionin...” si dhe nga  partizanë politikë  përkatës ,  nder tjera ,edhe tri  nga  gënjeshtrat publike me pikante  dhe groteske ,kinse  me Ligjin 06- L - 060 për Ratifikimin e Marrëveshjes dt. 26 gusht 2015 për Kufirin Shtetëror ndermjet Kosovës dhe Malit të ZI, apo , sikundër gabimisht   shprehen  “ me Marrëveshjen për Demarkacionin”, 

-    një, territori i Kosovës  nuk qenka   ngushtuar  me “ Marrëveshjen për Demarkacionin ”,

-    dy, Kufiri Shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi ,me ratifikimin e Ligjit 06 – L – 060 për  Marrëveshjen e  dt. 26  gusht  2015 për  Kufirin Shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, ka qenë  demarkuar dhe, 

-    Tre,  në  zbatimin e   Ligjit 06 – L- 60   për Ratifikimin  e Marrëveshjes dt. 26 gusht 2015 për Kufirin Shtetëror ndërmjet  Kosovës dhe Malit të Zi  përkatësisht të “ Marrëveshjes për  Demarkacionin”  si dhe të  Deklaratës së Përbashkët të Presidentit të Kosovës z .Hashim Thaçit dhe Presidentit të Malit të Zi  z .Filip Vujanoviq të datës 20 mars 2018 , do të  zbatoheshin  korrigjimet e gabimeve të mundshme të  bëra deri në “  ratifikimin e demarkacionit kufitar”, Alas – Sic! 

8.    Ndryshe, nga  teksti  i  Ligjit nr. 06 - L – 060 për Ratifikimin e Marrëveshjes dt. 26  gusht 2015 për Kufirin Shtetëror ndërmejt Kosovës dhe Malit të Zi si dhe Deklaratës Politike të Presidentit të Kosovës z. Hashim Thaçit dhe të Presidentit të Malit të Zi  z. Filip Vujanoviq-it të datës 20  mars 2018 , rezulton   obligimi për të  kryer  shënjimin – demarkimin e   jo të  Kufirit Administrativ por të Kufirit  të   ricaktuar – redelimituar  jashtë autorizimeve , gabimisht e dëmshëm për territorin e Kosovës për 8250 hektarë , gjatë periudhës   dyvjreçare  ng 21 marsI 2018   deri në 21 marsin e vitit  2020  duke  aplikuar “ korrigjime” në pika apo segmente kufitare deri në 500 metra, kurdoherë, reciproke dhe të ballansuara.  Shënimi – demarkimi i  Kufirit Shtetëror  të   ricaktuar -  redelimituar pra  “korrigjimi ” i tij nuk ka qenë kryer gjatë periudhës së sipërthënë as deri në ditë të sotme! Lamtumirë Çakorr, lamtumirë Kullë e Zhlepit  me 8250 hektarë toka të  Kosovës

Qeveria aktuale e RK-së , e administruar nga z. Avdullah Hoti,  qendrimin politik të vetë për  mbylljen përfundimtare të  çështjes problematike të  shpërfilljes  së Kufirit Administrativ Çakorr – Hajlë – Kullë e Zhlepit dhe të humbjes së 8250 hektarëve të  Kosovës e ka shprehur eksplicite   edhe nëpërmjet  pezullimit të pagave të anëtarëve të  KSHSHMKSH 2 ,  a la  “Ali Bungu”,  pa  vendim,  pa  aktvendim, pa  kontratë, pra, pa asnjë akt të shkruar, qe nuk  do të  mund të ndodhte  në asnjë shtet bashkëkohor, pos, në vendin tonë  dhe ,“shfuqizimit“ të paligjshëm dhe arbitrar madje edhe tendencioz  të KSHSHMKSH 2 nga data 1. 7. 2020!

Në atë mënyrë, QRK-ja aktuale , pos vendosjes  arbitrare, të paligjshme nëpërmjet  Vendimit nr. 04 – 09  dt. 1. 7. 2020 për  “ shfuqizimin ” e KSHSHMKSH 2, të formuluar  joprofesionalisht,  jashtë   bazave termave  dhe standardeve  juridike të mirënjohura , në një  anë, ka manifestuar  dorëheqje të vetë  përfundimtare nga tentativa për  rishikimin e “ demarkacionit”,  i cili ,nuk është i kryer as sot e kësaj dite , nuk është  “ demarkacion” por  ricakttim – redelimitim i paautorizuar, i  gabuar dhe i dëmshëm për  territorin e  Kosovës për 8250 hektarëve   bjeshkë,   pyje, kullosa, livadhe, ograja  me shumë   gurra, kroje, prroje e lumenjë, në anën tjetër!


9.    Ish KSHSHMKSH 2 , edhe gjatë periudhës 21 mars 2018 - 1  . 7. 2020 ka funksionuar dhe punuar me përgjegjësi, profesionalizëm dhe përkushtim

Ish KSHSHMKSH 2 , me aktin e  miratimit të Ligjit nr. 06- L – 0 60 për Ratifikimin e  Marrëveshjes  së dt. 26 gusht 2015 për Kufirin Shtetëror ndermjet Kosovës dhe Malit të Zi ( me të  cilin  nuk ka qenë bërë  shënjimi -  demarkimi i Kufirit Administrativ   Çakorr -   Hajlë – Kullë e Zhlepit  ,por, përkundrazi , ka qenë   kryer   ricaktimi – redelimitimi kufitar  ii paautorizuar, i gabuar  dhe i dëmshëm për integritetin territorial të Kosovës)   ka qenë i  dëshpruar dhe i  zhgënjyer   thellë nga  ish 80 deputetët e deputetet votues – pro “ demarkacionit” , nga  udhëheqësit e partive politike parlamentare sponsorues të  fuqishëm pro “ demarkacionit” e, veçanërisht ,nga   udhëheqësë të partive politike të cilët ishin kategorikisht kundër “ demarkacionit “ deri në  momentin e    hyrjes  së  tyre  në  struktuarat  pushtetare!

Edhe nga data 21 mars 2018  , kur ka qenë  ratifikuar “ demarkacioni” , deri në datën 1. 7. 2020 kur Qeveria aktuale e RK-së   e administruar nga z. Avdullah   Hoti, me orijentim  partiak   makijavelist  pro “ demarkacionit “ ,  kundërligjshëm, me Vendimin QRK nr. 04- 09 dt. 1. 7. 2020  e ka  pasë “shfuqizuar” KSHSHMKSH 2, ai Komision  ka pasë  punuar rregullisht, seriozisht, profesionalisht dhe, pos   konstatimeve   të gabimeve të ish  KSHSHMKSH 1 ( dhe të ish Qeverisë së RK-së të administruar nga z. Isë Mustafa   e cila  apriori dhe   fuqishëm  e ka pasë   mbështetur punën e atij Komisionit), të  prezantuara në Raportin rreth 1000 faqesh ,të   dorëzuar  anëtarëve të ish Qeverisë së RK-së të administruar  nga ish Kryeminitri z . Ramush Haradinaj si dhe 120 ish deputetëve dhe deputeteve të Legjislaturës së  VI –të  të Kuvendit të RK-së , ka  pasë  siguruar , pajisur, klasifikuar dhe kategorizuar  një numër të konsideruar  të   elaborateve insfrastrukturore investive  të Kosovës deri në Çakorr dhe në Kullë të Zhlepit,  studimeve  dhe artikujve të publikuara, librave shkollorë e shkencorë, hartave   shkollore,    shkencore e ushtarake, enciklopedive shkencore dhe të dokumenteve zyrtare,  të  cilat  tregojnë  dhe argumentojnë  se 

-    Kufiri Administrativ ndermjet Kosovës dhe Malit të Zi ka qenë  caktuar-  delimituar  në vitin 1945 gjatë linjës ndarëse Çakorr – Hajlë – Kullë e Zhlepit ( Kufiri Administrativ) ,

-    Kufiri  Administrativ ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi nga viti 1945 – 21 mars 2018 asnjëherë nuk ka qenë kontestuar as nga Mali i Zi as nga Kosova ,

-    Kufiri Administrativ  ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, në procedurë kushtetuese, legalisht, nga viti 1945 – 21 mars 2018,  nuk ka qenë  ndryshuarnë asnjë pikë as segment kufitar, 

-    Kufiri Administrativ  ndermjet  Kosovës dhe Malit të Zi   ishte historik, nga se ,daton nga viti 1945 në një anë dhe, në vitin 1991, ka qenë sanksionuar ndërkombëtarisht bazë për shënjime – demarkime  kufitare ndërmjet  ish konstitutentëve të ish Jugosllavisë së II- të , nga të cilat, të tilla ishin Kosova dhe Mali i Zi,

-    Ish KSHSHMKSH 1 ,  i  mbështetur  makijavelisht nga ish Qeveria e RK-së e adminitruar nga z. Isë Mustafa e vijimisht nga partitë politike parlamerntare PDK-ja, LDK-ja, AAK –ja, Lëvizja , AKR-ja   me kryetarë të tyre z. Kadri Veselin, z. Isë Mustafën , z. Ramush Haradinajn,  z. Fatmir Limajn dhe z. Behgjet Pacollin  , ka qenë i emërtuar “ Komision  Shtetëror për Shënjimin  e Kufirit  Shtetëror i  autorizuar dhe i obliguar   për të bërë shënjimin -  demarkimin e  Kufirit Administrativ egzistues ( gjatë linjës ndarëse Çakorr – Hajlë – Kullë e Zhlepit  , sipas   praktikave juridike – ndërkombëtare të mira , me mundësi të  levizjeve reciproke  kufitare  të ballansuara jo më shumë se deri në 500 metra,


-    Ish KSHSHMKSH 1 , pos shpërfilljes  së  funksionit nga  emërtimi dhe të  emërimi funksional  për    shënjimin – demarkimin e Kufirit Administrativ Çakorr – Hajlë- Kullë , gjatë   ricaktimit – redelimitimit të  paautorizuar dhe të  gabuar të  Kufirit Shtetëror ( të Rinjë  - Sic) ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi , e ka pasë  shkelur edhe Rezolutën nr. 21 1784 dt. 29 qërshor 2015 të Kuvendit të RK-së , me të cilën, nga po ai Komision  si  dhe nga ish Qeveria e RK-së , eksplicite  ka qenë kërkuar  për të kryer   shënjimin – demarkimin e Kufirit Administrativ ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi , pra kurrsesi jo ,për të  bërë   caktim – delimitim të Kufirit të  Rinjë ndërmejt atyre dy shteteve fqinjë, 

-    Ish KSHSHMKSH 1 , pos shpërfilljes se Kufirit Administrativ   egzistues nga viti 1945  e nga viti 1991 edhe ndërkombëtarisht të  sanksionuar për bazë për shënjim – demarkim,  gjatë   ricaktimit – redelimitimit   të paautorizuar , të gabuar dhe të  dëmshëm për territorin e Kosovës , në vend të   aplikimit të  kritereve të standardizuara ndërkombëtarisht të mirënjohura gjatë  shënjimeve – demarkimeve kufitare, në radhë të parë  të  postulatit socio – ekonomik,  historik, gjeografik, pronësor, Uti Possidetis, ka pasë zbatuar  kadastrin  defektoz nga koha e përmbajtja i cili sipas doktrinës dhe praktikave të mira juridike – ndërkombëtare nuk  vlerësohet  si as një nga kriterët në fjalë! 

Ish KSHSHMKSH 2, sikundër të kishte pasë oportunitetin politik e vijimisht  profesional – teknik, do të kishte  bindur palëkundshëm palën malazeze për arsyeshmërinë politike, socio- ekonomike, historike, gjeografike, pronësore   për të  shënjuar – delimituar  Kufirin Adminitrativ gjatë linjës ndarëse Çakorr-   Hajlë – Kullë e Zhlepit . 

Ndërkaq sikundër rezulton  nga Vendimi i QRK-së nr. 04 – 09 dt. 1. 7. 2020, Qeverisë aktuale të RK-së të administruar nga z. Avdullah Hoti  dhe partive politike parlamentare aktuale , çuditërisht dhe ironikisht ,në vend të  zgjidhjes   së drejtë e kësaj çështjeje ndërshtetërore  të rëndësishme, i përshtatet   indolenca dhe indiferenca dhe ,  me të,  humbja e pakthim e Çakorrit dhe Kullës me 8250 hektarë të vendit tonë!
 
10.  Lamtumirë Çakorr, lamtumirë Kullë e Zhlepi me 8250 hektarë toka të Kosovës

Qeveria aktuale e RK-së , e administruar nga z. Avdullah Hoti,  qendrimin politik të vetë për  mbylljen përfundimtare të  çështjes problematike të  shpërfilljes  së Kufirit Administrativ Çakorr – Hajlë – Kullë e Zhlepit dhe të humbjes së 8250 hektarëve të  Kosovës e ka shprehur eksplicite nëpërmjet   
-    Pezullimit  arbitrar të paligjshëm  të pagave të anëtarëve të  KSHSHMKSH 2,  para skadimit të  afatit të emërimit në  stilin a la  “Ali Bungu” ,  pa  vendim,  pa aktvendim, pa  kontratë, pra, pa asnjë akt të shkruar,   qe nuk  do të  mund të ndodhte  në asnjë shtet bashkëkohor, pos ,në vendin tonë  si  dhe ,
-    “shfuqizimit “ të paligjshëm dhe arbitrar madje edhe tendencioz  të KSHSHMKSH 2 nga data 1. 7. 2020!

Në atë mënyrë, QRK-ja aktuale , pos vendosjes  arbitrare  , të paligjshme nëpërmjet  Vendimit nr. 04 – 09  dt. 1. 7. 2020 për  “ shfuqizimin ” e KSHSHMKSH 2, të formuluar  joprofesionalisht ,  jashtë   bazave, termave  dhe standardeve  juridike të mirënjohura , ka manifestuar  dorëheqje të vetë  përfundimtare nga interesi publik  për  rishikimin e “ demarkacionit”  kufitar ,  i cili ,nuk është i kryer as sot e kësaj dite    si dhe ,nuk është  “ demarkacion” ,por , ricakttim – redelimitim i paautorizuar, i  gabuar   i Kufirit të Rinjë ndërmjet   Kosovës dhe Malit të Zi  dhe mbi të  gjitha i dëmshëm  për  territorin e  Kosovës për 8250 hektarëve  me  bjeshkë,   pyje, kullosa, livadhe, ograja me  gurra, kroje, prroje !

Qeveria aktuale e RK-së , është   formuar në rrethana problematike kushtetuese, pa subjektin politik fitimtar në zgjedhjet  e  përgjitshshme, në saje  të  dy votave të kontestuara  si dhe e kundërshtuar nga  sëpakut dy subkjekte politike parlamentare të  fuqishme!  

Ndaj,  kjo Qeveri, si e tillë,  nuk mund të pritet që do të  qendrojë gjatë në ushtrimin e ekzekutivit të  vendit.

Në anën tjetër, mbetët të shpresohet  se, Qeveria e ardhshme e RK-së , nder çështje tjera, do ta këtë  rregullimin politik e juridik    të “ demarkacionit”  defektoz  dhe  të  kontestuar të Kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, i cili, pashmangshëm do të  duhej të  shënjohej – demarkohej gjatë Kufirit Administrativ Çakorr -  Hajlë – Kullë e Zhlepit! 

Kjo punë e rëndësishme është e nevojshme dhe e mundshme për tu  zgjidhur  përfundimisht drejtë dhe reciplokisht pranueshëm ,nga se, të gjitha  argumentet qendrojnë në favorin e saj!

11.  Çfarë mbetët dhe do të duhej bërë

Korrigjimi   i mirëfilltë  i gabimit   serioz, të  rëndë dhe  evident , të  shkaktuar    me  Ligjin 06- L- 060   për Ratifikimin e   Marrëveshjes dt. 26  gusht 2915 për Kufirin Shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi (  për  ricaktimin – redelimitimin  e paautorizuar, të gabuar e të dëmshëm për territorin e Kosovës për 8250 hektarë  , të  bërë,  në vend të shënjimit -  demarkimit të Kufirit Administrativ egzistues nga viti 1945   gjatë linjës ndarëse Çakorr – Hajlë – Kullë e Zhlepit , do të mund të  bëhej ,nëse , një Qeveri e RK-së ,e  përkushtuar  për   eliminimin e   gabimit  të bërë gjatë ricaktimit – redelimitimit në  vend të  shënjimit – demarkimit të  Kufirit Administrativ  ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi , në  bashkëpunim  , Bona Fidei, me Qeverinë e Malit të Zi ,ashtu që  të  formohej Trup Punues i Përbashkët  Kosovar -  Malazez, për të konstatuar  dhe konkluduar  politikisht se,
 
-    ish KSHSHKSH 1  me Komisionin homolog malazez , në vend të   shënjimit – demarkimit të Kufirit Administrativ  ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi  gjatë linjës ndarëse Çakorr -   Hajlë -  Kullë e Zhlepit,  kanë pasë bërë  ricaktimin – redelimitimin  e paautorizuar   dhe të gabuar  të    Kufirit Administrativ  egzistues nga viti 1945 , asnjëherë të  ndryshuar as të kontestuar deri në dt. 21 mars 2018, 

-    egziston nevoja imediate   dhe arsyeshme   për   shënjimin – demarkimin kufitar të drejtë, të qendrueshëm e të pakontestuar nga asnjëri shtet në relacion , bazuar në Kufirin Administrativ historik egzistues nga viti 1945   si dhe nga viti 1991 ndërkombëtarisht të sanksionuar për  bazë për  shënjime – demarkime kufitare të  ish konstitutentëve të ish Jugosllavisë , nga të cilat ,  ishin  Mali i Zi dhe  Kosova,

-    dy komisione  të  emëruara dhe të autorizuara për shënjimin dhe mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi ,  konform me kriteret dhe praktikat juridike ndërkombëtare të njohura ,  të  kryenin  shënjimin – demarkimin e Kufirit Administrativ gjatë linjës ndarëse Çakorr-   Hajlë – Kullë e Zhlepit,

-    Shenjimi – demarkacioni kufitar  ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi , të  kryhej , jo sipas kadastrit  qe nga doktrina dhe praktikat juridike ndërkombëtare të  mirënjohura nuk  pranohet as si një nga kriteret për  delimitacione as për demarkacione kufitare ,   por, në përshtatje me kriterin socio – ekonomik, historik,  gjeografik, Uti Possidetis, gjeostrategjik dhe me  egzistimin e   Kufirit Administrativ Çakorr- Hajlë – Kullë e Zhlepit ,nga viti 1945 ,të konfirmuar ndërkombëtarisht në vitin 1991 si bazë për  shënjime – demarkime kufitare ndërmjet  ish konstitutenteve të ish Jugosllavisë së II ,nder të  cilat ishin Kosova dhe Mali i Zi, 

-    Gjatë   procesit të  shënjimit – demarkimit të Kufirit Administrativ të caktuar – delimituar në vitin 1945 të aplikoheshin korrigjime në pika e sektore kufitare sipas kritereve , standardeve dhe praktikave të mira të  njohura nga Doktrina dhe praktikat juridike ndërkombëtare të mira deri në 500 metra , kudroherë  konform  me reciprocitet  të  ballansuar.

Kufiri  Shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi,i  shënjuar – demarkuar  sipas Kufirit Administrativ gjatë linjës ndarëse Çakorr – Hajlë – Kullë, do të ratifikohej në Kosovë dhe në Malin e Zi dhe si i tillë, do të  sanksionohej i pakontestuar, i qendrueshëm dhe i karakterit paqësor, i dobishëm dhe i nevoshën për dy shtetet dhe gjithandej. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat