Virusi Sars - Cov -2, duhet të mësohemi të jetojmë me të dhe pasojat

Opinione

Virusi Sars - Cov -2, duhet të mësohemi të jetojmë me të dhe pasojat

Nga: Petrit Dibrani Më: 28 korrik 2020 Në ora: 14:18

Coronavirus - SARS (SARS-CoV -2) - virus i identifikuar në vitin 2003. SARS-CoV - 2; mendohet të jetë një virus i kafshëve, nga një rezervuar kafshësh po aq i pasigurt, ndoshta lakuriqët, që përhapen te kafshët e tjera dhe njerëzit e infektuar së pari në provinca Guangdong e Kinës jugore në vitin 2002. Një epidemi e SARS preku 26 vende dhe rezultoi në më shumë se 8000 raste në vitin 2003. Që atëherë, një numër i vogël i rasteve, kanë ndodhur si rezultat i aksidenteve laboratorike ose, ndoshta, përmes transmetimit të kafshëve te njeriu (Guangdong, China).

Pandemia globale COVID-19 dhe, masat e qeverisë së Republikës së Kosovës!.... Higjienë, distancë dhe maska mbrojtëse! Respektimi i masave mbrojtëse, është edukatë qytetare! 

Vendimi i Institutit Kombëtar i shëndetësisë publike ( IKSHPK ), për respektimin e masave mbrojtëse, është vendim në këtë kohë me pandemi, që duhet respektuar në përgjithësi.

Shpallja apo mos shpallja, e gjendjes së jashtëzakonshme, s’duhet të politizohet, dhe as me teori konspirative, të trajtohet.

Jo rastësishtë thuhet, qytetaria aktive e sjellë ndryshimin, dhe tregon edukimin!

Qytetarët e edukuar, s’kanë nevojë për izolim të tepruar.

Qytetarët aktiv të edukuar, e bëjnë ndryshimin dhe e respektojnë vendimin.

Të gjithë së bashku, duke respektuar masat mbrojtëse, tregojmë se s’kemi nevojë për gjendje të jashtëzakonshme.

S’ka nevojë, me filozofu dhe as me zbulu, vetëm masat mbrojtëse me i respektu.

Teorit konspirative, po i hutojnë qytetarët dhe në të njejtën kohë, masat e ndërmarra s’po respektohen, sigurishtë numri i të infektuarëve  po rritet, dhe masat po janë edhe më sfiduese karshi qytetarëve.

Qytetaria aktive dhe edukimi qytetarë, i mundëson, ç’do qeverie të punojë drejtë dhe me përgjegjësi të plotë, ndaj qytetarëve.

Mendimet, veprimet e unifikuara dhe të bashkrenduara, i mundësojnë shërbimeve shëndetsore, të jenë më efikase dhe ta mbajnë nën kontroll, gjendjen e rënduar me pandemin Covid-19.

Masat e secilës qeveri, merren sipas sjelljes së qytetarëve.

Qytetarët e disiplinuar, e kalojnë më shpejtë gjendjen tani më të rënduar!

Të dashur qytetarë!

1. Higjienë personale.

2. Distancë.

3. Maska mbrojtëse.

Jo, zbulime dhe parashikime, po vetëm respektim të vendimeve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat