Shqiptarët në kërkim të një politike shqiptare për shqiptarët

Opinione

Shqiptarët në kërkim të një politike shqiptare për shqiptarët

Nga: Skënder KAPITI Më: 30 korrik 2020 Në ora: 09:07
Skënder KAPITI

Përfundimisht koha deri më sot ka vertetuar se shqiptarët nuk janë qeverisuar nga një politikë shqiptare që të ketë punuar për shqiptarët dhe për interesin kombëtar,por janë keqqeverisur nga një elitë politike e cila ka pasur, ka  punuar dhe i që i ka interesuar vetëm interesi privat e klanor. Sot si Shqipëria ashtu edhe Kosova, shteti i Ri shqiptar gjënden në një udhëkryq mjaft të  rrezikshëm  në të cilin e kanë vënë politika dhe elita politike shqiptare.Shqiptarët janë të tradhëtuar nga elita politike shqiptare: prej korrupsionit, tradhëtive, hajnive dhe prej padrejtësive e amoralitetit të saj.

Kjo elitë politike vetëm sa e ka traumatizuar, stresuar, demoralizuar, coroditur dhe deri sa edhe e ka infektuar e prishur edhe shtetin dhe shoqërinë.Para shqiptarëve sot shtrohet si detyrë kombëtare kërkimi, gjetja  dhe zgjedhja e një politike të re e cila t’u shërbejë shqiptarëve dhe interasave gjthëkombëtare.

Për shqiptarët është koha për një rilindje të re si amanet i rilindasve të mëdhenj shqiptarë falë të cilëve erdhi Pavarësia e Shqipërisë dhe tani edhe shteti i Kosovës. Rruga e duhur tashmë është mëse e qartë, është ajo e largimit nga pushteti minimalisht si ndëshkim për këtë elitë politike.

Populli e ka në dorë vetë fatin e tij që të mos i votojë më politikanët e korruptuar, hajdutë, tradhtarë dhe ata që janë me rekorde kriminale. Populli i njeh dhe e di shumë mirë  se cilët janë ata dhe nëse tani e tutje shqiptarët nuk e bëjnë këtë gjë të thjeshtë falë demokracisë, atëhere fatkeqesisht korrupsioni dhe krimi paska lëshuar rrënjë të thella e të trasha pavarësisht se mund të shëmbet trungu por filizat e ri dalin si lastarë me te fuqishem po prej atyre rrënjëve dhe do të japin fruta të kalbur e të infektuar në parlament, qeveri, drejtësi dhe në sistem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat