Për Kosovën 2020, viti më i keq i jetës si shtet?!

Opinione

Për Kosovën 2020, viti më i keq i jetës si shtet?!

Nga: Skënder MULLIQI Më: 30 korrik 2020 Në ora: 10:03
Skënder MULLIQI

Strukturat në pushtet  nuk paten sukses për gjithë këto vite ta përparojnë vendin e tyre!Nuk kemi bujqësi të zhvilluar, nuk kemi turizem, nuk kemi industri, nuk kemi ekonomi te vogël dhe te mesme ne nivel të dëshiruar, edhe pse ekzistojnë të gjitha parakushtet .Po jetojmë në një shtet , kur pushteti u kuptua si vend ku duhet plaqkitur , uzurpuar ,  pamë një privatizim  për interesa  të pushtetarëve ,  pamë dhe po shohim  vjedhje…

U varfërua populli skajshmerishte  më ndjersën dhe mundin e vet.Madje , kjo kastë politike manipulojë dhe keqpërdori edhe buxhetin e shtetit! Edhe shumë raporte   ndërkombëtare qeveritare dhe jo qeveritare  na bën më dije së po jetojmë në një shtet,  ku nuk  po luftohet krimi e korrupcioni, ku kemi  demokraci hibride ,  e më shumë  aparat represiv .Kjo strukturë politike nuk ish dashur  të mbetet në pushtet as  një mandat, e  jo që ata po e kalerojnë Kosovën për 20 vite .Pse është kështu, gjerat duhet studiuar në thellësi sociologjike, psikologjike , dhe qdo analizë tjetër.

Nese askush tjetër ,  atëhërë ndoshta kjo epidemi , mos po i gjuan përtoke njëherë  e përgjithmonë.E tash këtë primat të rrënimit po e merre  Pandemia e shekullit?! Jo vetëm njerëzit por edhe Kosova po vdes ngadalë e përditë , se  i kemi vu në ballë  tyrlifarë   deputeti, ministri  , e kështu   më radhë deri  në krye të shtetit?!Keqpërdoruesit, krimi dhe korrupcioni , nuk na hiqën qafe , pa angazhim të gjithëanshem.Me rrëzimin e Qeverisë Kurti, midis pandemie , këta treguan së nuk iu intereson shume  shteti,  veq postet dhe përfitimet përsonale. Sikur të ishte ndryshe do ti kishin punët shumë më mirë si shtet dhe si popull në rajonin e Ballkanit.Duhet theksuar së qytetarët  janë duke u rrezikuar serozishte nga epidemia. Po  ndihen të rrezikuar së e kan të qartë së në pushtet , janë forcat retrograde !

Pikërisht për këtë shkak edhe frika gjithnjë e më shumë po sforcohet së qfarë  fati ata  mund  ti pret. COVID 19 po delë gjithnjë e më shumë nga kotrolli.Gjithnjë e më shumë po rritët numri i atyre që po humbin luftën më këtë murtajë. Kosova ka nevojë teper te madhe  për  dije dhe tru, e jo  për gjithfarë  njerëz që më së paku e kan vendin në politikë. Ende nuk është kuptuar së shteti dhe populli janë para së gjithash…Deri sa nuk organizohet një front i përbashkët, shumë  keq do ti kemi punët …Histori mban mend shumë lufta , murtaja dhe fatkeqësi natyrore. 2020 sipas gjitha  gjasave do të jetë viti  më i keq i jetës,  për Kosovën si shtet?! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat