Ndërhyrja në kompetenca në Kosovë

Opinione

Ndërhyrja në kompetenca në Kosovë

Nga: Mr. Sc Shpend Salihu Më: 31 korrik 2020 Në ora: 08:44
Mr. Sc Shpend Salihu

Derisa në bazë të Strategjisë për siguri nacionale, ligjit për Presidencë, si dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës, mandatin ekskluziv për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, si dhe marrjes së masave të jashtëzakonshme e ka Presidenti i Republikës së bashku me Këshillin e sigurisë kombëtare, këtë kompetencë e mori në dorë të veten qeveria.

Pandemia është përditë e më shumë duke e rrezikuar jetën dhe shëndetin e qytetarëve të Republikës, dhe Kosova për fat të keq zw vendin e 1 në Europë, për nga numri i të infektuarve për kokë banori, andaj masat shtesë janë të mirëseardhura por jo siç janë ndërmarrë dhe nga autoriteti publik që i ka ndërmarr. Është mëse e nevojshme karranitnimi i popullsisë deri në nxjerrjen e vaksinës sepse numri i të vdekurve dhe të rrezikuarve po rritet, por këto politika duhet koordinuar me strukturat  e sigurisë së KFOR dhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare, dhe duhet gjetur mënyra dhe rrugë alternative për mbajtjen nëse edhe jo rritjen e nivelit buxhetor, me çfarë nuk do kishim mungesë të parasë për përmbushje të obligimeve të pagave e as mungesë në investime në infrastrukturë që është e nevojshme për funksionimin normal të jetës publike.  Kompetencat të cilat Qeveria ia morri Presidentit dhe Këshillit të Sigurisë Kombëtare janë veprim anti-kushtetues dhe me këtë akt de jure qeveria duhet të tërhiqet, sepse bëri shkelje eklatante të kushtetutës së Republikës me tejkalimin e kompetencave dhe mandatit të saj të dhënë Kushtetues.  Një veprim të tillë paraprakisht qeveria e ndërmori kur refuzojë të zbatojë Ligjin për nëpunës publik dhe ligjin për paga, të cilin pa asnjë justifikim të drejtë kushtetues, e refuzojë Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Këto veprime konfirmojnë përzierjen e mandateve, mungesën e legjitimitetit aktiv si dhe mungesën e justifikimit ligjor dhe Kushtetues në ushtrimin e funksioneve dhe mandatit kushtetues. Kuvendi e delegojë për shqyrtim ligjin për nëpunës publik dhe ligjin për paga, i cili duhej në mënyr retroaktive të zbatohej nga dhjetori i vitit të kaluar, gjykata e kundërshtojë dhe kështu u rritën irritimet e masave të nëpunësve civil e ekzistonte mundësia e bojkotimit institucional nga ana e sindikatës së punëtorëve të Kosovës.  Veprimet jo racionale të Qeverisë së Kosovës, akumuluan probleme socio-ekonomike dhe shëndetësore, akoma investimet financiare mungojnë, rritje të pagave në sektorin publik dhe civil nuk ka edhe pse Qeveritarët dhe parlamentarët për vete e kanë rregulluar statusin financiar dhe duke llogaritur pagat, mëditjet dhe benefitet tjera kanë arrit të krijojnë kapital të konsiderueshëm.

Në mungesë të kursit politik, sesi të veprohet në këtë gjendje pandemie kur Kosova, zë vendin e parë për nga numri i të infektuarve në Kosovë, kur qeveria bën apel publik të ndalen reduktimet në sektorin civil dhe shërbyesit civil të kthehen në vende të punës dhe ndërmarrin masa të cilat janë në kundërshtim me aktet normative të institucioneve të Kosovës, ku paraprakisht as Presidenti e as Këshilli për Siguri Kombëtare nuk e vlerësojnë gjendjen alarmante në Sigurisë Nacionale në shtet, gjersa parlamenti për këto masa as nuk pyetet, atëherë shtrohet pyetja kjo Qeveri edhe sa do vazhdojë të i tejkalojë kompetencat dhe mandatin kushtetues dhe të e lejojë situatën e pandemisë të eskalojë. Kosovës i duhen zgjedhje të parakohshme për tejkalim të situatës së krizës?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat