Bisedat fillestare të Zaevit me PDSH-në, ASH-AAA e Levicën për formimin e qeverisë janë për të eliminuar BDI-në

Opinione

Bisedat fillestare të Zaevit me PDSH-në, ASH-AAA e Levicën për formimin e qeverisë janë për të eliminuar BDI-në

Nga: Sulejman Mehazi Më: 4 gusht 2020 Në ora: 20:22
Sulejman Mehazi

 

Më në fund deputetët e ri të RMV-së verifikuan mandatet e tyre në kuvendin e kësaj republike. Ju dëshirojmë suksese! Tanì priten koalicionet e partive për formimin e qeverisë. Bartës për krijimin e qeverisë do jetë  lideri i LSDM-së Zoran Zaevi si fitues i zgjedhjeve të 15 korrikut. Informatat e para tregojnë se Zaevit më shumë i interson që numrin e 61 deputetëve ta mbërrijë pa BDI-në.

Kjo argumentohet me bisedat e para me partinë e PDSH-në e Menduh Thaçit me një deputet, Zaevi bën marreveshje të kundërta, nga partitë e vogla në ato më të mëdha, ai në vend që të kontaktojë me Ali Ahmetin si fitues i zgjedhjeve në blokun shqiptar, po  Zaevi më parë shkon e bën marrëveshje me partitë tjera, nga PDSH-ja, ASH-AAA deri te Levica që para se të kontoktonte Ali Ahmetin e BDI-së të siguronte 61 deputetët për të eliminuar BDI-në nga qeverisja 18 vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat