Pelegrinazhet e S. Hysenit, dhe klithmat pa mbulesë - Bota Sot
Pelegrinazhet e S. Hysenit, dhe klithmat pa mbulesë

Opinione

Pelegrinazhet e S. Hysenit, dhe klithmat pa mbulesë

Nga: Ramazan Bekteshi Më: 5 gusht 2020 Në ora: 09:01
Ramazan Bekteshi

Derisa Amerika po përjeton një ndër krizat më të mëdha gjatë historisë së saj, me pandeminë që është shndërruar në shampione e botës si me infektime po ashtu edhe me fatalitete, me tubime e demonstrata masive “Black lives matter” anembanë Amerikës, shpesh herë të pa frenuara nga vandalizmat dhe vjedhjet e pronës private dhe shkatërrime irracionale, me një papunësi enorme dhe me recesion te theksuar, dhe me zgjedhje presidenciale.

Amerika vlon me halle andaj që nga përhapja e pandemisë nuk ka më takime diplomatike si në kohë normale, as samite, seminare e trajnime, as studime për studentët e huaj. Në kohë pandemie vetëm Thaçi, Vuçiq dhe Hyseni ishin vizitorë të DC-së, sepse ata merren me politikë dhe jo me shëndetin e qytetarit, duke harxhuar metelikët e fundit në fluturime “Business class” e hotele me 5 yje, derisa qytetarët vdesin korridoreve të spitalit, me staf mjekësor të dërrmuar nga lodhja, të infektuar e pa pajisje funksionale për oksigjen e më shumë.

Tellalli i Thaçit, Skënderi, erdhi në Washington DC në kohë pandemie, kur Amerika nuk e di ku e ka kokën, ai, erdhi me ‘qëllime te mëdha’ por takoi njerëz te vegjël, erdhi për punë të mëdha por s’bëri as një punë të vogël. Erdhi dhe bëri një foto jo në zyrat e DASH-it por në park para monumentit të Washington-it. Dhe u largua me të njëjtin vjershë që e kishte mësuar përmendsh që e tha para se vjen se: “Amerika e përkrah fuqishëm dialogun Kosove Serbi dhe ata do të jenë gjithmonë pranë Kosovës”!

Lajmëtarin e Thaçit s’e takoi as miku i tij Grenell, një njeri i dështuar njësoj si HTH, që e ndihmoi rënjen e qeverisë legjitime për një tjetër jo legjitime. Vallë ku fshihet njeriu që i torturoi ndjenjat e shqiptarëve për gjashtë muaj rresht, njeriun që mediat tona dhe disa politikanë e shpallën më të fuqishmin e Amerikës, pse valle nuk i doli ne takim Skendes.

Vazali i Thaçit, Hyseni, u kthye nga Amerika me gojë plotë, si e kane zakon politikanët tanë, pa asnjë punë të kryer, sepse ai nuk takoi asnjë personalitet që merr vendime, por me cinizëm e kritikoi median, gjoja se ai nuk ka kërkuar të takohet me Sekretarin e shtetit Pompeo, dhe se nuk qenka koha tani, sipas tij dhe atë e tha pa fije turpi.

Tellalli i Thaçit u kthye në Prishtine pas një takimi që ka mundur t’a kishte bërë edhe në Evropë me të njëjtin, pra ai u takua me njeriun që ka qenë nën hijen e Grenell-it me muaj të tërë, Palmer, që as vetë s’e din se çfarë do të jetë roli i tij, dhe nëse do të ketë një rol apo jo edhe për shkak të zgjedhjeve.

Mashtrimin e Skendës nuk duhet t’a pranoj as parlamenti as opozita por duhet t’i kërkoj transkriptet e takimeve, të kërkoj fakte e jo deklarata shterpe.

Ky udhëtim koti në kohë pandemie në Amerikë, kur çdo gjë është pjesërisht e mbyllur, duhet të jetë subjekt kritikash, debati e analizash, sepse nuk mjafton të thuhet: “Amerika është me ne, dhe n’a përkrah fuqishëm”, nëse është ashtu cili është personi që do të merret me ketë punë.

Pse kjo nguti Hashim, punët e mëdha nuk kryhen me duar në xhepa në kohë pandemie, kur njerëzit ballafaqohen me jetë a vdekje.
Megjithate, postieri i HTH erdhi ne Amerikë edhepse pa legjitimitet,

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat