Nuk ka forcë në botë që mund ta copëtojë e ta rikolonizojë Kosovën - Bota Sot
Nuk ka forcë në botë që mund ta copëtojë e ta rikolonizojë Kosovën

Opinione

Nuk ka forcë në botë që mund ta copëtojë e ta rikolonizojë Kosovën

Nga: Azgan Haklaj Më: 5 gusht 2020 Në ora: 09:18
Azgan Haklaj

Sistemi kolonial i shembur pas Luftës së Dytë Botërore rustrukturoj marrdhëniet ndërkombëtare, e këtij qëllimi i sherbeu themelimi i OKB-së, Organizatës Botërore të Paqes e Sigurisë, ngritur mbi parimet e sovranitetit të kombeve, që kishte për bazë Kartën e Atlantikut, të drejtën e vetëvendosjes, liritë politike, diversitetin kulturorë dhe të drejtën universale për lirinë e besimit.

OKB-ja si pasardhëse e Lidhjes së Kombeve i sanksionon parimet e veta bazë në dekleratën e OKB-së, për të drejtat e njeriut të vitit 1948-të.

Kjo dekleratë kishte fuqi ligjore e morale për çdo shtet anëtar të OKB-së 

Ish Jugosllavia Titiste pasardhëse e Mbretërisë Serbo-Kroato- Sllovene ishte i vetmi shtet shumëkombësh, i cili shkelte e dhunonte të drejtat e liritë e qytetarëve të saj shqiptarë.

Ushtronte dhunë e spastrim etnik ndaj tyre.

Kishte hartuar e adaptuar një politikë kolonizuese e aparteijdi ndaj Kosovës, sipas doktrinës fashiste të frymëzuar nga ideologjia e Serbisë së madhe dhe projektit famëkeq të Akademisë së Shkencave Serbe.

Lajçak, kryesues i bisedimeve Kosovë - Serbi, i njohur botërisht për qëndrimet e tij antishqiptare sot ka veshur mantelin e diplomatit, madje të përfaqësuesit të BE-së për zgjidhjen e problemeve mes Republikës së Kosovës e Serbisë, probleme të shkaktuara që prej një shekulli nga politika shoviniste serbomadhe, të shtetit dhe makinës ushtarake të këtyre barbarëve që u dyndën në Kosovë e viset e tjera të Ballkanit në shekullin VI-VII-të, duke shkatërruar me egërsi çfarëdo që gjenin nga gjurmët e Qytetërimit lliro-Dardan.

Z Lajçak "propozon", as më shumë dhe as më pak, kur këmbëngulë në kthimin e 250000 serbëve të larguar nga Kosova që në vitin 1976-të, veçse një rikolonizim të ri të Kosovës.

A është në vete ky dishepull i Jovan Hixhivasileviçit, Jovan Cvijiçit, Pashiqit, Çubriolloviçit, Qosiçit, Andriçit, Millosheviçit, Vuçiçit?!!

A njeh sadopak parimet mbi të cilat është themeluar BE-ja, të cilën mjerisht, në mënyrë paradoksale ky zotëri e përfaqëson?!!

A ka lexuar dy rreshta nga historia e shteteve për të cilat është caktuar arbitër??!!

A e din Lajçak se Serbia, të cilës ai i mban anën hapur e padrejtësisht është përgjegjëse për vrasjen barbare të mbi 850000 shqiptarëve  të pafajshëm e të paarmatosur, të pleqve e të rinjëve, grave dhe femijëve, deri të klerikëve myslimanë e katolikë, gjatë viteve 1913-1999-të, vetëm për faktin se ishin shqiptarë dhe nuk donin të largoheshin nga trojet e tyre të lashta etnike.

Të braktisnin gjuhën, kombësinë, besimin fetar, Flamurin Kombëtar Kuqezi.

Shteti fashist serbomadh përgjatë Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllove e Jugosllavisë Titiste është përgjegjës për shpërnguljen nga vatrat e tyre të mbi 500000 shqiptarëve përmes marrveshjeve të nënshkruara me Qeverinë Turke në vitet 1937-38- 1952.

Qëllimi i kësaj politike shfarosëse ndaj shqiptarëve etnikë të Kosovës, që gjeti përkrahjen e shtetit turk ishte ndryshimi i strukturës etnike në Kosovë, pra zbrazjes së këtij territori shqiptar nga banorët e saj autoktonë prej mijëra vitesh dhe kolonizimin e trojeve të begata dardane me popullsi serbe e malazeze.

Pas politikës "Liberale" të Jugosllavinë Titiste e parullës "Bashkim- Vllazërim" fshihej ëndrra e Serbisë së madhe, lindur qysh me projektin Naçertanija të Ilia Garashaninit, kurban i të cilës ishte planifikuar të ishte Kosova dhe viset e saj të begata.

Jo rastësisht presidenti serb Millosheviçi ëndrrën e tij të Serbisë madhe e shpalli pikërisht në FushëKosovë, në vitin 1989 në Jubileun e 600- vjetorit të betejës mes Koalicionit Ballkanik dhe ushtrisë së Sulltan Muratit të Parë.

Lajçak kërkon të kthehen me çdo kusht serbët e larguar në trojet dardane të cilat përgjatë një shekulli të pushtimit barbarë i kthyen ato në tokë të djegur duke shfrytëzuar mizorisht pasuritë e tyre.

Po për shqiptarët e dëbuar me forcën e bajonetave drejt Anadollit e shkretëtirave turke nga operacionet spastruese të frymëzuar nga elaboratet "Pyka Shqiptare", "Problemi i pakicave në Jugosllavi" të Çubriolloviçit përse nuk këmbëngulë që të kthehen ky kolonialist, që në xhaketën e tij mban siglën e BE-së??!!

A e dini mirë zotëri Lajçak se nuk ka ekzistuar kurrë  çeshtja për riatdhesimin e serbëve në Kosovë??!!

Përkundër kësaj ekziston një çeshtje e pazgjidhur shqiptare.

Një Komb Shqiptar i ndarë padrejtësisht, kundër ligjeve të Drejtës Ndërkombëtare, Kartës së Atlantikut e parimeve mbi të cilat është themeluar OKB-ja, e vetë Bashkimi Europian të cilin ti e perfaqësoke denjësisht me projekte neokolonialiste.

Ju e dini se kjo ndërmarrje donkishoteske do të deshtojë me turp z Miroslav Lajçak, ashtu si operacioni "Patkoi" i dirigjuar nga miqtë e t'u në Beograd.

Nuk ka forcë në këtë botë, mbitokësore as nëntokësore që ta copëtojë Kosovën e ta rikolonizojë atë.

Një Komb 10-milionësh do të sakrifikohet për të.

Për mbrojtjen e trojeve të tyre etnike shqiptarët e kësaj treve kanë derdhë lumenjë gjaku, kundër romakëve, bizantinëve, serbëve të vjetër e të rinjë, otomanëve.

Shqiptarët janë tashmë një Komb i vetëdijësuar e më një qëndrim unik.

Ata do të flasin me një zë të vetëm kur është fjala për të mbrojtur të ardhmen historike, lirinë e vatrat e tyre prej projekteve të dalura nga arkivat e errta të historisë jo shumë të largët, të hartuara nga kancelaritë e armiqve të tyre shekullorë.

Harroje ëndrrën neokolonialiste të Kosovës z Lajçak dhe njihu me Çeshtjen Çame, dosja e të cilës njihet tashmë ndërkombëtarisht nga Brukseli në Washington.

I thuaj Qeverisë së Greqisë, anëtare të BE-së të rikthejë çamët në trojet e veta, të shpërngulur me dhunë, nëse deshiron ta fillosh betejën me të vertetën historike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat