Zgjedhjet në Bjellorusi, frika për një Maydan të dytë - Bota Sot
Zgjedhjet në Bjellorusi, frika për një Maydan të dytë

Opinione

Zgjedhjet në Bjellorusi, frika për një Maydan të dytë

Nga: Pirro Prifti Më: 5 gusht 2020 Në ora: 11:20
Pirro Prifti

Në 9 gusht 2020 do bëhen zgjedhjet në Bjellorusi. Në Bjellorusi vazhdon të jetë President që nga viti 1994 pra për 26 vjet i shtuquajturi Diktatori i fundit në Europë Lukashenko.

Bjellorusia është një ish shtet i BRSS më një sipërfaqe prj 207.6 mijë km2,dhe më një popullatë prej 9,4 milion banorë, me një GDP prej 563.6 bilion dollarë amerikanë, dhe me të ardhura prej 6.744 dollarë amerikanë per capita. Sigurimi i shtetit në Bjellorusi akoma quhet KGB.

Bjellorusia u shkëput nga BRSS pas rënies së komunizmit në 1991 dhe u shpall shtet i pavarur, pork a nënëshkruar shumë marëveshje më Rusinë pas 1991 dhe aktualisht në vitin 2000 është e përfshirë në CIS (Komonuelthi i Shteteve të Pavarura).

Zgjedhjet e kësaj rradhë janë paraqitur si shumë të rrezikshmë për Lukashenkon i cili për 26 vjet me rradhë e ka mbajtur Bjellorusinë me dorë të hekurt duke e privuar popullin e vet nga shumë të drejta dhe liri të njeriut.

Është e vërtetë se mbi Bjellorusinë është ushtruar presion nga BE dhe nga SHBA për ta përfshirë Bjellorusinë në BE, por Lukashenko i ka rezistuar tundimit edhe për shkak të presionit që ka nga Rusia për ta mbajtur nën sferën e vet të influencës.

Kjo trysni e dyanshme e ka vënë Presidentin Lukashenko në vështirësi të madhe sepse i duhet të vendosë se në cilin krah do të shkojë por më e rëndësishmja për të është mbajtja e pushtetit përsëri sepse humbja e zgjedhjeve të 9 gushtit mund ti shkaktojë atij problem të mëdha familjare dhe personale duke i rrezikuar pushtetin dhe jetën.

Kësaj rradhe kandidati për President tjetër është një grua znj. Svetlana Tikhanovskaya. interesant është fakti se kandiddat për President ishte burri i saj por KGB Bjelloruse e Lukashenkos e futi në burg. Kështu që znj. Svetlana Tikhanovskaya zuri vëndin e burrit të saj duke kandiduarpër Presidente. Ajo tha në intervistë me Oliver Carrol të BBC se ` ne nuk dëshërojmë gjakderdhje, por ne duam ndryshim`. Bashkeshorti isaj që duhej të ishte kandiddati i vërtetë për president u quajt nga Lukashenko në mënyrë tallëse si kandidati `brumbull` i opozitës.

Në fakt ajo nuk përfaqëson gjithë opozitën por kandidati i tretë i cili kishte më shumë përkrahje nga opozita bjelloruse z. Viktor Babaryko nuk arriti të kandidoje sepse Komisioni Elektoral e hodhi poshtë kandidaturën e tij. Megjithatë një nga drejtuesit e KGB BJELLORUSE e ka akuzuar z.Babaryko si `kukull` e Rusisë.

Për një kohë të gjatë Presidenti Lukashënko ka shtypur Opozitën dhe ka arrestuar krerët e Opozitës Bjelloruse dhe militant të saj, disa herë nëpërmjet KGB bjelloruse, por kësaj rradhë Lukashenko i cili kërkon për të 6 herë të jetë President do ta ketë të vështirë. Vështirësia qëndron se kësaj rradhe po ndodh një aktivizim i interesave BE dhe të SHBA si dhe ato Ruse për ta larguar, dhe rusët për ta mbajtur në fuqi.

Ngjarjet kanë rrjedhur më shpejtësi dhe gjëndja e në Bjellorusi para këtyre zgjedhje është e tensionuar edhe për shkak se KGB bjelloruse arrestoi 30 para ushtarake rusë të cilët në fakt kishin prerë biletat për në Stamboll, por dyshimet u shtuan se përse këta paraushtarakë rusë të cilët janë në fakt të grupit Ëagner nuk u nisën nga Rusia por erdhën në Bjellorusi për të shkuar në Stamboll. Sidoqoftë jo më larg se dje kanë hyrë në Bjellorusi edhe një tjetër battalion mercenarësh që sipas Lukashenkos kërkojnë që të destabilizojnë vëndin në këtë periudhë të zgjedhjeve.

Frika për një Maydan të dytë në Minsk, Bjellorusi,- se i pari ndodhi në Ukrainë kur nga demostratat e shumta në Kiev, Ukrainë u largua nga pushteti Presidenti Ukrainas Viktor Janukovic-, ka frikësuar jo vetëm Lukashenkon por edhe Moskën, pikërisht për arësye se të gjithë ish aleatët e ish BRSS të Europës Lindore dhe qëndrore i janë larguar influencës rusë dhe kanë hyrë në BE madje edhe pa plotësuar kriteret për të hyrë në kët union të rëndësishëm.

Revolucioni Në Ukrainë i quajtur Maydan për nder të sheshit në Kiev ku u vranë disa qindar protestues, i cili largoi Janukovicin prorus, shkaktoi shqetësim në Rusi sepse presionin i SHBA dhe BE mbi ish republikat sovjetike për ti larguar nga dominimi rus është shumë i madh.

Kështu që përplasjet gjeopolitike midis SHBA dhe dhe BE nga njëra anë dhe Rusisë nga ana tjetër kanë shqetësuar Moskën se mos përsëritet e njëjta gje edhe në Bjellorusi e cila ka shumë rëndësi për Rusinë qoftë për shkak se ishin bërë gati negociatat për ta përfshirë Bjellorusinë në Federatën Ruse, qoftë sepse rruga për në Kaliningrad do të ndërpritet fare, por edhe sepse humbja e Bjellorusisë dhe kalimi i saj në BE do të shkatërronte idenë e Putinit për një BRSS të re që tashmë ai e quan CIS.

E parë në këtë vështrim zgjedhjet në Bjellorusi janë të rëndësishme jo vetëm për tu fituar nga Lukashenko por edhe për Rusinë për ta mbajtur këtë Republikë ish sovjetike në suazën e Rusisë, por dhe sigurisht edhe për BE e SHBA të cilat duan ta shkëpusin këtë shtet nga influence ruse, dhe kështu Rusisa do të mbetet e rrethuar nga shtete aspak miqësore me Rusinë.

Kjo i ngjan në një farë mënyre idesë së `Kordonit sanitar` mbi Rusinë, e cila u përdor kundër Rusisë sovjetike të Stalinit, Sot gjërat kanë ndryshuar por gjeopolitika amerikane dhe ajo Europiano-perëndimore për të mos e lënë Rusinë të forcohet, ka lulëzuar kohët e fundit duke e ashpërsuar në kulm marëdhëniet midis tyre dhe Rusisë. Kjo edhe për shkak se Rusisa ka forcuar marëdhëniet me Kinën me të cilën bilanci tregtar Rusi-Kinë është 200 bilion $ dhe për vitet e ardhëshme mendohet të dyfishohet.

Lukasheno në intervistën e fundit përmëndi se : `ata vendosën për të përdorur teknologjitë e revolucionit me ngjyra` në Bjellorusi por kjo nuk do të funksionoje`.

Me fjalën `ata`, Lukashenko aludoi ndoshta jo për Rusinë, por për perëndimin, kjo edhe sepse grupi Wagner për herë të parë po zbret në Bjellursi dhe mendohet se po përgatitet të kundërveprojë kundër grupeve perëndimore që mesa duket edhe ata po përgatisin një gjakderdhjetë madhe si në Ukrainë në 2004, kur Moska e quajti një kundërrevolucion dhe për këtë shkak si kundërveprim, Rusia realizoi zgjedhjet në Krime të cilën i a bashkoi Federatës Ruse, si dhe krijoi në rregjionin e Donbasit të ashtuquajturat Republika të Donetsk People's Republic (DPR), the Luhansk People's Republic (LPR).

Me rastin e mercenarëve të arrestuar spikerja e Ministrisë së Jashtme Ruse Zaharova, deklaroj në emër të Federatës Ruse, se Rusia ka marëdhënie shumë të mira më Bjellorusinë dhe nuk i intereson të krijojë destabilitet në Bjellorusi. Në pritje të zgjedhjeve të 9 gushtit në Bjellorusi, të gjitha mediat janë të drejtuara nëse do fitojë një mandat të shtatë Lukashenko apo do të ndodhë ndryshimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat