Skender Hyseni është argat i Hashim Thaçit - Bota Sot
Skender Hyseni është argat i Hashim Thaçit

Opinione

Skender Hyseni është argat i Hashim Thaçit

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 5 gusht 2020 Në ora: 22:17
Skender Hyseni dhe Hashim Thaçi

Më 21 korrik të këtij viti, Skender Hyseni është emëruar koordinator shtetëror për dialogun Kosovë-Serbi, e këtë vendim e ka marrë pikërisht kryeministri Hoti. Besoj se s’ka asnjë njeri në Kosovë, me pak njohuri politike, që nuk e di se Skenda është njeri i Hashim Thaçit.

Me një kryeministër që është i varur nga shumë faktor, është i detyruar të firmos çdo gjë që i vjen nga Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi, dy arkitektët e qeverisë aktuale. Emërimi i Skender Hysenit është firmosur nga z.Hoti, ndërsa përzgjedhja është bërë nga Isa dhe Hashimi.

Duket fare mirë se z.Hyseni është pjesë e ca njerëzve në LDK, që vazhdimisht kanë shfaqur simpati për PDK-në, nga e cila nuk po arrijnë dot të shkëputen. Pa dashur të futëm më tutje pse kjo simpati dhe cilat janë interesat në këtë mes, qartazi simpatia e Skendës ndaj Thaçit duket të jetë faktori kryesor i emërimit të tij si koordinator.

Në fakt, Skender Hyseni nuk gëzon mbështetjen as të elektoratit të LDK, por gëzon simpatinë e pazareve në orët e vona të natës, ashtu sikurse ndodh vazhdimisht tek ne. Takimet e tija të shpeshta me zyrtarë të PDK, dhe egzaltimi i papërmbajtur i presidentit për emërimin e tij, shpërfaqin sekretin publik: Skenda është argat i Hashim Thaçit.

Edhe pse ka mbështetjen e pazareve në Kosovë , duket se mungesa e mbështetjes qytetare, por edhe nga vet baza e partisë së tij, ka ndikuar që Skender Hysenin mos ta merr seriozisht askush as në Washington.

Refuzimi i takimit nga sekretari Pomepo nuk është i rastësishëm, kur dihet se z.Pomepo ka qenë edhe vet i kyçur në këtë proces, mirëpo angazhimi i Skender Hysenit për këtë proces, në hijën e tij fshihet karikatura e një diplomati serioz, me të cilin SHBA do të mund të llogarisnin.

Skender Hyseni në rolin e postierit të Hashim Thaçit ( i stopuar nga aktakuza e Hagës), nuk po arrin të luaj si duhet rolin që Hashimi i ka ngarkuar. Sapo Thaçi u thirr në Hagë u shpik edhe koordinatori, deri atëherë as nuk ishte përmendur. Kosova s’ka nevojë të ketë koordinator kur ka organet e saj legjitime, kryeministrin, presidentin dhe kryetaren e kuvendit.

Kosova me Serbinë nuk bënë biseda teknike, por politike, atëherë pse u dashka koordinatori, përveç se të luaj rolin e argatit të Hashimit para takimeve që zhvillohen ?!.

Derisa Serbia s’ka koordinator por paraqitet me presidentin, dhe organet tjera legjitime, nënkupton se Skenda doli nga zarfi i Thaçit, për të përfaqësuar atë, me shpresën se shumë shpejt do të rikthehet.

Derisa të rikthehet Thaçi në bisedime, Skenda mbetet vetëm formalisht aty, duke shëtitur me taksat e qytetarëve pa asnjë dobi për shtetin dhe qytetarët e saj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat