Populli i mbron vetë vlerat e luftës pa pasur mbi kokë asnjë ligj!...

Opinione

Populli i mbron vetë vlerat e luftës pa pasur mbi kokë asnjë ligj!...

Nga: Dibran Demaku Më: 7 gusht 2020 Në ora: 10:28
Dibran Demaku

Tash sa kohë flitet e shkruhet se Kuvendi i Kosovës do ta aprovojë një ligj të hartuar nga qeveria(nuk dihet cila)për mbrojtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës?!...Lind pyetja: Nga kush duhet mbrojtur këto vlera?!...Dhe përse me ligj?!...Që do të thotë me detyrim?!...Nëse vlerat e luftës nuk mbrohen me zemër nga vetë populli, vështirë se i mbron farë ligji sado i rreptë të jetë ai ligj?!...

Ata që kanë kujtesë më të gjatë mund të ju kujtohet viti njëmijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e një në Shqipëri: Shqipëria kishte kaluar rubikonin në dhjetor të një viti më parë, dhe tashmë nga shumica e popullit kontestohej gjithçka që kishte të bënte me komunizmin dhe me Enver Hoxhën. Kishte nisur rrokullisja e madhe dhe atë rrokullisje nuk kishte forcë që e ndalonte!...Partia në pushtet (Partia e punës-parti shtet)duke parë se rrokullisja nuk kishte të ndalur, kishte nxjerr një ligj me të cilin tentohej që të mbroheshin përmendoret e komunizmit e sidomos përmendoret e Enver Hoxhës?!...Ai ligj i miratuar në kuvendin popullor të Shqipërisë, vetëm sa kishte nxitur edhe më shumë turmat e njerëzve që protestonin, dhe nuk do të kalonin shumë ditë dhe do të shembej edhe shtatorja e Enver Hoxhës në qendër të Tiranës?!...

Ne shqiptarët e Kosovës e kishim përjetuar bukur rënd atë shembje, për të cilën disa poet kishin shkruar edhe shkrime poetike, në mbrojtje të shtatores që ishte rrënuar tashmë?!...

Ata që mendojnë që me ligj t‘i mbrojnë vlerat e luftës, me atë ligj do të mundohen që t‘i mbrojnë privilegjet e tyre, pasuritë e paligjshme të tyre dhe jo tjetër?!...

Populli vlerat e luftës i mbron vetë pa pasur mbi kokë asnjë ligj!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat