Stërpasurimet korruptive

Opinione

Stërpasurimet korruptive

Nga: Prof.  Dr. Riza Smaka    Më: 7 gusht 2020 Në ora: 13:02
Prof.  Dr. Riza Smaka   

Është sekret publik, fakti se jo pak funksionarë politikë dhe pushtetarë, veçanërisht, nga uzurpimet e mjeteve financiare të fondeve për financimin e  Luftës Çlirimtare të Kosovës dhe për subvencionimin e shërbimeve civile paralele, kryesisht, të edukimit dhe shëndetësisë, pastaj, nga privatizimet  e parregullta të aseteve publike, nga procese tenderuese inflative si dhe nga forma të ndryshme të abuzimeve të autorizimeve publike, janë stërpasuruar pas asnjëfarë merite! Të tillët e të tillat, asetet financiare, kryesisht, i mbajnë të fshehura në banka të jashtme dhe, të njëjtat, dot nuk i prezantojnë në raportet vjetore  për pasuritë  e tyre!

Gjendja e tillë sikundër edhe shumë forma korruptive tjera, nder të tjera, do të mund të kundërviheshin seriozisht nëpërmjet miratimit dhe implementimit konsekuent të ligjit të aplikuar, në përgjithësi e veçanërisht të Ligjit për Origjinën e Pasurisë, Ligjit për Vetnig-un, Ligjit për Përgjegjësinë Morale, Politike e Objektive.

Ndërkaq këto e akte ligjore e nënligjore tjera, nuk mund të priten të realizohen as nga Ekzekutivi e rrjedhimisht as nga Legjislativi  aktual.

Objektivat  në fjalë, luftimin e korrupsionit inflativ, intenziv dhe ekstenziv si dhe krimin e organizuar në vendin tonë, do të mund ta realizonin qeveritarët dhe deputetët absolutisht të pakorruptuar, jashtë influencave të nomenklaturave pushtetare e politike korruptive dhe të devotshëm për të bërë Kosovën, në vend të “shtetit juridik”, shtet të se drejtës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat