Reagimi “L’art pour L’art” i ASHAK-ut - Bota Sot
Reagimi “L’art pour L’art” i ASHAK-ut

Opinione

Reagimi “L’art pour L’art” i ASHAK-ut

Nga: Prof. Dr. Riza Smaka Më: 8 gusht 2020 Në ora: 12:12
Prof. Dr. Riza Smaka

Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës ( ASHAK), nga viti 2000 e deri  në aktualitet, në çastet dhe momentet  kritike për Kosovës dhe të kërkuara, në vend të prononcimeve adekuate, kompetente e të qëlluara, zakonisht, e ka zgjedhur heshtjen!

Përkundrazi, në një nga shtetet fqinjë  të Kosovës, jashtëzakonisht dhe veçanërisht të inspiruar dhe të preokupuar veçanërisht kundër Çështjes së Kosovës, në situata të tilla, Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Serbisë ( SANU), kurdoherë ka vepruar dhe vijon të veprojë agresivisht, aktivisht dhe pandërprerje, në stil dhe metodë krejt  tjetër, në radhë të parë, nëpërmjet përgatitjeve serioze, publikimeve dhe insistimeve intenzive për implementime politike të  shumë  elaborateve, referateve, analizave, vlerësimeve, opinioneve me së të ndryshme! Në saje të  autoriteteve shkencore të të SANU-së, shumica absolute e  elaborateve, vlerësimeve, referateve të saja janë pranuar  dhe përfillur nga autoritetet shtetërore e politike të  shtetit serb!

ASHAK-u , deri tani,  edhe në rastet më të shumta delikate e kritike të  Kosovës, ishte pasive, indolente madje edhe indiferente, në një anë dhe atëherë  kur publikonte ndonjë reagim, prononcimi i saj ishte i zbehtë, formal “ L’art  pour L’art”, sa për të thënie diç!

Shkaku i pasivitetit dhe i indolencës së tillë të ASHAK-ut, nuk mund të mos jetë edhe fakti se një numër i konsideruar i anëtarëve dhe anëtareve të saj janë të zgjedhur, kryesisht, në vend të preferencave dhe postulateve shkencore e artistike të mirëfillta, sipas interferencave dhe  insistencave politike e pushtetare.

Ekzekutivi e, rrjedhimisht Legjislativi i RK-së, do të duhej të rishikonin dhe ndryshonin aktin ligjor për ASHAK-un  në përshtatje me standardet ndërkombëtare të mirënjohura, veçanërisht , përkitazi me  kriteret dhe procedurat  për zgjedhjen e anëtareve dhe të anëtarëve  dhe mënyrës së financimit të saj, në vend të  modelit administrativ të  saj të pagave – rrogave “të siguruara” pavarur nga puna, përjashtimisht sipas rezultateve konkrete të punës shkencore e artistike!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat