Covid-19, siguria nacionale dhe politika

Opinione

Covid-19, siguria nacionale dhe politika

Nga: Hisen Berisha Më: 8 gusht 2020 Në ora: 12:43
Hisen Berisha

Të ndjerit i sigurt ndaj një kërcënimi apo rrezikut është përkufizimi më i acceptueshëm i sigurisë si nocion. Në teoritë shkencore ka edhe shumë trajta të përkufizimit të sigurisë ashtu siç ka shumë faktorë konvencional e jo konvencional që e cenojnë atë brenda një shëtiti apo shoqërie.  

Këta faktor burojnë nga politikat, ekonomia, arsimi, bujqësia, ambienti dhe klimat, marrëdhëniet ndërkombëtare, gjeopolitika e gjeostrategjia, krimi i organizuar brenda nacional apo trans nacional, e të tjera kategori fenomenesh që mund të kthehen në burim të pasigurisë nacionale, siç janë teoritë e disbalancit në mes shtimit demografik me parametra gjeometrik të qenieve të gjalla dhe shtimit aritmetik te të mirave materiale. Nga kjo si rreziqe gjenerojnë teoritë Maltusiane për të ndërtuar këtë balancë, përmes fenomeneve natyrore apo të shkaktuara nga njeriu, siç janë luftërat në rastin më të keq, fatkeqësitë natyrore, sëmundjet, epidemitë dhe pandemitë siç kjo aktuale që ka goditur mbar globin. 

Pra nuk është vetëm invazioni ushtarak ai që cenon sigurinë e një vendi, siç do gjykojnë shumica e mendjeve laike, por jenë një mori fenomenesh sociale të shkaktuara nga natyra apo humane që e cenojnë ndjeshëm apo pariparueshëm sistemin e sigurisë nacionale.    

Në përgjithësisht çështja e sigurisë nacionale, mund të përkufizohet si ndjenja e sigurisë se qytetareve ndaj kërcënimeve dhe rreziqeve potenciale. Ajo çka duhet analizuar në kontekst më të gjerë të sigurisë është gama e rreziqeve apo fenomeneve kërcënuese brenda shtetit, shkalla e probabilitetit të ndodh  dhe impaktit që do kenë në sigurinë nacionale, gjë që është shumë e nduarduarshme dhe natyrash jo çdoherë konvencionale por edhe të karakterit asimetrik e social. 

Në periudhën aktuale të pandemisë botërore nga Covid19 është prioritet shëndeti dhe jeta e qytetareve. 

Por, kjo nuk e arsyeton qeverinë dhe institucionet tjera të politikbërjes në moskujdesin ndaj aspekteve tjera zhvillimore brenda shtetit që po ashtu e ndikojnë sigurinë e mirëqenien e qytetarëve. 

Pra duke e shfrytëzuar deri në keqpërdorim situatën pandemike, është shmangur vëmendja tërësisht nga sektor tjerë si, arsimi i cili edhe ashtu ishte dekadent e tani përmes të mësuarit dixhital lë shumë për të dëshiruar; drejtësia e cila është tërësisht e heshtur në luftën për dekriminalizimin e sistemit shtetëror, duke bërë sehir se si punon specialja dhe kush do eliminohet nga skena politike për t’iu dhënë shanse ambicieve të tyre për pushtet; çështjen e zhvillimit të bujqësisë si sektor primar në Kosovë e që ka pësua qofte nga mos subvencionimi, nga mosrealizimi i produkteve në tregjet kosovare e të mos flasim për eksport, mos kompensimin nga demet natyrore apo masat kufizuese, mos mbrojtja nga importi, pastaj angazhimet politike e diplomatike pa ndonjë platformë të çartë me protokolle që krijojnë shpenzime marramendëse për buxhetin e varfër të Kosovës që s’po arrin të mbështes as institucionet shëndetësore në luftën e tyre anti-Covid, etj. 

Sferë e ndjeshme është po ashtu edhe menaxhimi i mbrojtjes në kontekst me të gjerë të sigurisë, ku po përballemi me minimin e procesit të krijimit të kapaciteteve ushtarake që do e stabilizojnë sistemin e mbrojtjes, me projektin siç është objektivi programor i qeverisë për shërbimi i detyrueshëm ushtarak që po merr kohen dhe angazhimin e vet për tu analizuar e buxhetuar, ndërkohë që rajoni përfshi dhe Kosovën po sfidohet nga hegjemonizmi ushtarak serb në rajon, me kapacitete profesioniste deh teknologji të avancuar, etj. 

Pandemia Covid19, në vendin tonë e jo vetëm, tani më po trajtohet në mes spekulimeve konspirative, realitetit shëndetësor dhe traumatizmit të qytetareve. Zaten disa muaj para se të shfaqej pandemia, e kishte paralajmëruar si të tillë psikologu tashme i njohur Selamet Halismajli, në publikimet e tija ne Web faqen personale. Por kjo nuk u pa si alarmante. Paralajmërimet e OBSH si e thirrur në këto tema u konsideruan me vonesa nga institucionet e analizave të sigurisë. Po ashtu edhe përplasja nga ana e OBSH me administratën shtetërore të SHBA dhe tërheqja nga anëtarësia e mos participimi financiar, kanë krijuar hendek në vlerësimin e rrezikshmërisë që po sillte kjo pandemi. 

Në shtetet e pa konsoliduar siç është edhe Kosova apo të kapura nga qeverisje mafioze siç Shqipëria, shkalla e konspiracioneve është traumatizuese. 

Nga përhapja e pandemisë Covid19, ka pasur sa e sa spekulime rreth metodave të trajtimit mjekësor, eksperimentimeve indikative, deri në atë shkallë sa të humbet besimi edhe në sistemin e shëndetësisë vendore. Pra, njerëzit nuk shkojnë te mjeku as për sëmundje kronike, as të natyrave tjera nga mosbesimi, ngase vajtja në institucione të shëndetësisë ambulantore apo hospitalore, është shkas të përfundojnë të infektuar me Covid19. 

Tani kur do të duhej të shënohet rënia e infeksionit pandemik, shpiken teori të reja konspirative për gjoja vaksinën antivirus Covid19. 

Do te konsiderohej një tendencë shkencore mjekësorë normale sikur autorësinë ta kenë OBSH me buxhet nga BB, apo subvencionim ndërkombëtare nga shtetet e fuqishme që kanë impakt në sigurinë ndërkombëtare por spekulimi publik për iniciativa nga magnat të parasë si fondacioni Bill&Flora Gate, pastaj ndërlidhja e tyre përmes spekulimeve mediale me struktura politikanesh e liderësh botëror, biznesmen magnat të parasë, e bën shume indikative e të dyshimtë. 

Pse kjo duhet të shpërfaqet si iniciative e marrëveshjeve në nivele politike siç është këto dite spekulimi medial me lidershipin politik të Shqipërisë?! 

Popullsitë politikanet që kanë dështuar që t’iu ofrojnë shqiptareve opsione zhvillimi në fushat tjera të jetës, e kanë shndërruar në bajrak të politikbërjes pandeminë Covid19, masat e shpëtimit, masat e trajtimit shëndetësor, e deri te sigurimi i vaksinave anti-Covid dhe testimin e tyre, jo në koordinim me ta zëmë OBSH apo SHBA si vend mik e partner por drejtpërdrejtë me kompanitë prodhuese.  

Kjo është me shume indikacione dhe duhet të ve ne veprim mekanizmat e sigurisë nacionale. Për të mos i kthyer qytetarët tanë në kavie eksperimentale, duhet  të ndjekim rrugën e ShBA-s e jo të bëhemi pre e ambicieve të personave e shteteve që eksperimentojnë me popujt. 

Kujt i shërbejnë këta politikan? 

Është e konfirmuar se nga 300 deri në 700 mijë qytetarë të Kosovës tashme duhet të kenë kaluar nëpër pandeminë Covid19, pra veç rezultojnë pozitiv. Atëherë kjo imponon nevojën për një politike të re shëndetësore që duhet të ketë qellim imunizimin e qytetareve se përndryshe parandalimi tashmë është iluzion qoftë edhe nëse aplikohet gjendje e jashtëzakonshme e cila do të kishte pasur efekt vetëm në fazën e parë të shfaqjes së sajë. 

Ajo çfarë mund te behet në ketë fazë është vetëm ulja e tempos së shpejt të përhapjes, që do përbente problem infrastrukturor për ta përballuar teknikisht në qendrat spitalore. Në ketë rol ka dhe fakti se sa është ndikimi i të infektuarve të pandërgjegjshëm dhe të pa përgjegjshëm në përshpejtimin e tempos së përhapjes. 

Po të analizohet në kontekst me të gjerë të sigurisë kjo situatë afekton po thuaj të gjitha sferat e jetës së qetarëve. Si pasoj pra kemi një shkallë të rrezikimit dhe kërcënimit të situatës së sigurisë tejet agresive në vend. 

Por, ajo që është gjeneratori zingjiror është kriza politike e cila është shndërruar në art të politikbëtjes së partive politike parlamentare. Kjo duhet analizuar nga mekanizmat e sigurisë nacionale dhe sa më shpejtë përfaqësuesit politik të këtyre subjekteve të i nënshtrohen mekanizmave ligjor të asanimit të situatës. Pra detyrimisht të kalohen në parlament Ligji mbi lustracionin, pastaj Ligji për dekriminalizimin e institucioneve dhe sistemit shtetërorë, si dhe një proces i mirëfillte VETTINGU. Kjo kërkon po ashtu vënien në veprim të mekanizmit përkatës operativ siç kanë bërë në modelin më të mirë Kroacia me USKOK.

Produkt i po këtyre politikave është edhe jeta a pa sigurt e qytetarëve që jetojnë në vendbanime buzë kufirit me Serbinë. Reagimi qeveritar dhe i vet PUN nuk janë në harmoni me Kushtetutën as ligjet e fushës dhe detyrimet e kompetencat që iu jepen. Pasiguria ne Karaçevë rrezikon jetën e shqiptareve të Kosovës në krejt Kosovën por konsekuencat afektojnë me gjerë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat