Ofenzivat politike ruso-serbe dhe inercia e politikës shqiptare - Bota Sot
Ofenzivat politike ruso-serbe dhe inercia e politikës shqiptare

Opinione

Ofenzivat politike ruso-serbe dhe inercia e politikës shqiptare

Nga: Skënder Mulliqi Më: 8 gusht 2020 Në ora: 13:06
Skënder Mulliqi

Paralelisht më rifilllimin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit zyrtar, po zhvillohen edhe ngjarje të tjera politike dhe të karakterit ushtarak që kan lidhje më bisedimet moti të nisura shqiptaro-serbe, për normalizim të marrdhenjeve.Krizat e vazhdueshme politike dhe institucionale që rezultuan me disa palë të zgjedhjeve të parakohshme nacionale, sikur e kan dobësuar palën shqiptare në bisedime. Pozicionin politik të Kosovës e ka dobësuar edhe formimi i Gjykatës Speciale, pastaj, rrjedhat jo të mira ekonomike, si rezultat i punës shumë të dobët të kësaj kaste politike. Krimi dhe korrupcioni po ashtu e kan zbehur imazhin e Kosovës në sytë e botën demokratike, por edhe pozicionin tonë politikë në Bruksel dhe Washington.

Rifillimi i dialogut pas dy vite ndërprerjesh, Kosovën e gjeti më të pa pregatitur së kurrë. Kriza me pandeminë, ngritja e aktakuzës ndaj presidentit Thaçi nga Gjykata Speciale, përqarja e madhe e skenës politike, më shumë për pushtet së sa për shtet, po bëjnë që drejtuesit e qetnikizmit serb, të cilët i forcuan pozitat pas zgjedhjeve në Serbi, të trimëruar janë duke na diktuar shumë çka rreth dialogut të filluar. U hoqën taksat dhe reciprociteti bashkë më qeverinë e mirë Kurti, duke i krijuar favore palës serbe në bisedime. Shikuar më numra të shumicës shqiptare në Parlament, Qeveria Hoti, nuk e ka legjitimitetin për të zhvilluar bisedimet me palën serbe. Nuk është krijuar unitet i spektrit politik në kuvend lidhur më këtë temë.

Të kthehemi pak te ajo së si Serbia ka vu në funksion kërcinimet ushtarake ndaj Kosovës, përmes Ministrit të Mbrojtës ,Aleksandar Vulin.Ai gjoja duke e kundërshtuar armatimet e Kosovës , lëshoj zëra kërcënuese dhe fyese për ushtrinë tonë .E gjithë kjo trysni politike me veprime edhe në terren, nga ana e Serbisë të pa reformuar, po bëhën për ta zbritur nivelin e bisedimeve ne Rezolutën 1244 të OKB-së, ku Rusia ka të drejtën e vetos.Edhe takimet e shpeshtuara të kreut të Serbisë, më udheqësit e lartë të Rusisë, i vertetojnë tezat e tilla , për kërcinime ushtarake karshi shqiptareve në Ballkan.Boshti sllavo -ortodoks është duke e shfrytëzuar fushatën elektorale që po mbahet për zgjedhjet e këtij fundviti në Amerikë, për ta forcuar pozitën gjeostrategjike ne Ballkanin Perëndimor.Këtë gjë edhe bukur shumë e kan arritur, së udhëheqjët e dy shteteve shqiptare , nuk janë sa duhet syqelë në planin e mbrojtjës të sovranitetit dhe territorit të trojeve etnike.

Qarkullimi në opinion për një kohë të gjatë së Vuqiq, Rama dhe Thaçi kanë hartuar plane për shkëmbime teritorriale , e kan dobësuar gjithashtu pozicionin politik të shqiptarëve, pas një kohe të gjatë, ku qëndronim mirë në këtë drejtim.Udhëheqësit e dy shteteve tona nese kan pasur apo kan qëllim humbje të sërishme të territoreve tona, do të mashtrohen keq. Por, edhe nese kanë pasur ndonjë strategji veprimi lidhur më temën për shkëmbime territoriale dhe temën e Minishengenit Ballkanik të Ramës, nuk dolen të mira këto punë.Se pari, se ka ekzistuar një plan për shkëmbime territorale, apo e ndarje të Kosovës, e bëri të ditur amerikani, Bolton ish zyrtarë i lartë në administratën e presidentit, Donald Trump. Ky plan ka mundësi të na servohet prap në tavolinë, por më shumë tash si plan për ndarje të Veriut të Kosovës, si plan hartuar që nga Dobrica Qosiqi, e deri te Vuqiq. Ngjarjet që zgjuan vëmendjën e opinionit të gjërë public këtyre ditëve, ishin ajo për ligjin e vlerave të luftës në Kuvend, dhe parelelisht më te, pamë në televizionet tona sr gjandarmeria shoviniste serbe, bëri shkelje flagrante të sovranitetit të Kosovës, duke u futur në kufi të Kamenicës. Edhe pse duken si ngjarje te ndara, ato të përbashkëten e kan qëllimin shovinist serbe karshi Kosovës.

Reagimi i Serbisë karshi aprovimit për ligjin mbi vlerat e luftës u quajt skandaloz, dhe ligji kunder popullit serb! Udhëheqësit e pushetetit të Serbisë nuk e lanë edhe kësaj radhe pa lëshuar zëra qjerrë se gjoja UÇK-ja ka bër tortura, krime të luftës dhe kidnapime të popullatës serbe. Kështu vijnë punët kur kjo kastë politike për 20 vite në liri, iu lëshojë terren politike shovinizmit serbomadh, duke mos dëponuar para Gjakatës për Krime të Luftës në Hagë, materiale me bollëk për gjenocid të serbëve ndaj shqiptarëve në vendin e tyre. Nuk u kërkuan dëmet e luftës dhe suksesioni. Nuk i kërkuan as të pagjeturitë shqiptarë diku në Serbi, të cilëve iu kan transplantuar organët, e që këto akuza shumë pardejtësisht po i ngarkohen UÇK-së, nga Gjykata e pa drejtë Speciale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat